Zoti Thano, jam nje pedagog ne pension, Prof Asoc Dr Jorgji Hanxhari. Para dy vjetesh, Ju më mundësuat një debat me ish Ministrin Ilir Beqaj, pikerisht per problemin e ilaceve te rimbursuara dhe te analizave, qe detyrohemi t’i bejme tek privatet, per te cilen mundesi ju falenderoj edhe sot! Por sot, lexova në Facebook, nje shkrim brilant njerezor, nga nje personalitet i mjekesise ne rrethin e Vlores, emrin e te cilit, besoj se e keni degjuar, Dr Evriviadhi Goro. Vendosa t’jua dergoj, me lutjen time, qe t’a botoni ne gazeten tuaj ”Dita”, gazete qe qan hallet e popullit! Me poshte vjen shkrimi.
*********
KUR JETA KUSHTON MË PAK SE NJË… DEKIKË
Mjeku i familjes,-nuk mundej të bënte ndryshe.- pati mirësinë të na komunikojë neve, jo vetëm neve të moshës së tretë, urdhërin e Ministrisë së Shëndetësisë, që para se të na shkruhen barnat e nevojëshme,- me rimbursim,- për të përballur, sado pak, problemet shëndetësore, duhet të bëjmë udhëtime dhe shpenzime, për të “fituar” të drejtën, që i takon çdo të sëmuri e, aqë më tepër, neve të moshuarve.
Nuk e di në se ministrja e Shëndetësisë, zonja Manastirliu e ka lexuar çfarë thotë babai i mjekësisë, Ippokratis, autori i Betimit të famshëm për mjekët, që ka jetuar gati 2500 vjet para nesh: “ËSHTË E PAMUNDUR TË DIJË MJEKËSINË AI, QË NUK DI Ç’ FARË ËSHTË NJERIU”.
Unë, jam një nga ata, që vuajnë nga nga sëmundje të zemrës, njera prej të cilave, më detyron të përdor ilaçe kundër mpiksjes së gjakut. Jetoj në Himarë, 76 km larg Vlorës dhe 250 km larg Tiranës. Jam 84 vjeç! Që ta marr atë ilaç, duhet të shkoj, pa tjetër, një ditë në Vlorë, te kardiologu i spitalit shtetëror, i cili do të më japi “vizën” , të ngjitem më lart, në kryeqytet, nga shpërndahet, në gjithë vendin, bollëku i mençurive ekzekutuese, të politikanëve tanë. Atje, një komision, do të vendosi përfundimisht.
Në Vlorë kemi 3 a 4 kardiologë, që gëzojnë respektin e njerëzve hallexhinjë. Si është e mundur, ju si qeveri, të mos keni besim tek ata, kur populli u ka besuar jetën e tij? Apo nuk i konsideroni të aftë të formojnë dhe ata, komisjon përkatës?
A iu ka shkuar ndonjë herë nga mendja, bie fjala, kur shoqëruesi iu hap portën e automobilit të veçantë dhe uleni në kolltukun e rehatshëm, se jashtë xhamave, ka njerëz të varfër deri në dëshpërim dhe të sëmurë, që zvarisen rrugëve, duke kërkuar ndihmë mjekësore? Që mjekët e spitaleve “shtetërore”, i dërgojnë të sëmurët të bëjnë analiza te privati, se disa nuk bëhen në spital? Që u japin receta, të blejnë ilaçe në farmacitë, se në spital nuk ka barna?
E nderuara zonja ministre.
Unë kam qënë mjek dhe e kam ushtruar mjekësinë, 57 vjet, 17 prej të cilave, jashtë shtetit, si mjek privat. I kontratuar me disa nga organizatat e Sigurimeve Shoqërore, përfshirë edhe ato Shtetërore, nuk kisha asnjë kufizim në përshkrimin receptual, të barnave. Madje, shpesh rastiste, të përshkruaja edhe barna, që nuk ishin në listën e rimbursimit. Recetën e shoqëroja me formularin përkatës, ku shënoja arësyen pse e shkruaja. Dhe i sëmuri e paguante, një llojë, si të ishte në listë. Bashkë me shokët e brezit tim, sakrifikuam pjesën kryesore, më të bukurën e jetës, për njeriun, duke i mohuar vetes një nivel jetese, që nuk i përgjigjej atij të popullit raja. Me ndihmën t’ uaj mund edhe të vdesim, por do t’ u lëmë fëmijve dhe nipërve tanë emrin, thesarin më të vyer, që e lënë vetëm njerëz, si ne.
Kolegët, në Athinë, më pyesnin: “A të vjen keq, që jetove dhe punove në vitet e diktaturës?” Qeshja para se t’u përgjigjesha: “Jo. Përkundrazi, e ndjej veten të lumtur, që i shërbeva popullit tim duke sakrifikuar të mirat e rinisë, athere kur më kishte më shumë nevojë, se çdo gjë tjetër. Pata fatin të njoh njerëz të mrekullueshëm, që më mbajtën afër, më nderuan e më mbrojtën dhe të cilët, njerëzimi, s’ ka për t’ i patur kurrë më.”
