Kur unë isha fëmijë dhe po vështroja burrat nga poshtë lartë, ndjehesha i lumtur se isha lindur me gjenitale, që më garantonin përparësi të përjetshme.
Kur unë isha nxënës i klasës së parë, qaja me vajzat e lagjes sa herë vajtonin të dielën kur bëheshin nuse.
Kur isha unë fëmijë dhe mundohesha të kuptoj motivin e martesës, vashat trishtoheshin kur vinte çasti i martesës, sepse ato braktisnin një gati- burg, për t’ u futur në burgun tjetër, që nuk e njihnin: Ato nuk njihnin as gardianin, që merrnin për burrë.
Kur unë isha i ri dhe i shkoja një vajze pas, nuk kisha unë fajet, por ajo. Ata i thoshin: “Qeni nuk të vjen pas, nëse ti s’e çon bishtin.” Organet gjenitale më garantonin imunitet.
Kur isha unë fëmijë dhe provoja të kuptoj ndjenjat, ndonjë vëlla i vogël, shumë trim, shoqëronte motrën e rritur në qytet me gurë në xhep për të qëlluar në kokë, kur dikush shihte motrën e tij admirueshëm. Ishe epoka e gurit në xhep, diku fundi i viteve 60 dhe 70.
Kur isha unë i ri dhe përpiqesha për të kuptuar nderin, dëgjoja se vajzës së dashuruar iu patën rruar flokët, të dytës i qe prerë hunda, të tretën e pat dënuar vëllai duke i ndaluar martesën tërë jetën. Para dy viteve zonja H. ka vdekur beqare.
Kur isha unë fëmijë dhe vështroja burrat plot frikë, dashuria e vajzës nuk përjetohej si emocion fisnik, njerëzor me gëzim për familjen, por kurvëri dhe thuhej se ajo ishte: “Poseduar nga djalli.”
Kur isha unë i ri dhe mundohesha të kuptoj komunikimin sensual të vajzave, nëse njëra bënte një gjest të pakujdesshëm, që mund të interpretohej ndryshe, ajo rrihej për spital dhe dhunuesi quhej: “Burrë i madh.”
Kur isha unë fëmijë dhe po vështroja botën me habi, gratë tërë jetën trajtoheshin si mëkatare, jo pse kishin mëkatuar, por nënshtrimin kishin merituar si terapi preventive. Kishin lindur me gjini penale.
Kur isha unë në klasën e tetë, vajzës që i gjenin një letër dashurie në çantë, i ndalonin shkollimin apo e martonin me dhunë: Me një plak.
Kur isha unë në klasën e tetë dhe mësuesi luti një burrë të mos ndalë bijën nga shkolla, sepse ishte shumë e mençur, të mos e rrah, sepse dashuria ishte shfaqje normale dhe fajet i kishte puberteti, prindi saj pat bërtitur i çartur: “Puberteti ? A edhe me një shka ja paska nisë me hec çika jeme a?
Kur ai kishte ngulur këmbë t’ i tregohet adresa e “Pubertetit”, mësuesi i kishte shpjeguar se për çfarë ishte fjala.
Kur isha unë fëmijë dhe habitesha me botën, vajzat konsideroheshin të huaja dhe në një far mënyre mercenare: Me gjini të gabueshme, të lindura tradhtare për të shërbyer një familje të huaj.
Kur isha unë i vogël, gratë qanin kur lindnin çika. Aty këtu i falnin ato, sot aty këtu ua mbyllin gojën apo i shtrëngojnë në fyt. Gabimin që kishin bërë gratë me lindjen e fëmijës së gabueshëm, disa burra nuk ua falnin.
Kur isha unë fëmijë, nëse një grua nuk lindte djalë, sabotimin pritshmërisë, e paguante me shkurorëzim, ose duhej të sillte në jetë dhjetë vajza, derisa gruaja mbushej mend të lindte një djalë.
Kur isha unë i ri dhe përpiqesha të kuptoj shkurorëzimin, ndarja nuk quhej shkurorëzim, por thuhej: “Filani e lëshoi gruan.”
Kur isha unë fëmijë dhe çuditesha me botën, gruaja që nuk lindte fëmijë, ose pranonte një bashkënuse, ose lëshohej.
Kur isha unë nxënës dhe mësoja fekondimin, nëse gruaja nuk mbetej shtatzënë, ajo ishte fajtore.
Kur isha unë fëmijë, burrat nuk thoshin gruaja lindi fëmijë, por polli.
