Arben Duka
Dihet që marrëveshjet,
lidhen në Tiranë,
dhe një pëlqim Baze,
asnjëherë s’e kanë!
Nëse bën marrëveshje,
njerëzit emërohen,
dhe shpesh emra-koti,
në Bazë imponohen!
S’po flas për marrëveshjet,
sot me LSI-në,
se tani asaj,
ja dimë fuqinë!
E dimë që e vetme,
s’fiton asnjëherë,
po kur e ke kundra,
hedh gjithçka në erë!
Nuk kam LSI-në,
për të diskutuar,
se ajo që thashë,
është e stërprovuar!
Në fakt për Idrizin,
jam në sëkëlldi,
se nuk mund t’i jepen,
pesë a gjashtë bashki!
Sepse po të shohim,
qytet e katund,
ai diferencën,
nuk e bën gjëkund!
Kaq xhymertë me të,
nuk duhet të jemi,
kur shumë nga të tijtë,
ne kundër i kemi!
Ai tek Rilindja,
s’i sjell dot të vetët,
kur nuk ka me vete,
as dhe deputetët!
Atij mund t’ia japin,
ato që i thanë,
por ata s’votojnë,
për ne në Tiranë!
Që vetë s’i merr dot,
jo-kurrën e kurrës,
po ata s’votojnë,
për ne as në Durrës!
Është e kotë t’i japësh,
Idrizit një dorë,
se të tijtë s’votojnë,
për ne as në Vlorë!
Edhe që ta bëjmë,
llogarinë tamam,
s’na votojnë në Fier,
as në Elbasan!
Me urdhër të peshkut,
s’kanë për të ndryshuar,
se gjithmonë djathtas,
i kanë orientuar!
Se janë të djathtë,
u është mbushur mëndja,
dhe nga një marrëveshje,
nuk ndryshon dot gjëndja!
Mbase dhe e di,
edhe Rama vetë,
se nga Sh.Idrizi,
e majta humbet!
As dhe një kutizë,
ata s’do na mbushin,
sillnin më shumë vota,
Milua me Gjinushin!
Vetëm për dy muaj,
por ju hëngër haka,
gat dhjetë mijë vota,
ju solli Dojaka!
Këto nuk i them,
veç nga mëndja ime,
se ende s’është vonë,
për ca rregullime!
S’di kush tek Rilindja,
bën sot llogari,
por votë e këtyre,
është një siguri!
i kendon rilindjes
more poetziu
po rilindja jote
eshte vet saliu
i kendon ti Rozes
te ardhshim per dreke
se kjo Roza jote
na don gjith pa breke
U qame per Gerdec
sa ngelem pa fryme
kontrata e Nanos
plasi ne marines
Thame e uleritem ,
Saliu,saliu,
Rama vec me bordet
gjithe buxhetin griu
shihi si jan majmur
gjithe horrat tane
dhjame e pasuri
cuditen dynjane
Arben Duka mos u ngut
sot nji bejte po ta qes
bo me i pas nja tre si ti
n’dy ve kambt e n’tjetrin dhjes
Votoni per te pavarurit,qe tu digjen prapaskenat ne dore.
Kur pazaret i bèjne matrapazèt athere çdo gjè shkon nè drejtim te kundèrt,nè kèto raste fitojnè tè mèdhenjtè.Tè vegjlit do presin nga premtimet e …..kujt?…..
Këtu në faqet e mia bëhen ato që quhen “atentate kundër partisë”. Ne i përkasim vetëm kryetarit! Partisë nuk i takon asgjë. Ne jemi partia! Urraaaa për ne! Militantë përpara se jini “kungulli jonë pa fara”! Tung!
Përgëzimet e radhës për Arben Lunxhëri Dukën dhe për ” Lista e mbyllur…”!!!
Kete rradhe je shume i sakte Arben Duka, idrizerat jane miell me krunde.
Arben , dhe une dy fjale do shkruaja
per partite kanakare
dhe mllefin une ta shuaja
por me iku muza fare
Nuk i ze dot me goje
se kam frike mos behem pis
se asnje s’eshte e thate , por e njome
jashteqitje e Ramiz Alise
Dhe kur themi per Ramizin
qe ishte M… mbi m..ter
llogarit jashteqitje e tij
qe jane dhe harbuter
Prandaj fjalen po e mbyll
gjakun per mos te prishur
se derra nuk ka me ne pyll
te gjithe kane zbritur !
Dhe me derrin merresh vesh
kur eshte gen derri vertete
se kupton kafshe e gjore
dhe nuk ben si do vete
Por me keta derrat tane
derr dhe njeri bashke
eshte e veshtire ta gjesh fjale
pa hedhur dorashke !
sa per pershendetje
Ti je I madh o bejtexhi, je shume I madh. Meqenese ti di te besh politike dhe marveshje parazgjedhore, atehere ne socialistet do heqim Ramen dhe do te ta veme ty si krytar I Partise Socialiste. Ta GEZOSH postin e larte te kryetarit!