Ndërrimi i administratës është bërë tanimë një ritual që shoqëron e pason ndërrimin e maxhorancave në pushtet. Dhe po e them qysh në fillim atë që mendoj: kjo është çmenduria më e madhe që ndodh këtyre anëve gjatë 23 viteve të fundit. Është një praktikë që nuk justifikohet as nga pretendimet më minimale për një shtet funksional e eficient, në të cilin nuk mund të kuptohet që administrimi i gjësë publike, i taksave, apo i shërbimeve publike që mbahen më këmbë me paratë e të gjithëve, t’u lihet në dorë ekskluzivisht atyre që kanë fituar në zgjedhje asgjë më shumë se sa një mandat qeverisës katërvjeçar, që afërmendsh nënkupton veç përgjegjësinë për të drejtuar vendin, dhe jo të drejtën apo kompetencën për të grabitur të gjitha postet e vendet e punës në administratë. Çdo pushtet i radhës e ka ushtruar këtë “kompetencë” në të gjitha nivelet, dhe kjo praktikë 23 vjeçare ka bërë që ne ta ulim stekën e shqetësimeve, e për rrjedhojë të biem dakord pa një pa dy me faktin që turlisoj drejtorësh të administratës të caktohen nga maxhoranca mbi kritere pastërtisht politike.
Ca e ca janë fokusuar këto ditë tek lajmi që një numri djemsh e vajzash të reja, pa përvojë, u janë besuar përgjegjësira të rëndësishme (ky është paragjykim), dhe nuk kemi thënë asgjë që këto përgjegjësi u panë si poste politike, me fjalë të tjera si poste që kryeministri na i paska në dorë dhe na i shpërndaka si karamele të tijat. Ai pra, tok me ministrat e linjës, na paskan në dorë që të emërojnë cilin të duan drejtor të Tob-it, të Teatrit Kombëtar, të Galerisë së Arteve, të Tatimeve, të Doganave, të Albpetrolit, të Qëndrës Spitalore Universitare, të qytetit ‘Studenti’, të CEZ-it, të ANTA-s, të policive distriktuale, të Televizionit Publik, të ATSH-së, etj, etj, etj. Përsëris, kjo është çmenduri ta mendosh, por ja që në Shqipëri është tamam kështu. Kryeministri dhe ministrat kanë dorë të lirë në emërime, ashtu siç kanë dorë të lirë në shpërndarjen e investimeve publike dhe në caktimin e kompanive të biznesit që do duhet t’i kryejnë këto investime. Ky po që është pushtet. Edhe vetë Zoti atje sipër do ta kishte zili këtë fuqi të këtyre “Zotërve” këtu poshtë.
Çmenduria nuk ndalet këtu, megjithatë. Kjo është thjesht një çmenduri që ne e kemi pranuar pa bëzajtur, e për pasojë e kemi bërë ritual të lojës demokratike, por çmenduria e madhe është tjetra, është lëvizja tektonike në nivelet e poshtme të administratës. Nuk është se kundër kësaj batërdie kemi ngritur zërin kushedi se çfarë, por të paktën kemi dhënë shenja se e kuptojmë se është një gjë anormale. Është fjala pra për stafetën më surreale që ndodh në administratë në momentin që ndërrohen kuajt në krye të karrocës së qeverisjes: dhjetra mijra vetë ikin, dhjetra mijra të tjerë vinë. Dhe shteti ynë, institucionet, paratë e shërbimet publike, janë në dorë të aradheve të tilla bashibozuke. Dhe ne rrijmë e bëjmë sehir. Në mos, bëhemi pjesë e lojës, duke bërë çmos t’u afrohemi e qurravitemi këtyre “Zotërve” që na paskan marrë në dorë gjithçka.
Por loja nuk ka filluar këto ditë. Është lojë e vjetër, e ndyrë gjithë kohën, por edhe me ndonjë ndërhyrje më të ndyrë se sa ndyrësia e shndërruar në normë, tanimë. Disa muaj para zgjedhjeve, qysh nga momenti që LSI-ja e braktisi koalicionin me PD-në, kjo e fundit filloi një fushatë largimesh nga puna në administratë të të gjithë atyre që ishin mbështetës të LSI-së e që bash për këtë meritë ishin punësuar. Ishte një fushatë spastrimesh e bërë ditën me diell, pa asnjë merak se po u dilte zullumi sheshit. Madje, në një masë të caktuar ishin vetë militantët e LSI-së që jepnin dorëheqjen, dhe nuk u mor vesh nëse kjo dorëheqje e tyre ishte një porosi që u jepej nga boss-i i tyre, Ilir Meta, në respekt të një pakti që ky i fundit kish lidhur me kryeministrin katër vjet më parë, apo ishin skrupujt dhe vetëdija individuale që i bënin t’i thoshin vetes: “duhet të largohemi tani; jemi rekrutuar si mbështetës të LSI-së në një koalicion qeverisës, dhe tani që LSI-ja nuk është më në atë koalicion, duhet të largohemi nga kjo administratë”. Kam pasur rast të bisedoj me disa lsi-stë ato kohë, dhe këta të fundit nuk manifestonin ndonjë sjellje zemërake apo idhnake. Përkundrazi, ishin të qetë; ngaqë ishin, me sa duket, të bindur se po merrnin atë që u takonte.
Dhe esencialisht, të kuptohemi, nuk është se ndodhi ndonjë hatá. Thjesht u ndërruan ca militantë me ca militantë. Hataja kish ndodhur qysh në krye të herës, qysh kur ishte lidhur pakti mes PD-së e LSI-së, një nga pikat e pashkruara të të cilit bënte ndarjen e sektorializimin partiak të të gjithë administratës dhe u njihte të gjitha partive të koalicionit, sidomos PD-së e LSI-së, të drejtën të shpërblenin militantët e tyre me vende pune në sektorin publik. Kjo ka ndodhur pra, ka ndodhur ditën me diell, dhe vetëm idiotët e ligavecët “nuk dinë gjë”.
