Një ish-pedagoge universiteti, e cila kishte grumbulluar kaq shumë libra, leksione dhe dokumente në shtëpinë e saj, më në fund kërkoi ndihmë.
Kur e kemi fjalën që kërkoi ndihmë, nuk themi vetëm ndihmë për të pastruar shtëpinë.
Ky është një nga ato raste për të cilat po raportohet shumë këto kohë.
Bëhet fjalë për një çrregullim mental, të quajtur çrregullimi i grumbullimit, i cili bën që shumë njerëz të mbledhin plehra brenda shtëpisë së tyre.
Kështu ndodhi edhe me britaniken Elizabeth Eaton, 59 vjeç.
Ajo kishte grumbulluar kaq shumë gjëra në shtëpinë e saj me tre dhoma gjumi, sa praktikisht iu bë e vështirë të lëvizte.
Pas tre dekadash duke grumbulluar, Elizabeth e kuptoi se duhej të kërkonte ndihmë.
Ish-pedagogia, që ka dhënë leksione kompjuterash në disa universitete në Londër, jeton vetëm dhe vazhdimisht grumbullonte materialet e saj të punës.
Megjithatë problemi i saj u përshkallëzoi pasi i vdiq mamaja në vitin 2007 dhe më vonë tezja, në vitin 2014.
“Ishte një shock kur më vdiq tezja, Vera. Edhe pse e dija se ishte e vjetër, është shokuese kur të troket policia te dera për të dhënë lajmin. Vdekja e saj erdhi pak pasi kisha lënë dhënien e mësimit pas 25 vitesh”.
Ndërsa kishte probleme për hedhjen e gjërave, ajo mori në shtëpi edhe gjërat e tezes, pasi nuk donte që të hidheshin.
Vetëm muajin e shkuar ajo kërkoi ndihmë.
Pas dhjetë ditësh, shtëpia u pastrua.
“Tashmë ndjehem si njeri i ri. Më ndihmuan që të marr në dorë jetën time. Tashmë kam kaq besim tek vetja dhe nuk më vjen turp që të ftoj njerëzit në shtëpi, diçka që nuk e bëja kurrë më parë”.