Ajo mbahet mend si miss-i i vitit 1995. Gjatë këtyre dy dekadave në ekran ka kaluar sa në një spektakël në tjetrin, por kohët e fundit është pozicionuar në emisionet sportive. Po flasim për Hygerta Sakon. Ndeshja e kombëtares shqiptare ditën e diel nuk pati emocione vetëm në fushë, por dhe atë ç’ka u shkruajt e u tha pas saj.
Kulmi ishte kur kreu i FSHF dha një lajm të gabuar për babain e futbollistit Mërgim Mavraj (i cili rezultoi i vërtetë vetëm dje). Por pati dhe detaje të tjera të cilat nuk mund të të lënë indiferent. Televizioni Publik Shqiptar është ai që arrin kulmin sa herë që ka zhvillime të mëdha me gafat që bën. Kishte gazetarë që para trajnerit De Biazi e pyesnin duke folur nja 5 minuta kot e duke nxjerrë lloj-lloj lakrash.
Një tjetër moment ishte se, ndërsa kishin thirrur zv/trajnerin Tramezani për të marrë nga ai një intervistë, sa e afruan, e larguan pa etikë, duke i thënë se do të vijë Cana (!). Ndërsa Hygerta Sako, kur të gjithë e dinë se Mërgim Mavraj është një lojtar besimtar mysliman, e pyet: “A të solli fat hajmalia”. Mavraj me shumë qetësi dhe zgjuarsi iu përgjigj se “unë nuk besoj te hajmalitë por tek Zoti”. Po ç’hajmali moj bukurane, ç”hajmali!
Si tha atehere: “mashkulli im ideal eshte zhan pier karde (kryetari jurise/86 vjec)…” kurse kur fitoi: “ua mami mami…”
Hykerta nuk merr vesh nga topi por nga topet 😉
Njikshtu mre goca e bukra nanes,topet burrat i kane dhe ne lujm me to,shif gjej nonji pun tjeter ene leni burrat te vrapojn si budalla mas topit e te falen me dhe pa marr avdez,
Nikolle Lesi
Ndersa ne pushim te ndeshjes i kaluan linjen dhe Hygerta iu hakwrrua gjithe inat se nuk e donte.
KA THERINA :Edhe Hygerta paska te njejten mendje si grueja e babajt tend.