Nëse kemi parasysh sa më sipër, dhe me siguri që e kemi, demokratët nuk mund të mos na sillen si qesharakë, madje të bezdisshëm e të neveritshëm, në betejën që po bëjnë në respekt të një farë statusi ligjor që na qënka nënshkruar nga palët e që na marrka në mbrojtje administratën publike, pikërisht këtë administratë që vetëm në dy a tri muaj u zbraz nga mijra LSI-stë e u mbush me mijra PD-istë. Beteja e demokratëve merret vesh se nuk bëhet në mbrojtje të ligjit mbi statusin e nëpunësit civil. Ajo bëhet në mbrojtje të të vetëve në administratë. Madje, asëll-asëll kjo betejë është absolutisht e pasinqertë. Demokratët i dinë rregullat e lojës, e dinë pra se do t’u bëjnë atë që ata u kanë bërë të tjerëve, e prandaj çdo fjalë e thënë është veç për të larë gojën e për t’u hedhur hí syve fatkeqëve të hequr nga puna, dhe kjo gjë duket tek tonet e tyre gati mirëkuptuese mbi këtë argument përballë eurokratëve të ardhur nga Brukseli. Thellë-thellë pra, PD-ja jo vetëm që e priste këtë që po ndodh si pjesë të lojës, por edhe gëzohet nga këto shkarkime masive, ngaqë të gjithë të larguarit nga administrata i sheh si mish për top (si mitingashë, apo ku di unë si çfarë tjetër) në luftën opozitare.
Shpresa ish që maxhoranca e re të ish e kujdesshme në këtë drejtim. Pritej, dhe duhej në fakt, që të largoheshin me mijra demokratë nga administrata, por shpresohej që nëpunësit e rinj të dilnin, jo nga ushtria e militantëve të majtë, por nga konkurset, ku do të merrnin pjesë tok me të tjerë – pse jo? – edhe militantët e majtë në pritje të një vendi pune, edhe militantët e djathtë të saposhkarkuar nga puna. Por nuk ndodhi kështu. Shihini policët në rrugë. Janë pothuaj të gjithë fytyra të reja. Dhe kuptohet që janë militantë të majtë që janë punësuar në polici veç në sajë të kredencialeve të tyre politike. Ndonjë syresh mund të kish dalë fitues edhe nga ndonjë konkurs, por konkurse nuk ka patur. Dhe siç ka ndodhur me policët e thjeshtë, ka ndodhur edhe në sektorë të tjerë.
Tani thuhet se do të fillojë një fazë e dytë rekrutimesh, dhe në këtë fazë do ketë konkurse. Thuhet se Rama e ka bërë mendjen top lidhur me këtë gjë. “U bë, ç’u bë, tani e tutje do të ketë konkurse”, citohet të ketë thënë kryeministri në një takim me anëtarët e grupit parlamentar socialist. Duhet besuar? Personalisht, nuk e besoj. Por edhe nëse ndodh, kjo do të ndodhë nën presionin ndërkombëtar, e jo prej ndonjë frymëzimi apo motivimi individual të Ramës. E kur mungojnë shtysat e brendshme, kur një gjë pra bëhet me pahir, apo sa për sy të botës, ekziston rreziku që të vazhdohet me avazin e vjetër të veshur me ojna të një avazi të ri. Shkurt, janë gjasat që konkurset të jenë false, me rezultate të trukuara. E pastaj, edhe sikur të besonim se Rama e ka 100% seriozisht këtë punë, ai nuk do dinte, e nuk do mundej, t’i bënte bisht e ballë presionit të deputetëve, të cilët gjatë fushatës u kanë dhënë njerëzve të tyre premtime pa fund për vende pune; ndryshe, nuk do mund t’i motivonin si agjentë elektoralë.
Siç shihet, lidhur me administratën publike është krijuar një qark vicioz, dhe nëse vijohet me mendësitë e sotme, nga ky qark vicioz ka gjasa të mos dilet kurrë. Ka veç një mënyrë për të dalë. Duhet një udhëheqës politik që, me të fituar zgjedhjet, të dalë e të demonstrojë se është i interesuar mbi të gjitha jo të fitojë zgjedhjet e ardhshme, por të bëjë reformimin e shtetit e të shoqërisë, dhe në këtë kuptim, të jetë i gatshëm ta humbë pushtetin në rastin më të parë në emër të projektit e pasionit për ta ndryshuar këtë vend. Zgjidhje tjetër nuk ka.
Z.Mustafa Nano!,Ke kohe qe s’po na josh fare me shkrimet e tue…Me siguri kjo vjen nga qe s’do te dukesh i teri i majte! Njesoj si dhe zaloshnja, qe perpiqet te mos duket si Salihist! Mirpo,ja qe s’te le ajo thenja per Strucin…. Nejse,Une e kam dashur heret dhe s’do merja kurre guximin te mohoj Mustafa Nanon. Prandaj do i jap nje keshille, Ai, ne dashte le t’a vere dhe ne b… aq me bene! Mustafa, Bjeri opozites,(Kesaj opozite),Per te cilen edhe ju, e shume e shume gazetar te tjere,qofshin keta edhe gazetar te djathte,qe ashtu si une mendojne, qe kjo s’eshte opozit,s’eshte partia demokratike! Keta jane partia e saliut,jane byroja politike,shume me e keqe se ajo e djeshmja… U bini,ku te ha e ku te dhemb dhe dhemb per dhemb, atyre dhe elektoratit te tyre te paket,ose thenur ndryshe,turmes se hienave qe kurre s’mund t’i quash elektorat! Atyre do thene: ” Ju,rroni me paret qe na vodhet ne, taksapaguseve,majtas-djathtas… Rroni me pasurit qe i vodhet Shqiperise sot e 24 vjet me par. Per ju,s’ka pune dhe pike! “, Shkrimi i sotem I mustafa Nanos,eshte per nje here tjeter,kur ne Shqiperi do vi opozita e te djathtes se vertete me rrenje e dege, e flet’ dhe kokerra….Por,kurrsesi ky shkrim nuk eshte per sote ,qe kemi keta mender opozitar hajduta, vrases… Te peshtirosur gjer ne dhembje!…
O, Muc Nano!!!
Mos valle e ndjen veten opozitar,qe ke filluar MUFKAT kunder qeverise???
Pa derguar para DREJTESISE Salim Berishen dhe tet5jeret pas tij,qe e CUAN SHQIPERINE NE HUMNERE,nuk ka lufte tjeter!!!
Te dalin VRASESIT,HAJDUTET,TE KORRUPTUARIT etj,para gjyqit,pastaj filloni e beni opozite!!!
Per te cuar ne burg Sali Berishen, duhet te besh opozite more idiot! Apo nuk ke sy te shohesh qe kjo maxhorance nuk ka ndermend ta beje
Muci eshte permiresuar goxha me kete shkrim. Javen e kaluar foli vetem per idiotesira. Nuk ha ujku me te porositur, mor Muc vellai. Kur te kesh frymezim shkruaj…
Shkrim shume i mire, po te ishte vlersimi me yje i meritonte te pesta.
