Dikur romakët e festonin vitin e ri në mars, por kalendari i tyre ishte i ‘sinkronizuar’ me diellin.
Kështu Jul Cezari, në vitin 46 para Krishtit, krijoi atë që ende edhe në ditët e sotme është i njohur si kalendari Julian, që stabilizonte fillimin e vitit të ri ditën e parë të vitit, pra në 1 janar.
Këtë ditë romakët ftonin miqtë e tyre dhe shkëmbenin dhuratë një vazo të bardhë me mjaltë, dhe gjëra të tjera që ishin urim për fat dhe lumturi.
Sot shumë vende evropiane, përdornin kalendarin Julian, por deri në vitin 1751 në Angli dhe Uells (dhe të gjitha zotërimet britanike) viti i ri fillonte më 25 mars.
Sipas traditës katolike, 1 janar është dita e rrethprerjes së Jezusit (në ditën e tetë nga lindja e tij), atëherë kur iu vu edhe emri.
Ka vende si Tajlanda që e kanë sinkronizuar këtë festë shumë vonë, rreth vitit 1941.
Ka edhe vende të tjera, si Republika Çeke, Italia dhe Britania e Madhe, në të cilat 1 janari është shpallur festë kombëtare.
n.s. / dita