E nderuara ministre, është mirë, që para se të mirrni vendime, që dëmtojnë shëndetit e njerëzve, të mendoni veten. Sot jeni ministre, nesër ose pasnesër, nuk do të jeni më. Iu urroj, sinqerisht, të mos hiqni, nga pasardhësi juaj, ato që heqim ne nga ju dhe parardhësit t’ uaj.
Pak fjalë “jashtë” temës.
Po iu sjell këtu, një shembull fisnik, nga jeta e një politikani të shquar, që i dhimbsej vërtetë populli i vet. Në përvjetorin e Parë të Republikës, si kryetar i saj, shtroi darkën, e zakonëshme, zyrtare. Personalitetet shtetërore dhe të ftuarit nga bota, pjesëmarrës në darkën e rastit, u ndodhën para një të papriture, që i detyroi të heshtin, të shatisur, nga se? Nga menuja e shtruar. E dini përmbajtjen e asaj menuje historike? Mbase jo, me që politikanët dhe historianët, nuk lexojnë histori.
Përpara secilit, në tavolinë, gjëndej vetëm një pjato me supë! Dhe kur ata, nguronin të zhysnin lugët në pjato, Presidenti, i… “sqaroi”: “HABITENI PËR FUKARALLËKUN E DARKËS? MIRËPO SONTE, KUR NE KEMI PËRPARA KËTË SUPË, DUHET T’ IU THEM SE SHUMICËS SË POPULLIT TIM, I MUNGON. DHE UNË, KRYETARI I REPUBLIKËS SË TYRE, NUK KAM TË DREJTË TË HA TJETËR GJELLË, NGA AJO QË HA POPULLI IM”.
E ç’ u bë? Të ftuarit u ngritën më këmbë dhe duartrokitnin për minuta të tëra. Këto fjalë i ka thënë Presidenti i Parë i Republikës Turke, Qemal Ataturku, 95 vjet të shkuara. Si thoni?
Por le të vazhdojmë me paradokasat, në shëndetësi. Cili është roli i mjekut familjar? Mos vallë ai është thjeshtë, një “qatip”, që vulos shkresa? Mendoj se është poshtërim, që të dërgojë të sëmurin, herë pas here, te specialisti, për të përsëritur dhënien e ilaçit. Pse, b.f., për Xarelton, duhet të vejë, herë pas here, në Tiranë, për deri sa dihet, që i sëmuri nuk do ta ndërpresi kurrë, përdorimin e tij, veçse kur të vdesi?! Kini besim te mjekët e rinjë, ashtu si kemi ne të gjithë, që “njohim mjekësinë, sepse njohim njeriun”.
Mos i mundoni ata, që sakrifikuan jetën për Njeriun, për vendin e tyre. Ne ishim ata, që iu kthenim atyre buzëqeshjen, kur ishin gati të qanin, ju i shuani buzëqeshjen dhe i detyroni të qajnë. Historia e këtij vendi martir, do t’ iu ndëshkojë rëndë. Jepuani atë “lëmoshë medikamentoze” të sëmurëve, pa i sorollatur e, aqë më tepër, njerëzve të moshës së tretë. Nuk iu kërkojmë ndihmë për të “shpejtuar” vdekjen, iu kërkojmë ndihmën njerëzore mjekësore, që të jetojmë ato ditë, që na kanë ngelur, me gëzimin familjar, gëzimin e miqëve dhe të shokëve tanë.
Për kolegët e pacietët e tjerë të asaj kohe të vështirë, për zemrat e tyre, për sakrificat, tregoni, të paktën, një farë nderimi. Mbajini mendë fjalët e Ataturkut, me gjithëse personalitete të tilla, janë antipatikë për politikanët tanë. Bëni, atë që thotë Ippokrati, mundohuni të njihni njeriun.
Iu bëj thirje, në emër të gjithë të sëmurëve rëndë, të zonës sonë: Lerini mjekët e rinj, midis të cilëve ka yje përtej kohës tonë, të bëjnë punën e tyre, për këtë popull, që nuk ka fuqinë të kërkojë,- e ardhmja e tij, nxitet të marri… arratinë.
Bëni detyrën ndaj jetës. “NJERIU, KUR VDES, LË EMRIN. LEOPARDI LË LËKURËN”. Një mençuri e saktë, kineze. Zgjidhni e mbani, emrin apo lëkurën…
*****
Dr.Evriviadhi Goro / Mjek në pension, Nderi i Qarkut të Vlorë / Himarë, maj 2018
Fatëkeqësi Kombëtare….apo Vrasje Kombëtare??