He he! se Muçi e ca te tjere tashti jane bo si Tos Lubonja qe dun me tregu qi jan te paanshem e ka i here ia fusin katunit kot. Po ho o Muc, shko ti e maji ato legenat e sale serbit ne detyre e do shofesh se cfare do nodhi( ne gjithe boten, ata qe jane partiake ikin nga administrata o Muç se i kane te zënë sytë me bajga të ngjyrave partiake-Perse nuk shef gjyqesorin ti Muç se si po ja rregullon qefin administrates se re se jane e gjithe kylyshat e sales e i marrin vendimet si do sala. Perse nuk shkruan per kete shqetsim ti Muço qe asht i rendesishem e po efekton mbarevajtjen e vendit, po flet teorina per çapaçulet e sales neper administrata) Qe Shqipenija te arrije ne ate dite qe per te cilen ti flet ne paragrafin e fundit, do te duhet shume kohe. Do te duhet koh qe administrata shqipetare te jete nje administrate e depolitizuar dhe kompakte, dhe as ti nuk do e arrish ate dite sa te jesh gjalle per sa kohe qe sala dhe fara e keqe qe ai njeri mbolli ne Shqiperi te jete gjalle ne kete toke.
Ka interesa te forta ne kete mes, prandaj edhe fenomeni i nderrimit te shpeshte te administrates ka qene dhe mbetet teper i mprehte gjate gjithe ketyre 23 viteve. Nuk jane vetem militantet qe synojne dhe mbushin administraten publike sa here nderrohen kuajt e pushtetit, vitet e fundit ”vendet e pellumbave” (Banka Kombetare, Ministria e Jashtme,etj.) po rezervohen gjithnje e me teper per familjaret e se ashtuquajtures elite. Militanteve u mbeten postet me pak te preferuara si p.sh. forcat e policise.
Per cfare administrate shkruan ti Nano? Per are qe la Saliu qe e beri “mutin mullar”? Qe te vish ne normalitet duhet te besh ndryshime radikale, se ndryshe ku ishe icgjokundi. Prandaj ju te medias duhet te ndihmoni qe te europianizohet Shqiperia dhe jo te hidhni tollumbace per te coroditur njerezit.
Mustafa Nano:- Tek Gazeta DITA , me shkrimet e deri sotme, Je “KONTRA-PEDAL”! Me termat ‘I cmendur…’, ‘Cmenduri…’ duket se te ka hyr vetja ne QEJF, o Krye/MENCURIA!!!
Dike Mullaj, ke thene ate qe une mendoj … Gjuha e tij me epitete apo metafora te pavend, eshte e papershtatshme per nje analist korrekt… Aq sa stonon me stilin qe perdor DITA … Ka dhe analiste te tjere te DITA , madje me te rinj se M.Nano, qe vertete kritikojne por perdorin gjuhe korrekte ….Nuk kemi nevoje te perjetojme mllefet e analistit M.Nano !
PO cfare te besh o Mustafa me administraten qe ka lene Saliu? Une them te jene me te kujdesshem keta te sotmit. Le ti emrojne vete vetem si faze te pare por ama te mos shahen per shkolle e per vjedhje.
Se te them te drejten nuk mund te vazhdohet me drejtore policie e shefa komisariatersh po qofte dhe police qe ne fushaten e zgjedhjeve TERE NATEN vinin flamuj te PD-se dhe grisnin FLAMUJ te PS-se sikur ishin mbaruar GRISESIT me pagese?
TURP.
Mustafa Nano duket nuk lexon më libra,literaturë greke,kineze(gjuhë e detyruar nga Saliu kjo)apo italiane sepse anglisht nuk di,dhe le të lexojë sot, pershembull, “Il sole 24 Ore” të lexojë cthonë italianet në faqen e parë,kryeartikull ” Ora l’urgenza,sono forbici sugli sprechi”! (Tani urgjenca, gershërët mbi shpenzimet!)
Dhe Shqipëria ka ende nevojë të verë gërshërë mbi administratë ku behet “lufta” për vende pune me pagë të garantuar dhe ku politika spekullon dhe ndryshon vazhdimisht duke “paksuar” administratën! Sepse ka kusht, nga ata që monitorojë dhe dinë se nje rajon e Gjermanisë,me popullsi me të lartë se Shqiperia e po aq territor,ka shumë me pak nënpunës se shteti i mjerë shqiptar! Pra, duhet ende “reformë”.Por duhen mbajtur dhe premtimet,dhe në pamundësi të vendeve të punës në tregun e punës (ketu duhet reformë totale,nga shteti) lozet me ato vende që janë duke hequr “Hoxhë” e vendosur”Priftë” e anasjelltas, mjafton të jenë “fetarë” të partisë së tyre,ata qe do marrin vendin e punës(paratë). Kështu është bërë me kohë dhe në këtë drejtim Nano ka të drejtë.Por dhe politikanët kanë të drejtë të ulin në “stol” lojtarët që ata pëlqejnë dhe të largojnë “lojtarët” që kish ” trajneri” ose NJESHI i mëparshëm! Pallavrat e PD se “mbron” ata që nuk i duan drejtuesit e rinj,(kete PD e ka bërë me ashper se cdo forcë tjeter,ndaj nuk i shkon fare mbrojtja qe ben) dhe deklaron kotesisht lartë e poshtë se po shkelet ligji.Cili ligj? Kur vet e kanë shkelur dhe vet u bazuan në decentralizimin e pushteteve dhe administratës? Më tej,konkurrencën e bëj ai qe ka pushtetin dhe do marr atë qe mendon se i bëj jo vetem punën e administratorit,por dhe të partiakut! Dhe kanë plotsisht të drejtë ta bëjnë! Sepse i tillë është SISTEMI PARTIAK( sistem kriminal) që ngrihet mbi “militantizmin” partiak dhe tesërat vetjake si militant! Këtë Nano e koncepton keq,bile acarohet duke e quajtur të “ndyrë”(ku është ndyrësia, kur ke luftuar me teser në xhep,për të fituar?) Keq vepron Rama,që propozon konkurse, kur konkurs mund të bëjë vetem midis antarëve të tij në shumicë të papunë,dhe jo atyre që nuk kanë teserim partiak PS.Saliu këtë,thuaji c’të duash,e bënte shumë mirë ndaj gjenim tropojanët në shumicë me rendin,karrocierin e PD shef krimesh; shitsin e xhinsave, nga teserà drejtor dogane!