Kur isha unë fëmijë dhe mundohesha të kuptoj raportet mes gjinive, burrat nuk pyesnin njëri tjetrin si i ke gruan dhe fëmijët, por si i ke robët, domethënë, skllevërit. Burrit ishte i amputuar ndjenja e dashurisë dhe empatisë.
Kur isha unë fëmijë dhe përpiqesha të kuptoj pse duhej pasuruar njeriu, etërit përjashtonin bijat nga trashëgimia, madje përpiqeshin të gjenin një burrë, që do të merrte përsipër edhe shpenzimet e dasmës së bijës. Kishte gabuar që kishte lindur femër.
Kur isha unë fëmijë dhe lodhesha për të kuptuar njeriun, gruaja zgjohej e para dhe shtrihej e fundit: pa asnjë falënderim dhe mirënjohje; as pse darka apo dreka ishte e shijshme, as pse shtëpia ishte e pastër.
Kur isha unë fëmijë, të gjitha gratë konsideroheshin të rrezikshme në liri, si në diktaturë burrat, ku çdo qytetarë shihej si armik i mundshëm i klasës punëtore. Çdo grua imagjinohej si rrezik i mundshëm për burrin.
Kur isha unë fëmijë dhe po përpiqesha të kuptoj botën, të gjitha gratë konsideroheshin kurva potenciale, edhe pse asnjëra nuk ishte.
Kur isha unë fëmijë, gratë dëgjoheshin tinëz duke mallkuar dhe dëshiruar vdekjen e burrave të vet: “Toka e lëshoftë apo mos u ktheftë kurrë në shpi!”
Kur unë isha fëmijë dhe po dëgjoja biseda për impotencën, burrat e goditur nga ky fat, nuk ishin agresiv dhe gratë falënderoheshin se ai ishte shndërruar në: “Melaqe.”
Kur unë u rrita dhe po vështroja burrat në sy, plakat u hakmerreshin pleqve, që kishin shtypur në rini dhe i thërrisni “çyçana.”
Kur isha unë fëmijë dhe mësoja shkronjat, burrat analfabet mbanin në xhepin e xhaketës një laps kimik.
Kur isha unë fëmijë, burrat nuk përqafonin, nuk puthnin dhe nuk merrnin kurrë për dore fëmijën e vet.
Kur isha unë djalosh dhe mundohesha të kuptoj peshën, gruaja barte thesin në shpinë, kurse burri ecte disa metra para saj, duke tymosur apo me duar në xhepa.
Kur isha unë adoleshent dhe përpiqesha të kuptoj barazinë gjinore, privilegjimi i çunave ishte ligj, siç ishte ligj, diskriminimi i bijave.
Kur isha unë fëmijë, burri nuk guxonte ta shprehë dashurinë ndaj nuses në shtëpi.
Kur mbarova unë studimet, një bashkënxënësi të gjimnazit, prindërit ia patën lëshuar nusen. Djali pat bërë vetëvrsje.
Kur isha unë fëmijë dhe lodhesha për të kuptuar ashpërsinë, disa burra ishin shumë trima në shtëpi dhe shumë tuca jashtë.
Kur isha unë i ri dhe përpiqesha të kuptoj fatin dhe fatkeqësinë e gjinisë, burrat kur dilnin në qytet me gruan, nuk thoshin po dal me bashkëshorten, por po dal me fëmijët.
Kur isha unë fëmijë, çunin që pat shkelur makina dhe thyer këmbën derisa luante top në rrugë, babai e pat rrahur para se ta çonte tek mjeku, duke e qortuar për mungesë kujdesi.
Kur isha unë fëmijë dhe përpiqesha të kuptoj dashurinë, distanca fizike në rrugë në mes burrit me shumë vlerë, hijerëndë dhe gruas pa asnjë vlerë, duhej të ishte tri deri në pesë metra. Ata që ecnin me shoqen dorë për dore, quheshin: Dilinxhi dhe xhysëburrë.
Kur isha unë fëmijë, babai mund të përqafohej vetëm kur shkohej në ushtri apo kur shkohej në mërgim për ta mbajtur familjen e tij, që ai kishte krijuar, por nuk ishte në gjendje ta ushqejë.
Kur isha unë fëmijë, burrat fotografoheshin me dorën e majtë mbi gjoks për të treguar orën e dorës.
Kur isha unë fëmijë disa burra mbanin revole në shokë dhe gjoja pa dashje, lëviznin xhaketën për ta treguar.
Kur isha unë fëmijë, disa burra nuk fshihnin tradhtinë bashkëshortore, por mburreshin edhe para grave të veta.
