Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Kurbanët e politikës
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Letrat e Lexuesve > Kurbanët e politikës
Letrat e Lexuesve

Kurbanët e politikës

redaktor
Published April 6, 2015
Share
SHARE

Letër e nënshkruar

Donald Toska

 

Gjesti i Artan Didit për t’u dorëhequr nga funksioni i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit është për t’u përshëndetur. Thënë kjo, në këtë histori nuk asnjë gjë tjetër për t’u gëzuar. Më shumë së një përgjegjësi morale e kryepolicit, kjo dorëheqje erdhi në një moment ku më e rëndësishmja është moskrijimi i problemeve të tjera për qeverinë. Nuk dua të hyj në anën penale, por ajo që të bën përshtypje në këtë histori, është mungesa e marrjes së përgjegjësisë politike nga ana e Ministrit te Brendshëm. Në qoftë se Drejtori i Policisë merr përgjegjësinë morale të çështjes, kjo do të thotë që nuk ishte në dijeni të çështjes, por bën një zgjedhje duke ndjerë peshën e detyrës. Fakti që Ministri pranon dorëheqjen, kjo në mënyrë të drejtpërdrejtë pranon se e gjithë kjo bëhet për të shpëtuar furtunën politike me të cilën do duhej të përballej Tahiri. Një rast analog ka ndodhur në Itali para dy vjetësh ky policia e shtetit italian, në bashkëpunim me shërbimet sekrete italiane, dhe shërbimet e Kazakistanit, rrëmbejnë vajzën dhe gruan e liderit opozitar, Mukhtar Ablyazov, për t’ia dorëzuar më pas Presidentit të Kazakistanit, Nazarbayev. Nga hetimet e mëvonshme rezultoi se Ministri i Brendshëm Italian, Angelino Alfano, ishte në dijeni të çështjes dhe kishte aprovuar operacionin e paligjshëm në rrugë jo zyrtare. I vetmi që dha dorëheqjen nga kjo çështje ishte shefi i kabinetit të ministrit, Giuseppe Proccacini që pranoi se kishte fshehur informacionin. Qeveria Letta e asokohe rrezikonte të rrëzohej nga një skandal i tillë duke parë edhe numrat e pakët që kishte në Senat. Gjithçka përfundoi në një flluskë sapuni. Sot qeveria shqiptare ndodhet me një histori krejt tjetër, por me të njëjtin problem. Diferenca e burrave të shtetit me të tjerët, qëndron te fakti se burrat e shtetit japin dorëheqjen edhe kur përgjegjësia nuk bie mbi ta.

redaktor April 6, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?