Duket se puthja me modelen e njohur për një reklamë po i jep drejtim tjetër jetës së Jesse Heiman.
Mashkulli në fjalë, së bashku me modelen e njohur izraelite, Bar Rafaeli, u shfaqën disa ditë më parë në reklamën e “Soper Boël” me titull “Çifti i përsosur”, duke u puthur, një akt ky që sipas ideatorëve simbolizonte bashkimin e të bukurës me inteligjencën.
Tashmë Jesse Heiman-it i është ofruar një rol në një film pornografik. Kompania amerikane e filmave me drita të kuqe, “Assence Films”, thotë se e kërkon pjesëmarrjen e tij në një film të tillë, pasi do t’i paraqesë publikut një mashkull normal. Jesse i është ofruar mundësia e zgjedhjes së partneresh dhe një shumë e madhe parash.
Nuk dihet nëse Jesse do ta pranojë rolin, por mesa duket oferta do të ndiqet edhe nga të tjera propozime që mund t’i sjellin fitim.