Kur isha unë fëmijë, djemtë me fakultet të mbaruar kishin frikë të merrnin gra të shkolluara dhe babai analfabet, ua gjente një nuse sipas dëshirës së vet, jo sipas asaj të djalit.
Kur unë isha fëmijë dhe përpiqesha për të kuptuar vlerën e nderit, babai mësonte djalin si të vrasë apo rrah dikë për të shpëtuar nderin dhe për t’ u kalbur në burg.
Kur unë isha i vogël dhe po përpiqesha të kuptoj përparësitë pse kisha lindur me gjini pa mëkate; me gjini përparimtare, me gjini të sigurt, me supergjini, asnjë gruaje nuk i besohej. Domethënë të gjithë ishim bijë të kurvave potenciale.
Për burrat që lexuat, kanë qenë fëmijë të atyre që kishin lindur në Perandorinë Osmane, që janë rritur në mbretërinë Serbe, Kroate dhe Sllovene, por po vdesin në Maqedoni, në Luginë, në Mal të Zi në Kosovë apo diku në mërgim.
Kur unë po shkruaj këto rreshta, disa prej atyre burrave janë mbuluar me dhé, disa mund të vështrohen nga lartë poshtë, disa janë kruspull më një këmbë në varrë, por gati të gjithë të prekur në dnërgjejgje dhe të penduar. Ata sot u luten bijave t’ u falen gabimet. Këta “burra” pak para vdekjes, kanë kuptuar se dashuria ndaj fëmijës, barazia dhe drejtësia, nuk mund dhe nuk duhet të ketë gjini.
Epilog: Nuk ishin gjithë ata burrat të njëjtë në ashpërsi, vrazhdësi, dominim, nënshtrim, krekosje, shovinizëm mashkullor e mizogjinë, kishte edhe të mirë; disa edhe falenderoheshin, disa edhe shprehnin mirënjohje, por pjesa dërmuese e tyre ishte e bindur, se dashuria, kujdestaria dhe edukimi i drejtë apo riedukimi i shoqes, bëhet nëpërmejt rrahjes. Shkaktimi i dhembjeve trupore, besohej se ishte transemtuesi më i madh i dashurisë, që ata nuk e posedonin si emocion apo e kishin, por fshihnin, e ndrydhnin ose e refuzonin. Njerëz të tillë nuk kanë bërë kurrë vepra penale jashtë, por në shtëpi. Jashtë ishin edhe të ndershëm, të butë dhe të sjellshëm. Ndoshta edhe nuk e ndjenin dashurinë, nuk e kishin mësuar kurrë, por vepronin ashtu për shkak të kontrollit social. Ata nuk jetonin jetën e tyre sipas dëshirës së vet, por jetonin ashtu si priste dhe dëshironte rrethi prej tyre. Çmimi i rehatisë në familje, paguhej me traumatizime. Një familje që ka një prind të tillë, nuk ka nevojë për armiq shtesë. Burra të tillë, dashurinë nuk dinin ta shprehnin, por vetëm keqardhjen, sepse ata ishin viktima të viktimave.
I ke thene sakte,Naser,por do pranosh te te them edhe une dicka:
Te gjitha sa ke kumtuarme siper kane qene dhe jane edhe ne VERIUN e Shqiperise!
Por jo dikur,por edhe ne ditet e sotme!
Mbase do duhen edhe nja 5 shekuj qe ju “VERIORET” te mundeni te ndryshoni!
I kam pare me syte e mi te gjitha sa ke shkruan ne VERIUN e Shqiperise para 90-tes!
Kur u shkonte miku ne shtepi malesoret nuk u tregonin femrat e shtepise mikut,bile as ne sofer nuk u lejohe,por vec gatuanin dhe e binin gatimin deri tek dera.Vetem DJEMTE qofshin edhe 2-3 vjec mund te uleshin me burrat.
Edhe kur vdes burri,babai,vellai etj nuk lejoheshin grate e vajzat ne varrim!
Kur u VDISTE femija,nenat nuk duhet ta QANIN,se konsiderohej “MARRE”!
Kur shonin ne nje fshat tjeter ose qytet,burri hipte maje gomarit,ndersa gruaja ecta prapa tij me trasta ne kurriz!
KAFSHE TE EGRA,Naser,por qe kane ndikur tek krahinat tuaja ne ngjalljen e vetive me te URRYERA te njeriut:ZILINE,EGERSINE,HAKMARRJEN,DENIMIN KATITAL TE TJETRIT PER NJE FJALE GOJE,Ne biseda midis jush 99 % degjohen sharje,kanosje per vrasje,mallkime,urrejtje,ndasi, perbuzje etj ndaj te tjereve!
