102 vjet shumëzuar me 0
Më kujtohet përshkrimi i një gazetareje kosovare i takimit të saj me Erdoganin para disa vitesh. Një takim, ku Vëllai i Madh, kishte pasur vetëm një kuriozitet ndaj vëllezërve të vegjël shqiptarë, “Si është puna e asaj xhamisë që duhej të ndërtohej…”.
Do isha kurioz të dija se çfarë flet Kryeministri ynë me Vëllain e vet të madh në takime private.
Por, dhe pa e ditur këtë, një gjë është e qartë: Thesi i parave të Erdoganit do të shkojë për të ndërtuar një xhami – një xhami të ngritur mbi shkatërrimin e një parku dhe me një projekt arkitekturor të diskutueshëm – një xhami, për llogari të një shoqate fetare. Pjesa tjetër e parave do të shkojë për të ndërtuar një Parlament të ri (a thua se kjo është emergjenca financiare e Shqipërisë), sepse Parlamenti i vjetër bezdis Xhaminë e re të madhe.
Pra, pas 102 vitesh pavarësi (nga Turqia) vjen Kryeministri turk dhe na detyron të spostojmë Kuvendin për t’i bërë vend Xhamisë së tij. Si t’u shkojnë rusët britanikëve e t’u kërkojnë të spostojnë Buckingham Palace, se duan të ndërtojnë një Katedrale Ortodokse aty ngjitur dhe pallati mbretëror u bën hije. Ama, duke u premtuar që Putini do ua ndërtojë me para ruse, më të madh se ç’e kanë.
Rama i çoi Kurbanin e vet Erdoganit, dhe në kthim ai na solli disa peshqeshe, asnjëri që na duhet vërtet.
Peshqeshet dhe Axhenda
Mesazhet e Erdoganit nëpërmjet vizitës së tij në Tiranë janë të qarta. Ai erdhi e përuroi një xhami, solli para për një xhami tjetër dhe kërkoi që të zhvendosim Parlamentin.
Pra, axhenda e Erdoganit ishte thellësisht islamike. Por, nëse Papa kur erdhi ishte gjithëpërfshirës në fjalimin dhe filozofinë e tij, Erdogani na vuri ne, Shqipërinë, në kufinjtë e parë të perandorisë së tij Islame, – neo-kalifat, e quajtën disa gazetarë – në të kundërt të asaj që bëri Skënderbeu, që e shëndërroi Shqipërinë në kufirin e parë Evropian ndaj otomanizimit.
A, po. Erdogani kërkoi që shkollat “terroriste” të një fetari tjetër, bashkëkombas i vet, të zëvendësohen me shkolla fetare të krahut politik të Erdoganit.
Që institucionet shkollore me ideologji fetare duhen rimarrë nën kontroll e mbikëqyrje nga shteti, kjo është imperative. Por jo për arsyet që i kërkoi Kryeministri turk. Ato shkolla duhen kontrolluar për cilësinë e natyrën e mësimdhënies, për dozën e indoktrinimit islam e për mënyrën sesi u mësohet dija fëmijëve e të rinjve. Shteti shqiptar ka standardet e veta të arsimit laik, dhe nuk jam shumë i bindur, bazuar edhe në përvojat personale të atyre që kanë studiuar aty, për përputhshmërinë e atyre shkollave me standartet tona laike.
Për këto peshqeshe të Erdoganit, Kurban duhet të bëhet një park dhe Parlamenti shqiptar. Ato janë, esenca e Kurbanit që duhet t’i kthejë Rama (pa hapur gojë) Vëllait të tij turk.
Ne nuk mund ta dimë se çfarë flet Rama me Erdoganin në takime private, por, nuk është vështirë të kuptojmë për çfarë NUK flitet.
Për se flasin Vëllai i Madh dhe vëllai i vogël?
Të paktën, jam i sigurt për çfarë nuk flitet: Nuk flitet për burgosjen e gazetarëve në Turqi, për shtypjen e dhunshme të protestave e të çfarëdo zëri opozitar atje, për radikalizimin e shtetit turk që po kërkon dhunshëm të vendosë një vello islami mbi një shtet laik, të ndalojë deri dhe Twitterin e alkoolin, për korrupsionin familjar të familjes Erdogan, për blerjen e mediave, deri dhe vrasjen e armiqve të regjimit të Vëllait të madh të Kryeministrit tonë.
Një gjë tjetër për të cilën nuk flitet me Erdoganin është Skënderbeu, figura jonë kombëtare që turqit deshën ta na e heqin dhe nga librat e historisë, para ca vitesh. Ndoshta dhe na e kanë hequr, dhe ne nuk dimë gjë. Sepse, kryeministrat tanë na i bëjnë gjërat fakt të kryer.
Besoj nuk flitet as për Merkelin e as për Evropën, ku Erdogani është një figurë e papëlqyer. Vëllai i Madh i Kryeministrit, është një autokrat që Evropa nuk e do.
Erdogan, në vendin e vet është personi që akuzon për “puçistë” e për “horra bulevardi”, një sozi në përmasa më të mëdha i Berishës. Vëllazëria me të, kërkon një kurban. Kurbani i saj është Shqipëria laike, një park, ndërtesa e Parlamentit, dhe sidomos, morali diplomatik e politik i Kryeministrit. Më kryesorja, kurbani i Erdoganit është Shqipëria evropiane.
