Përshëndetje DITA! Nuk kam dashur të flas për vete, ndaj ju lutem më botoni. Kur dëgjon këta barbarët e PD-së që flasin për largimet nga puna të militantëve të tyre, të vjen sa neveri, aq edhe urrejtje e detyruar. Kam punuar në DRSHTRR Laç, në detyrën e kontrollorit rrugor dhe atij teknik. Sa erdhën barbarët e PD-së në pushtet, mua dhe një kolegun tim, si dhe një zonjë me banim në Mamurras, na dërguan në Gjirokastër. Një punonjëse me bashkëshortin të paralizuar, nga Laçi e dërguan arkëtare në Vlorë, një tjetër në Peshkopi, të tjerët i hoqën direkt. Mua me gjithë kolegun tim nga Gjirokastra na dërguan në Fier, nga ku na larguan fare nga puna. Pritja që na bënë në Fier ishte tejet e rëndë, sa injorante aq edhe fondamentale, sa dhe dorën nuk na e dhanë, duke na thënë se kur nuk ju ka mbajtur Laçi, vendi juaj, nuk do ju mbajmë ne, ndaj kot e keni. Një tip debili i emëruar përgjegjës i sektorit të kontrollit, na tha: “Nuk ju mbajmë në punë dhe pikë. Nuk ju mbajmë me rrena, pasi kemi njerëzit tanë në radhë që presin pas dere”, e të tjera fjalë injorante si këto. O Zot, çfarë drejtuesi debil.
Ndaj ju bëj thirrje, duke filluar nga kukulla Lulzim Basha e tek të tjerët në PD, ta mbyllin atë hale e të mos lehin më. Keni kohë të lehni. Këta barbarë, pasi më hoqën mua nga puna, pas pak kohësh më hoqën edhe gruan nga puna. Ju barbarët e PD-së, edhe shenjtorët i detyroni t’ju urrejnë. Po si nuk keni turp more barbarë e flisni, kur ju edhe një elektriçist, vetëm për ta hequr nga puna e keni transferuar nga Klosi i Matit në Klimash të Kukësit. Zbutuni një herë të dashura egërsira, bëhuni të paktën kafshë të buta, se njerëz e keni të pamundur të bëheni. Më fal për shqetësimin e faleminderit për botimin e dashur DITA.
Letër e nënshkruar
Gjon Nezha, Laç
brenda jne muai kane zevendesuar80 perqin te cdo ndermarje dhe i kane zevendesuar me militante,e tani rine e bertasin sikur nuk kane bere asgje .kane kaluar 6muaj dhe ps nuk ka punesuar asnje militant,peveq disa emerime ne poste politike.tani po nxjerrin ne pah se ku ka qene qellimi i largimeve ,qe ker te vije en majta te qirren gjoja se po shkelet ligji .po ju more harbuter me qfar ligji keni hequr ing me pervoje dhe keni mbajtur ne pune nje ing te pa diplomuar apo teknik fare pa pervoje ,vetem se ishte votues i juai. anuk eshte krim qe ndoshta sot ai vijon te punoje ,ndersa i larguari vazhdon si i pa pune .jo zoteri kjo nuk eshte demokraci.