Ja,shiko Sali Berishen dhe kupto se ne cfare AMBIENTI eshte lindur e rritur ky NJERI EGERSIRE,qe u nxiu jeten shqiptareve per 24 vjet,por edhe sot e kesaj dite!
Ne vatrat tuaja nuk rriten QYTETARE TE QYTETERUAR,por EGERSIRA!
Edhe nje njeri te URTE,qe kishit,si Rexhep Qosja,e PERZUTE nga Kosova dhe e prute ne Shqiperi!
Mburrni Ibrahim Rugoven dhe Sali Berishen si HERONJ,pavaresisht se te dy keta TRADHETARE TE KOMBIT i kane sherbyer SERBIT e jo shqiptareve!
Ju urreni JUGORET e Shqiperise duke i quajtur greke,sllave,komuniste,sepse ju duket vetja me prejardhje te fisme,packa se edhe sot FONDAMENTALIZMI ISLAMIK ben ligjin tek ju!!
Ti personalisht mohon vlerat e LUFTES ANTIFASHISTE NACIONAL-CLIRIMTARE dhe udheheqesin e saj Enver Hoxha,vetem se ai eshte jugor,packa se ai urdheroi 4 DIVIZIONE PARTIZANE pas CLIRIMIT te Shqiperise te LUFTONIN PER CLIRIMIN TUAJ nga pushtuesit!
Ti nuk e njeh kete LUFTE TE LAVDISHME se mbase je pinjoll i atyre qe formuan DIVIZIONIN FAMEKEQ NAZIST “SCANDERBEG”!
Nuk kemi degjuar njeri nga Kosova te permende kontributin e kosovareve ne LUFTEN E DYTE BOTERORE,ndonese u formuan disa BRIGADA PARTIZANE KOSOVARE me ndihmen e USHTRISE NACIONAL-CLIRIMTARE TE SHQIPERISE,vetem se ata i dergoi ENVER HOXHA!
Vazhdoni me kete URREJTJE se serbi po ju ha nga brenda,por ju nuk po e shikoni!
Naser Aliu!
Keto,qe tregon i dime,por nga njerezit e mencur kerkohet,qe jo te rrefejne perralla per femijet e neserm,por te shtjellohen SHKAQET,pse jane futur ne TRURIN tuaj keto zakone turkoshake dhe pasojat e tyre ne ditet e sotme!
Ke treguar ANADOLLEKUN ne familjet kosovare,por nuk ke thene asgje edhe per BAJRAKTARIZMIN,FODULLEKUN,INJORANCEN,MUNGESEN E DIALOGUT DHE INTOLERANCEN ne maredheniet nder njerezore!
Nuk ke shkruar asnje germe per GJAKMARRJEN dhe NGUJIMIN,qe jane me pasoja KRIMINALE PER TE SOTMEN DHE TE ARDHMEN E FEMIJVE TUAJ!!
Keni shume “HUQE” te mbrapshta,Naser Aliu dhe duhet te analizosh,se pse ju kosovaret dhe VERIORET tane te Shqiperise(nje prerje keni ) nuk jeni shkeputur akoma nga ANADOLLU turkoshak!
Ju kosovareve ua ka shume qejfi te reklamoni ndasite e krijuara nga pushtuesi turk ne “GEGE” e “TOSKE” dhe “JUGE” e “VERI”!
Para 90-tes ne Shqiperi nuk diskutoheshin fare keto nocione turkoshake,ndersa pas 90-tes e sidomos pasi NATO ua dhuroi PAVARESINE,ju ne vend qe te merreni me veten tuaj dhe ARMIKUN TUAJ SHEKULLOR,SERBET,ju merreni me ne shqiptaret e Shqiperise,futni hundet ne HISTORINE tone,SHPIFNI kunder LUFTES NACIONAL-CLIRIMTARE dhe LUFTEN E 4 divizioneve partizane per CLIRIMIN e trojeve tuaja,ju e quani sikur ata ju paskan vrare per llogari te serbeve!
Bile ju as qe flisni as per ndihmen vellazerore qe qeveria SOCIALISTE ne pushtet ne 1999 ju dha kur serbi ju vuri pushken pas kokes!
Keni shume gjera per te PERTYPUR,Naser Aliu,por mos u merrni me vogelsira e rrefime per femijet!
Ato qe thua me siper kosovaret po i perjetojne edhe sot e kesaj dite e jo ne kohet e largeta!