…Natyrisht humbet shteti,por fiton PARTIA e cila duhet të fitojë dhe neser,se ky është sistemi! Nuk ka perse quhet “lojë” apo” e ndyrë”, pasi është e rregullt, demokratike dhe aspak e ndyrë! Duhen punësuar domosdoshmerisht militantet dhe sëpari ata me tesër, ndaj Rama gabon tmerrësisht kur do të bëjë “Krishtin”,kjo sepse mijrat e të papunëve socialistë me tesër,ku do të venë? Duhet të presin më papunësimin,apo drejtimin e alternativës se tyre,nga militantët e Saliut që vet duhet të ikin? Por dhe ata “të pavarurit”,që cuditrisht nuk marrin tesera ( perse janë shpikur ato,pyesim M.Nanon) përse u duhet nenpunësis, kur nuk janë të bindur për alternativat partiake që marin pushtet? Përse këmbëngulin,që pa teserim,të ulen në “stol” të skuadrës qeverisëse, e të shërbejnë kur qeverisësit kanë alternativë qe ata nuk i ka antarësuar? Fundja alterrnativa e drejtimit ndryshe të shtetit, bëhet mirë, kur cdo qelizë e saj ka garancitë profesionale,por dhe partiake,dhe pallavrat se “po shkurtojnë,militantet e PD, nga administrata,apo ata qe ishin,nuk vlejnë pasi duhen bërë thellësisht se ky është SISTEMI partiak! Dhe Rama do ndeshkohet,nëse nuk punëson të parët antaret e PS qe luftuan me perkushtim, për ndryshim! Dhe kjo nuk mund të quhet e ndyrë, pse e koncepton keq,shumë keq Sistemin, M.Nano! Do të ishte ndryshe nëse nuk do kishim sistem partiak pluralist,(banda militantësh për pushtet dhe pasuri) por demokraci të drejtperdrejtë të SOVRANIT! Këtu mund të kërkohej vetëm kriter profesional, konkurim nëpërmjet mjeteve të informimit(revolucionit Web) dhe askush nuk do ankohej tek NJESHAT a kundër NJESHAVE,pasi partitë politike(bandat) nuk do ekzistonin dhe presidentin,kryeministrin, deputetet, do i propozonte vet Sovrani dhe po vet me revolucionin Web do t’i zgjidhte! Dhe nuk do kishim “administrate” partiake,sepse nuk do kishim influencën e partive, por kërkesën e vendit të punës,kushte profesionale dhe teknike…Kjo tani për tani, nuk mund të bëhet në Shqipëri, pasi mungojnë shumë gjera elementare, ndaj ndryshimi i administrates do bëhet dhe duhet të bëhet,pasi i tillë është SISTEMI qe, si thotë Curcill:” perderisa nuk kemi shpikur nje sistem tjeter,demokracia pluraliste është më e mira” Nano nisi një hap të mirë me “meritokracinë”,por që shpejt e vetpermbysi duke treguar po vet, me shembuj,ta etiketojnë hapin e tij” shkerdhatokraci”. Kjo,sepse Nano dëshiroi të dilte nga SISTEMI, por vet sistemi e frenoi! Dhe sot, në vend të “shkerdhatokracisë” po Nano, por këtë rradhë Mustafai,shikon “lojë e ndyrë”, kuptohet që është Sistemi që me të drejtë dikton! Dikton tesera e militantit,pamundësia e vet sistemit t’u gjejë punë të gjithëve! Ka zgjidhje? Me këtë sistem aktual, jo dhe, natyrisht është e drejtë e NJESHAVE të largojnë kundershtaret a të papartizuarët,e drejtë e tyre dhe të gënjejnë(Rusell thotë se “jo gjithmonë gënjeshtra është e demshme, dhe tregon gënjeshtrën e tij,gjahtarëve nga kish shkuar dhelpra e plagosur prej tyre,duke i genjyer me drejtim të kundërt) dhe Rama është bindës edhe nëse gënjen duke punësuar militantët qe ka detyrim t’i punësojë të gjithë,dhe pse deklaron të kundërtën që Nano, gabimisht e quan të ndyrë. (?!) Berisha ishte më i virtytshëm,në këtë pikë dhe unë,kritikues i ashpër i tij, ja njoh si meritë,megjithse i KLONUARI i tij, Basha (ka të drejtë ketu,Nano) është mashtrues i vërtet, kur kerkon atë që nuk e ka bërë vet më parë,por që atëherë e ka bërë mirë edhe kundër LSI!…Ndryshimi i “ndyrësisë” nuk kërkon Lider, as gjoks njerzish, si kërkon kotësisht individin “qiellor”, Nano, por kërkon SISTEMIN,revolucionin francez, pa gijotinën,demokracinë e drejtperdrejtë të SOVRANIT!
Kam lexuar shume komente neper gazeta online, por idiotesi dhe injorance me te madhe ne lidhje demokracine dhe konceptimin e sistemit demokratik dhe administrates se shtetit s’kisha lexuar ndonjehere. Kur ka njerez qe kane keto mendime eshte e kuptueshme qe ky shtet nuk do eci ndonjehere.
P.S. Lexo ndonjehere sociologji dhe do kuptosh qe njerezit me injorante dhe te paafte jane ato qe merren me tesera partie pasi jane te paafte per cdo gje tjeter. Gjithsesi nga nje njeri qe shkruan keto idiotesira nuk pres ta kuptoje kaq.
Ne keto forume te gazetave online shpaloset nje urrejtje e pakufishme midis shqiptareve te dy kraheve, sa s’ka qene as ne kohe te diktatures. Humbesit t’i biem, ta varrosim fare-ai eshte ermiku me i madh i imi. Kur te vije pala tjeter do te ndodhe po keshtu. Jo me lufte klasash, por lufte civile virtuale… Ç’ka barku e nxjerr bardhaku. Shkrimi i zotit Mustafa Nano ngre nje problem qe u perket te gjitheve, miradministrimi i vlerave ne demokraci. Te gjithe duhet ta mbeshtesim per sot, per neser e pergjithmone e jo te hidhemi si pelivane kunder mendimit intelektual…
Beniamin nuk behet mor vlla jo, nuk duhet te kete opozite fare me keta idiote komentues
“Nga lepirja ne lepirje” ky eshte kombi Shqiptar
Sikur parlamenti te vendoste nxjerrjen jashteligjit te PD, une do shpresoja se ky vend do behet nje dite. Administrata e Saliut duhet ckulur me rrenje qe nga k/ ministria e deri tek pastruesja e komunes me te larget. Saliu mbante ne pune ata qe i lepinin kembet.Te perdoresh standartet demokratike Evropiane ndaj administrates se Saliut duhet te jesh o idiot, o maskara keqdashes!!
Pedeistet e Saliut jane sjelle si kriminele dhe sot kerkojne te sillen me ta sikur te qene xhentelmene!!