Sot jo vetëm në shqipëri e cila është ….lëre mos e fol,por dhe në Përëndim shpenzimet e tepërta duhen ELEMINUAR.
Në Shqipëri askush nuk flet dhe kërkon të ballafaqohet me Realitetin por NJERËZIT ME DIAPAZON,kërkojnë të flasin me Njerëzit Kafshë më fjalët….e Nderuar….Ju lutem….me Falni…etj.
Dr.Goro,mos dhënia e ilaçeve quhet VRASJE,nqs do të kishte një shtet normal jo shtet kafshësh gjërat do zgjidheshin dikund tjetër,ne një shoqëri të emancipuar dhe jo shoqëri kafshësh gjërat do të ecnin ndryshe.
Të sëmurët dhe sidomos PLEQTË janë një barrë sociale për shtetin,por deri diku Perëndimi e ka zgjidhur disi çështjen duke i grupuar nëpër Institucione Azili.
Në shqipërinë Kafshërore Pleqtë quhen gojë që ushqehen kot,dhe do ishte mirë që këta Pleq të Vdisnin sa më shumë çdo vit që të lehtësohet barra e shoqërisë e shtetit kafshëror Shqiptar dhe paratë të shkojnë ne THESARIN FAMILJAR QEVERITAR!!!!
Shqipëria Kafshërore nuk është SHTET,por është KLAN FISNOR,ku pushteti TRASHËGOHET,dhe ky Klan pranon VDEKJET në keëmbim të kursimit të Thesarit Klanor Fisnor Shqiptar Kafshëror.
Shikoni shpenzimet e Deputetëve,rrogat,makinat,bileta avioni ose në përgjithësi të quajtura SHPENZIME SHTETËRORE,sa miliona € janë në Vit…?
askush nuk flet???
Shikoni si llapin Kafshët për ilaçet e Pleqëve…janë kosto të pa përballueshme…etj!!!
Pse…?
Sepse Shqipëria është një Shoqëri dhe Shtet Kafshësh me Dy këmbë,dhe askush nuk e pranon,por të Sulen si qënë të tërbuar kur i nxjerr të vërtetat në shesh dhe popullorçe sikur u ke q..rë mamanë!!!
Shikoni STATUSIN E USHTARAKUT,pse nuk miratohet ..?sepse e përfitonin rreth 300.000 ish ushtarakë,pa shkuar 10-30% nuk miratohet.
Po statusin e Naftëtarit,Minatorit Doktorit e dreqit me të birë….
Shqipëria Kafshërore me 3 milionë banorë po të ishte vërtet FISNORE do ishte një Shoqëri “Aksionere”ku secili do merrte atë që i takonte dhe në Pleqëri të paktën kujdesin moral,fizik,dhe pse jo dhe atë MEDICINAL që mund të ishte dhe tepër i kushtueshëm.
Por jo,ne jemi shoqeri e deformuar nga njërëz në kafshë këta jemi NE sot,para se të jemi nipërit e Kastriotit,Arbërve,Ilirëve apo Pellazgëve!!!
Ne pranojmë VDEKJEN si shoqëritë TRIBALE,po nuk pranojme Realitetin se jemi të CIVILZUAR!!!!
Qeveria e balerinave te superhorrit e llogarit moshen e trete si nje barre te rende.Demagogji dhe shterngim rrypi.
Shpenzimet qeveritare dhe shpenzimet per politiken nuk njohin kufi ndersa per moshen e trete kujdeset cameria e institutit te mos sigurimeve shoqerore
Duket qe te ka hipur pleqeria qiries Goro.
Nuk e di se ku jeton.
Thuaj shyqyr qe nuk ka filluar ndonje te haje mish njeriu,se te gjithe mbasandaj do turreshin ta benin kete,ne kete vend.
Mosha e trete do kish privilegjin,qe do ta linin per ne fund,si mish pa cilesi.
Cdo e keqe paska dhe nje te mire.
Drejt e sakte i trajton problemet z.Goro.Respekt per ate plejade doktoresh qe humanizmin e kishin mishin dhe gjakun e tyre.Sot nuk ka me humanizem.Jatritë(mjekët) sot cdo njeri e trajtojne si tender,sa para do futin ne xhep per viziten,per analizat,per ilacet,per operacionin,per qendrimin ne spital dhe per funeralin e tij(larg qofte).Pa le shteti qe nuk do te mbaje asgje persiper ne samarin e pergjegjesise,por i mbyti me lek koncensionaret e privatet.Po ju kujtoj sa lloje analizash qe nuk behen ne shtet.Dhe me e cuditshme ato i ben vetem privati dhe ky i vetem ne llojin e vet.Turp e faqe e zeze per nje shtet qe nuk investon per shendetin e popullit te tij,per ate popull qe me mishin e djersen e vet mban ne kembe dhe me te gjitha te mirat administraten e tij injorante dhe bark pangopur.