Shkrimi i Naserit me pelqen ndersa ” Feniks ” e ka ekzagjeruar ate qe thote per veriun e Shqiperise. Nuk ka qene gjithkund dhe gjithmone ne veri kjo qe thua ti Feniks. Nje pjese e veriut ka qene me e mbyllur dhe e izoluar por marredheniet familjare kane qene te ndryshme nga njera krahine apo fshat ne tjetrin.
@Damiano Damiani!
Pikerisht kjo ndrojtja jote se gjoja une e paskam ekzagjeruar dhe se ne veri nuk ka qene kudo keshtu sic po rrefej une,e verteton se ASHTU KA QENE KUDO!
Nuk e di se sa e njeh ti VERIUN e Shqiperise,por une pretendoj se e njoh SHUME MIRE Malesine e Madhe,Lezhen,Tropojen,Puken,Kukesin etj per nje kohe prej 20 vjetesh!
Keto qe shkruaj i ka JETUAR BASHKE ME ATA e jo neper rrefime MAJE KRAHU,sic mund t’i kesh ti,Damiano italian vendi!
Besoj se eshte nje kohe e mjaftueshme per t’i bere RADIOGRAFINE nje zone si VERIU!!!
Megjithate shiko edhe situaten e ketyre 24 vjeteve:
-Kudo ku ka SHERRE,VRASJE,PERDHUNIME,TRAFIKIME etj me siguri,qe 90% shkaktare do jene VERIORE!
Nuk mbulohet M… me SH….!
Feniks, ti me siguri do kesh qene ndonje operativ sigurimi nga jugu qe i dergonin ne veri ne kohen e Enverit dhe pretendon se i njeh,por meqe permende Kukesin po ta kujtoj qe edhe ne 1997-ten kur ne Vlore numuroheshi mijera te vrare,e qe vazhdojne edhe sot,aty nuk u vra asnjeri e sa per sjelljet me grate ju leberit i merrni te keqen edhe Malesise se Madhe,pale Shkodres e Lezhes ,prandaj mos na trego perralla se s`ta kemi ngenè!
Ne veri atehere,o drin shpellari shkonin nga JUGU 99% mesues,inxhiniere,ekonomiste,agronome,mjeke,etj.etj,se ju verioret nuk kishit kohe te mesonit ne shkolle ,por ec te ziheshit me njeri tjetrin!
Se cfare kam punuar une ne veri,nuk ka vlere,por ti nuk mund t’i quash ZAKONE ANADOLLAKE keto qe quaj une se me ato je rritur dhe i quan te drejta!
Gjakmarrja ekziston vetem ne VERI,prandaj ju jeni te ngujuar si ne MESJETE!
Sa per te vraret e 97-tes,mos harxho fryme se per ju 97-te ka patur tere jeten!
Ju e vrisni njeriun si nje pule ekjo tregon EGERSI e jo NJERZILLEK E QYTETARI!
Boll se na cave S….. me IDIOTESITE e tua prej shpellari!
E ka thene Namik Hoti se kush jeni ju!
E para tij edhe Faik Konica!
A di gje ti drini,se nga cilat zona te Shqiperise i grumbulloi TRADHETARI Saleh Ram Berisha, jeniceret bandite per te SULMUAR JUGUN NE 1997?
Ta them une:Pikerisht nga ai VERI,qe ti mundohesh ta mbulosh KAFSHERINE DHE ANTI SHQIPTARIZMIN e tyre si M… me SH…!
Por iken me bisht nder shale se JUGU e ka treguar nder shekuj se eshte TRUALLI I SHQIPTARIZMES DHE I TRIMERISE e jo i CUBLLEKUT!
Ne JUG kane luftuar per SHQIPERINE,ndersa ne VERI per Bajraktaret!!
Ky eshte ndryshim i madh,bre drini nga jugu e jo nga veriu!
Nu ju pelqe shume veta sepse gjejne babain brenda
Pershendetja Feniks.Po,naser aliu,e ka emrin e abdall-gomar naser-te vrar krietar i egjiptit.Sa,i perket se eshte turkoshark dhe halldup arab i ka dhe emrine mbyemrin qe verteton se kuj i sherben.Per,qe eshte nji antikombtar nuk e quaj te till,se ai vet,dhe rugove dha saliu,nuk kan qen asnjihere kombtar,se nuk i takoin kombit ton iliro dardan-pellazgo ilir,shiptar,e kta jan dobica sllav.Nga kopilat sllavoserb,dhe sllavomaqedon si c’jan naser abdelgomar,dhe lali serbovic-slloboanka(liri)ibrahim rogovici,nuk duhet te presim levdata per luftrat tona clirimtare or mik i im.Kta jan halet,dhe fekalet e jashtcitjes sllave or mik.