Kill the bastards. Mire e ke. Kshu ecet perpara
Shkrimi i Nanos nuk eshte asgje tjeter vec nje ‘psallme murgu”. Me vjen keq qe DITA ka rene brenda me ket qeraxhi bajat(Rubrika e tij vetem Zulu…nuk eshte!). Kam nje pyetje per ti bere M.Nanos, por ta degjoi edhe Rama : Me cilet administrator do behet rilindja, me cilet do luftohet korupsioni, me ke do vendoset drejtesia, me ke do behen realitet premtimet qe sollen mbi nje milion vota ne xhepin e te majtes???!.Ta kete te qarte nje here e mire ndonje sperdredhes i tipit Nano, apo fituesi i bastit te 23 qershorit, se nqs nuk kthehen ne pune gjithe te larguarit politik, qe hoqi PD ne keto vite dhe te behet nje spastrim radikal ne administraten aktuale,Shqiperise dhe vete demokracise i eshte vene FLAKA!!.
Zoti AP!… Shpresoj te te kete lexuar e dhe ky zoteria me emrin Benjamin….
Zoti Nano. Jam dakort me ju ne parim me cfare ju parashtoni ne shkrimin tuaj. Por ju dhe dhe shume analiste te tjere fatkeqesisht nuk e njihni fare, por fare realitetin shqiptar ne baze , ne terren, se nqs se keni nje problem personal e zgjdhni me ane te njohjeve qe keni per arsye te profesionit qe ushtroni. Po mijra te tjere si veprojne ? Ju dhe te tjere analiste jeni shume larg admistrates shteterore dhe nuk e dine si eshte katandisur ajo. Po po eshte katandisur si mos me keq. Me njerez totalisht te paafte, pa arsimin perkates normal qe duhet te jene nga shkumbini e lart, te gjithe me master te mbaruar qe ju e dini tek i cili universitet etj etj. Pastaj nuk e kuptoj pse merakos kaq shume ju dhe shume analiste te tjere per kete administrate e cila eshte totalisht e emeruar nga nje njeri i cili humbi ne zgjedhje ne menyre drastike ? Nqs doni mund te shprehem me emra te vecante per emerimet e bera nga maxhoranca e kaluar per njerez totalisht injorante qe skane asnje lidhje me postin dhe detyren qe kane kryer. P.sh. Gazmir Spahija D.p.tatime person qe kishte mbaruar per anglisht na behet drejtor. njeri qe sdi te flasi shqip,qe mori nje shpure nga prapa si Ylli Gosturani nga Tropoja analfabet, Altin Hoxha polic etj etj qe pet tu bindur per vertetesine e paaftezise se tyre beni nje testim te vogel ne bizneset e Tiranes dhe do te shih i si do te shpresen.
I humbi zgjedhjet se votuan edhe 30% e administrates majtas ore derdimen
PS nuk i fitoi Zgjedhjet per pune te mire te LSI apo e kam gabim!
LSI- ja po fut drejtore qe jane mjeshtra te “Lekut”, Ndryshe nga PS-ja qe e ka mbush me adoleshente!
Nga sot e prapa uro e lutu qe z.Nano t’ja kete futur kot
Z.Mustafa,shkrimi i juaj eshte komplet paragjykim.Konkluzioni juaj se ne polici shuhen fytyra te reja,nuk provon se jane militante socialiste.Vetem nje gje eshte e nevojeshme,duhet pastruar administrata nga militantet PD-iste.Nqs ju konstatoni fakte se zevendesohen me militante socialiste me kriteret e Zenit keni te drejte,por te lutem gjithmone me prova.Une vazhdoj te ju respektoj
Komenti yt ne lidhje me administraten e djeshme nuk eshte fare paragjykues. Vetem fakte dhe prova.
Faleminderit Nano! Te falenderoj pafund per shkrimin shume te mencur dhe llogjik qe ke bere! Kjo qeveri erdhi me premtimin qe specialistet qe punojne dhe qe e meritojne do te jene te vleresuar dhe jo si ne qeverine me perpara qe shumica rinin e mernin rrogat kot duke qene anatare te PD se e te tjeret qe ishin tekniciene punonin e nuk ja dinte njeri. Nje punonte e dhjete shikonin….Po mire more zoterinj keshtu do shkoje ky vend perpara???? Tani vjen qeveria tjeter e po keta te shkretet hiqen teknicienet se ata qe ishin me perpara me PD kthehe me LSI e e dredhin se kane mesuar mire profesionin e militantit nuk dine te bejen pune tjeter e ne fakt i bien qylit….Me vjen turp kur lexoj komentet me perpara te cilat e barazojne gjithe administarten me militante te PD.apo hajduta…….jo more zoterinj e keni gabim ka edhe shume njerez te ndershem qe kane punuar dhe e kane mbajtur vendin e punes me mund e jo me parti dhe keta kane qene me te perbuzurit nga partiaket e atehershem…ndersa sot keta jane te paret qe hiqen…..turp zoterinj turp ky vend nuk do eci kurre keshtu…
Me duket se ka nje ngutje nga ana e Nanos lidhur me kete problem. Duhet kuptuar mire se drejtuesit i kane nderruar dhe duhet t’i nderrojne edhe ne te ardhmen ata qe marrin pushtetin. Ndryshe nuk mund te kuptohet pergjegjesia per punen nese vazhdon te drejtosh me ata, punen e te cileve nuk e ka miratuar populli. vetem teknicienet nuk duhen prekur, nese punojne sipas ligjit dhe me perkushtim. Nga ana tjeter tingellon qesharake thenia e Nanos se ne jug shikon vetem fytyra te reja policesh. Ketu nuk del e qarte nese e ka fjalen per drejtues policije apo police te zakonshem. Nese e ka fjalen per keta te fundit do te dukej qesharak pasi askush nuk e beson se banori i Tiranes me emrin Mustafa Nano i njeh nga fytyra gjithe policet e jugut te Shqiperise. Nuk mendoj se nuk ka vend per kritika ndaj qeverise por nuk ka vend per profka te tilla.
Niko Maloku
e para: punes uro qe Nano te jete gabim se ju komentuesit kot me kot thjesht beni me fodulle qeveritaret e cdo pushteti
e dyta: Mos po lexon gje tjeter e komenton ne faqe tjeter o debil qe ishalla nuk je riprodhuar e te mbushesh kete komb me debile???
Ku e gjete “thenia e Nanos se ne jug shikon vetem fytyra te reja policesh.”
sepse vetem keto jane rrjeshtat qe permbajne “polic”:
“Shihini policët në rrugë. Janë pothuaj të gjithë fytyra të reja. Dhe kuptohet që janë militantë të majtë që janë punësuar në polici veç në sajë të kredencialeve të tyre politike. Ndonjë syresh mund të kish dalë fitues edhe nga ndonjë konkurs, por konkurse nuk ka patur. Dhe siç ka ndodhur me policët e thjeshtë, ka ndodhur edhe në sektorë të tjerë.
I duhet dhene fund menyres se nxjerrjes se konkluzioneve me perceptim apo fjale kafeneshe!
Para se te behet nje analize per ndryshimet ne administrate, eshte e nevojshme qe te kete nje raport zyrtar se sa nepunes jane larguar, sa jane ndryshuar, si jane rekrutuar e keshtu me radhe, me qellim qe te jete i qarte ndryshimi. Pra duhet bere nje ballafaqime mes dy qeverive dhe jo te shkruhet me te degjuara !
Endri,nese e ke komentin tënd bajat,(pa vlerë bashkohore dhe njekohsisht pa vizion drejt së ardhmes,)per komentin siper nicknaim-it tënd,(sepse mungon adresimi dhe kjo tregon moskulturim)do të duhet mal me libra të lexosh e mbi të gjitha t’i kuptosh,thellsitë e realitetit që vrullshëm po vjen,si dhe groteskun që permban ai koment mbi (bandat) partitë politike që domosdoshmerisht dhe objektivisht e kanë primar militantizmin dhe fuqizimin e tij,per pushtet! Natyrisht mosnjohja jote e thellë,që në italisht pa fyerje të quan “Ignotante”,është burim i ngushtësisë së shpellës ku jeton! Sepse nuk mund të jetojnë partitë politike,pa militantizëm dhe militantizmi mbahet e ushqehet me premtime,vende pune e priviligje. Militantizmin jo kot politikanë të tipit moderatorë gjer tek përfitimi vetjak,si Nano,jo kot e kanë quajtur dhe e quajnë INVESTIM! Dhe nese unë kam studiuar shumë e mbrojtur psikologji moderne,filozofi e ekonomi antikrizë,e kuptoj Investimin,perqindje “bankare” në Bankën politike të partisë,pasi është e pashkeputur nga e drejta themelore për të marr “perqindjen”, priviligjin,postin, punësimin dhe detyrimisht Njëshat a “kupolat” partiake këtë kanë bërë,bëjnë dhe do të bëjnë,sepse kështu është Sistemi! Natyrisht ti, i panderuar, perpiqesh të jesh idealist “senza cervello” por dhe pa këmbë në tokë,kur kërkon atë që ky Sistem partiak pluralist nuk ta jep,(genjejnë ata Njesha që premtojnë të kundërten) sepse duhet ruajtur e ushqyer “ushtria”( ose qenëria) e militantizmit dhe kanë të drejtë ta ushqejnë pêr nesër nese duan mbijetesë pushteti dhe Berisha e Meta,me i fundit,janë tipikë,kurse Rama duket disi atipik,por Sistemi i “Investimeve ” militantiste do ta rrëzojë dhe kjo do të jetë e drejtë! Natyrisht me mirë të mos kuptohemi nese flisni per komentin tim,siper nicknaim-it tuaj! Nëse flisni kunder autorit Nano, qe nuk e besoj,jeni gjithsesi larg cilesise së tij jo të mirë! Zgjidhje ky sistem në krizë të thellë nuk ka, por ajo ekziston dhe e kam treguar kur flas për Sovranin dhe demokracine e drejtperdrejtë qe ti nuk di nga bie! Pavarsisht nga kundershtite e mia,jeni i lirë të shpreheni edhe me keq!
A e dini ju zoti Nano se ne nje shkolle te mesme , diku ne periferi te Durresit drejtor shkolle u vendos nje zetorist ??. Dhe u vendos aty vetem se ishte nje militant I eger I Partise Demokratike. ???!!!!! Me thuaj valle a duhet te largohet ai apo jo. Apo per hir te mos kryerjes se revanshit politik ndaj nepunesve militante te PD qe e keshilloni ju me pa te drejte , duhet te rrije ne pune zetoristi ? Shembuj te tille ka me mijera, prandaj duhet te largohen sa me pare nga administrata. Por mendoj se duhet bere kujdes me zgjedhjen e nepunesve te rinj. Duhet te jene sa me te afte dhe te pergatitur (qofshin edhe militante te PS). Zakonisht nje gazetar apo editorialist ne punen e tij ben edhe shkrime te mira, por edhe shkrime jo aq te mira. Ky I sotmi per ju Z.Nano ishte shkrim jo dhe aq I mire, sipas meje.
Ore Muc Nano po qenke kokra e idiotit ti,,,nuk e ke pare mor tru thare se e gjithe administrata e Sb ishte e mbushur jo vetem me militante te pd por me kriminele,,,si thua ti mor zoteri te lere pa ndryshuar gjithe policine kur krimi ka mare dhene,,,turp te te vije nga vetja Muc Nano qe ne vend te kerkosh nga qeveria e re venien e drejtesise ne vend per gerdec,,,21 janar e shume e shume krime qe ka bere Sb dhe banda e tij si dhe cmonopolizimin e monopoleve tok ,,det ,,ajer,,,turp dhe ju Dita qe jeni nje gazete prestigjoze qe ju lecojme perdite online te ulen kaq poshte me kete shkrim mizerabel te Muc Nanos qe kohet e fundit ka rene kaq poshte dhe ja fut kote si kodra mbas bregut
Pika qe nuk ju bie kur beni koment mbi shkrimin e z Nano.Ai ka te drejte dhe ju duhet ta kuptoni se ai vend (juaji) do behet kur administrata te jete e mbrojtur.Administrate dhe militantizem nuk rine bashke.Z Nano thote qe mire qe heqin nga puna po pse nuk zgjithen sipas ligjit si ne gjithe qyteterimet e tjera por vetem caktohen?!Por gjene parimi nje vote nje vend pune vepron aty dhe ju truthare qe shani z Nano mezi po prisni per nje vend pune 4 vjecar.
Dikur me pelqenin shume shkrimet e tua o Mustafa , por ka ca kohe qe e ke djallosur fare . Deri tani nuk eshte bere ndonje “fshese” me administraten e Saliut. Kot shqetesohe zotrote . Shqetesimi i te gjithe atyre qe kerkojne shtet dhe drejtesi eshte fakti qe pse po vonohet reforma administrative? Kur do te vihen perballe ligjit ata drejtues dhe nepunes qe shkatrruan ekonomine dhe mbushen xhepat ne kurriz te njerezve te ndershem ? Kur do te reformohet sistemi I drejtesise qe vetem drejtesi nuk ka bere deri tani ? Reforma ne polici eshte mjaft inkurajuase per te patur rend dhe siguri publike. Shpresojme qe Qeveria e Zotit Rama te mos ndalet ne kete drejtim pamvarsisht “megafonefe” te Berishes dhe merakut te ndonje gazetari se po emerohen “militantet” ne radhet e uniformave blu.
Muc, t’i flet sikur je ne Suedi me nje sistem te konsoliduar 100 vjecar. Dhe sikur ti sapo ke zbritur nga avioni Parisit..
Rama duhet te beje punet qe ka premtuar dhe per kete i duhen disa njerez qe i njeh dhe u beson. Po te kishe drejtuar ndonjehre qofte dhe nje skuader do ta dije se drejtuesit i duhet kjo mbeshtetje pa kushte. Pastaj kusuri le te vije me konkurse
Mos beni krtitika teorike sikur vini nga hena. Kjo vendosja e disa bashkepunetoreve pa konkurs eshte nje e keqe e domosdoshmedhe nese do behen ato qe jane premtuar do ta pranojme edhe kete ‘cmenduri’. Kur te kemi bere shtet e vene rregulla atehere do bejme si thua ti . Ajo idealja qe kerkon ti qe tani ne hapat e pare eshte e pamundur dhe nuk eshte as hata as cmenduri. Lereni Ramen me te tijte te punojne , mos beni si Pd qe ve ulurimen per cdo cikerrime.
Nese doni GAZETARIN, ky eshte gazetari, M Nano si autor i ketij shkrimi!
Nese doni gaztarin/fluger, qe rrotullohet sipas eres qe kuterbojne zyrat e pushtetrimit te pandershem, atehere i thoni Mustafa Nanos dhe kolegeve serioze, te bejne edhe ata nje dore para, ne kurriz te shquiptareve, pra ne kurrrizin tuaj, o komentues naive apo te verber te site-ve shqip!
Mjaft qe gazetaret te heshtin dhe pushtetari (Saliu, Iliri, Edi) apo mbeshtetesit e tyre milioniere, ua ofrojne nje reklame, nje tufe parash, nje hidrocentral apo ua ngrene nje tra dogane, pa e marre vesh fare Inglizi i Blerit qe do vij si qehaja ne Kaka-Vije!
Por po ta prisni me kritika nje shkrim te tille te Mustafa Nanos, do te thote se ju e meritoni Enverin, por edhe Saliun, Edin dhe ate tjetrin qe do vij pas renies se rilindasit me keq se ai qe e kthehu kryeministrine ne Kulle!
Nderojini shkrime te tille, edhe kur ua prishin midene partive dhe pushtetareve, se ndryshe keni per te mbetur rober e varfanjake e lumtur!
Rrofsh Mustafa dhe keshtu vazhdo, se leket prishen brenda dites, nderi mezi ngrihet.
P. S.
Gazetarin tone( gazetarin shqipetar) e revolton ” loja e ndyre me administraten” shqiptare!! Sa kundra pyetje duhet bere ketij gazetari?!
Asnje gazetar anglez apo i vendeve skandinave, por qe njeh sadopak realitetin shqiptar, nuk do ta bente kete pyetje provokuese dhe hipokrite! Na shtjello gazetar, ku e sheh sot, ne 2013- en lojen e ndyre me administraten??
Administrata eshte e ndyre dhe ajo po reformohet, shqipetareve u ka vajtur thika ne kocke dhe kete e deshmuan me voten e tyre. Por natyrisht , perceptimi i tyre eshte ndryshe nga perceptimi qe krijohet duke e pare boten nga kafenete e Tiranes!
administrata e shqiperise si ka qene si eshte e si do te jete.
me saldatorin sinjari qe e hengri vagina dhe punoi ne linjen saldator drejtor saldator,me baban e kroni-kroni-ndoni qe ishte punesuar si fis ne polici dhe qe bente biznes me cdo send e njeri bash ne vitet kur papuliasi bente vizite tek ai miku i tij dhe ky porosiste djegjen e automjeteve te parkut per tia dhene te shtyturve te papuliasit,me lilalin,me nipin e zahos me culi gjymin,me rrobaqepesen e npv vlore ne e pame se duheshin ndryshime.me permetarin e xhamise qe mbushte dosjet e sigurimit me verejtje te kota per vartesit dhe zbatonte vendimet historike mbi novacionet te ramizit e lloje te tjere palacosh qe futeshin naten neper qytete fshehur dhe te nesermen merrnin komande neper zyra e pame se cfare ube.por te akuzosh administraten e pd-se eshte padrejtesi e madhe.
nje administrate mjaft korrekte,profesionale e pakorruptuar,jo kriminale e depolitizuar
paqesore,etj etj,ka dy lloje administratash e zgjedhur dhe e komanduar.
te dyja llojet jane ato qe i duhen shqiperise,njerezit jane zgjedhur shume mire,kryesore eshte qe ata e bejne punen.
si rezultat i punes me eficence te administrates shqiperia sot renditet siper amerikes dhe poshte gjermanise.a ka me mire se kaq.
prandaj nuk duhet te ngrihen disa e te largohen e te ulen te tjere.te rrijne ata te pd-se.
por era e mishit te pjekur kundermon per te dy palet,alkohol,dollar euro sex,prona vacanca,vila etjera perfitime jane joshese per te dyja pd ps.shqiperia duke mos patur ne te vertete opozite nuk ka bere ndonje ndryshim te madh ku si te emeruarit edhe te zgjedhurit emerohen mbi bazen e nepotizmit te klave tarafeve e te tjera principe te shoqerive te fshehta ilegale masonike.o lexues muci mban shenim adresat e derguesve se i duhet ti raportoje atje ku e kane porositur dhe te mbushe listat e kundershtareve te sezonit katovician qe po kalon politika shqiptare.muci eshte njeri qe i thote te zezes sebardhe,muci i thote kriminelit viktime muci i thote vjedhesit biznesmen.e kane kuptuar njerezit muci po shkojne drejt lsi-se qe te vazhdojne kauzen qe filluan tek pd-ja.
Perderisa ne koalicion hyhet per te marre torte pushteti jo nga merita por pikerisht nga joshja e njerzve me ndarje placke nuk do kete qetesi administrata kurre.
Nuk do kete Kryeminister Shqiptar te pakten dhe shume legjislacione qe te kete fuqine te beje shtet. Ne vete jemi pengesa. Ne japim vota per te hypur vete ne kale dhe jo per te terhequr dhe ushqyer kalin.
Administrata do jete e qete vetem nqs alternativa e punesimit tek privati do jete e bollshme , keshtu humbet deshira per te punuar patjeter ne shtet.
Kjo vjen kur te kete investime serioze, korrupsion te ulet, njerez te dijshem qe dine te prodhojne ( sjane vetem specialiste rakie ) dhe ne fund me politikane qe e shohin veten sherbyes te interesave te popullit dhe jo e kunderta.
Z.Mustafa,mos i qani hallin administrates se korruptuar gjer ne qelize.PS akoma nuk kthen ne pune ata qe jane larguar ne 2005-2006.Merr pak te dhena nga Ministrite,asnje nuk ka levizur.Vazhdojne ende paguhen 2 persona per te njejtin vend pune,nje i komanduar dhe nje qe e ka rifituar vendin me vendim gjykate.Po te jap nje fakt,te Ministria e Finances qe vazhdon paguan dy persona,verifikoje dhe do me japesh te drejte.
Duhen bere ndryshime jo te pakta, duhet nje reforme ne administrate, qofte ne nivel drejtuesish, qofte ne nivel specialistesh sepse dhe aty dhe ketu ka militante dhe te pa afte, por keto duhet te behen me kritere, me konkurse, me testime. Kur nderkohe jane zevendesuar nje pjese e mire e drejtoreve dhe shefave dhe kjo pa asnje konkurim, atehere kush do do ti beje testimet e konkurset per specialistet e bazes … ?
Ok…”Ka veç një mënyrë për të dalë. Duhet një udhëheqës politik që, me të fituar zgjedhjet, të dalë e të demonstrojë se është i interesuar mbi të gjitha jo të fitojë zgjedhjet e ardhshme, por të bëjë reformimin e shtetit e të shoqërisë, dhe në këtë kuptim, të jetë i gatshëm ta humbë pushtetin në rastin më të parë në emër të projektit e pasionit për ta ndryshuar këtë vend. Zgjidhje tjetër nuk ka”.
Une do te shtoja…. Te pakten dy udheheqes, edhe Ai I opozites, qe dhe ky të jetë i gatshëm ta humbë pushtetin në rastin më të parë në emër të projektit e pasionit te perbashket qa ka edhe ky, për ta ndryshuar këtë vend… mbas kesaj do te thoja se vertet nuk ka zgjidhje tjeter… Shiko sa e thjeshte eshte..!!!!!!!!!!!!!!!
Z. Mustafa, une mendoj qe duhet te shikosh filmin e TVFrance-3, ku Fan Noli i binte fyellit ne zyre kur erdhi ne pushtet ne qershor te vitit 1924; deri atehere ne Shqiperi pothuajse historia nuk ka ndryshuar. Per demokracine perendimore do te flasim pas 30 vjetesh te tjere. Tani per tani duhet te flasim per humanizimin dhe kulturimin e shoqerise shqiptare. Per kete mundohuni, keshtu thuaj dhe H. Cilit?!
Pershendetje
Vetëm kur në vënd të funksionojë një administratë profesionale dhe e përkushtuar , çdo qeveri që vjen në pushtet ,do t’a trajtonte administratën si një aset kombëtar, si një vlerë që jo vetëm nuk preket por vetëm pasurohet.
Mendoj se, asnjë qeveri, nuk do të dëshironte të hidhte tej një aset ,vlera , për të përdorur për synimet e saj “plehra”.
o muc nano para disa kohesh gazeta dita botoi disa emra policesh qe ishin afersisht 99% nga zona e veriut po te ketille kishe ne dogana,tatime,garda,spitale,ushtri e ne shume sektore te tjere te shtetit qe nuk kishin asgje te perbashket me punen por qe vetem mirrnin rrogat prandaj dhe shteti ishte katandisur ashtu sic e la saliu dhe ta them me bindje se vetem 10%e nenpunesve ishin punonjes te kualifikuar por qe kishin mbi koke injorante dhe per cdo veprim te drejte ndeshoheshin nga keto lloj speciesh qe ti z.muc i permend ne artikullin tend per mua duhet rrevulucion qe te shporren keto ndyresira,muc po pate nderin mu pergjigj.
Zoti Mustafa !
Ky eshte vetem fillimi. Administrata do te reformohet. A e ke idene se ne cfare niveli mizerabel ka qene administrata e PD-se? Neqofte se nuk e di, atehere ti je ne ajer dhe nuk merr vesh se cbehet ketu poshte. Njerez pa shkolle dhe injorane kane qene te rekrutuar ne administrate. Militante besnike, njerez te Shik-ut etj, etj, etj.
Revolucion, jo evolucion sic thote Mejdani.
Gazetar Mustafa Nano!
Ne disa shkrime rrjesht ne kete rubriken tende “famoze” do te thoja po te citoja nje oponentin tim te vjeter, “Zululand”, apo shteti i Zuluse, po shoh qartazi nje lloj çoroditje ne mendimet dhe gjykimet e tua.
Qe ti ne tre fjali njeren e ke kot, apo ja fut kot nuk eshte ndonje gje e re.
Nuk mund te faktorizoshesh me budallalleqe, apo qendrime nostalgike dhe marrje ne mbrojtje apo avokatine e miqeve te tu te dikurshem qe kane bere kariere ne saje te militantizmit politik ne PD.
Jeni shume kontradiktore ne ato qe thoni zoti Nano, biles ndonjehere ia kalon dhe Nano ish kryeminstrit.
Administrata publike eshte pasuri kombetare, kur ajo vepron ne baze te ligjeve te shtetit,
Kur eshte ne vijen e pare te frontit ne luften kunder abuzimit me pushtetin dhe korrupsionin. Kur ajo eshte e afte profesionalisht dhe u jep zgjidhje problemeve te drejtimit dhe menaxhimit te sektoreve qe mbulon dhe administron,.
Kur ajo eshte pasqyre e shtetit te se drejtes, shembull ne zbatimin e disiplines se punes dhe luftetare e ashper ndaj veseve dhe sherbetore e denje e taksapaguesve.
Po zoteria juaj i ka patur parasysh keto cilesi ,kategorkisht dhe ne menyre absolute te munguara nga administrata aktuale, kur tenton me nje shkrim kaq te gjate t’i marresh e mbrojtje?!
Fenomeni, pra nderrimi i administrates, duhet luftuar, por jo ne kete kete rast, apo kesaj administrate , qe zoteria jote i referohesh.
Ketu nuk behet fjale per nderrim palesh militante.
Ketu kerkohet reformimi rrenjesor i administrates, i kesaj administrate qe ka dhene kete shembelltyre shteti apo me sakt antishteti dhe antiligji, pra per t’i gjetur punes njerine e duhur, shtetit administratorin qe njeh dhe zbaton ligjin dhe duke larguar urgjentisht ata njerez qe partia u ka gjetur nje pune apo nje vend per te shperblyer militantizmin e tyre.