Tani le të na thonë sa është fatura e këtij Kurbani. Jo ajo për të ndërtuar xhamira. Por, ajo për të ndërtuar spitale. Nëse ka.
Shume interesant si shkrim. por nuk kuptoj keta komentuesit e flaket si Pellazgu me shoke pse tani ju ka ikur zelli per te komentuar kot qe u tha Erdogani apo ato qe kerkoi nga Shqiptaret apo vetem kur behet fjale per te KRISHTERET komentojne pa pushim dhe pa lidhje. pra do te thote se ju pranoni qe jemi turq dhe se jeni dakort me cfare Erdogani tha.
Zgjohuni dhe jini realist dhe jo persona qe flisni sic ju intereson. se ndryshe nuk do te ecim perpara.
Bravo Koloreto.
Me ne fund nje reagim prej intelektuali, Pas tre diteve Memecërie Kombëtare.
Gjithsesi, Shteti Shqiptar eshte në periudhën e “Zbythjes Historike”
Kjo “Zbythje Historike”;
– Filloi me Zaptimin e SHQUP-it nga Banda e Saleh Islamikut,
-Vazhdoi me shkuljen nga vendi te Ministrise se Mbrojtjes, per shkak te “Xhamise” se Janullatosit,
– Vazhdoi me Sulmin ndaj Korpusit te Universitetit nga Banda ne Drejtesi e Ilir Metes,
– Per tu finalizuar me Shkuljen, zhberjen e Historise parlamentare Shqiptare, duke prishur godinen aktuale te Parlamentit
Shteti Jam Unë !!!!!!
Me kete parim në mendim dhe veprim e kemi te garantuar Greminen e thelle ku do perfundojme.
Shteti Jam une, dhe po u çmenda une e hedh edhe shtetin ne Gremine – Si bëri Salehu ne 97′
me gjith respektin per ty Koli ti flet si kaurr dhe Jo si shqiptar.te vjen mire ty o Koli kur myslimanet ngrejne bythet nga qielli ne mes te sheshit Skenderbe dhe falen se komunistet e rinj nuk I lene te kene nje xhami si kisha k. e ortodoxeve shqiptare
Fjalori i gjuhes se sotme shqipe fjalen kaur e spjegon keshtu: ” Emer me te cilin turqit quanin me perbuzje ate qe nuk ishte i fese myslimane”. Pra ne kete forum kemi komentues te cilet jane adhurues te pushtuesve aziatike te cilet edhe perbuzjet dhe fyerjet i bejne njejte si pushtuesit aziatike.
E pyes vehten, a thua cilet jane keta. Pergjigja eshte e thjeshte. Keta jane disa mbeturina osmane te cilet, fatkeqesisht vendi yne i paska me bollek.
Ky sulltan turk i trashe dhe mendjemadh Rexhep Erdogani (vellai i Pellazg AAnusit) ne vend te kerkoje falje per mijra apo milione kokash shqiptaresh te prera nga gjysherit e tij halldupe,vjen dhe na detyron ta quajme vella.
Ky idioti nazi-islamisti turk na dha nje “peshqesh te madh” sa te gjitha shkollat shqiptare.
Na dha xhamine me 5 minare,”universitetin” per xhihadistet.
Ky ka deklaruar se xhamite jane shpatat,raketat,bombat atomike te islamit.
Keshtu ndodh kur ke ne krye te shtetit hoxhallare halldupe dhe idiote.
Te jemi kaq idiote ne shqiptaret sa te na pushtojne perseri barbaret turq. Mos harojme punen,luften e madhe te rilindasve qe shkruanin :
Shqiperine e mori turku i vu zjarr
Shqipetar mos ri po duku shqipetar…
Pellazgu eshte arben llalla nje minoritar egjyptian nga elbasani islamik i rjetit isis i biri pajtim it e i matjanes lindur 17 janar 1972
Esht perzene nga maqedonia bashke me priftin e vetshpallur nikolla marku nje i ven ne detyre per cenim te unitetit ton kristjan ortodoks te shqiprise ne sherbim te fundamentalizmit islamik !
Ku jane patriotet islamike shqiptare qe nuk flasin kur perdhoset figura kryesore kombetare???…Apo ju duket vetja “patriote” sepse i dalin zot pushtuesit perdhunuesit, perqudnuesit 500-vjear te popullit tone….Ku jane ata “patriote” kuq e zi, qe brenda ne shtepine e tyre, fekalet turke injorojne simbolet tona me te shtrenjta???…Ku jane ata qenef-politikane, qe dikur ulerinin…e duam Shqiperine si gjithe Europa….Ku jane shoqeria civile, mbeturinat e llojit Muq, e gjithe ajo jashteqitje anadollake, qe flet gjithe diten per “tolerance fetare”, dhe ne anen tjeter perloten per xhihad???….Dhe xhihadin e shpallen boterisht ne mes te Tiranes, ne prezencen e nje neverie politikanesh dhe mbeturinash te helmuara benevrekesh….duke hedh poshte gjakun dhe sakrificat shekullore te popullit….Ku eshte “elita”turke shqipfolese, qe nuk proteston kunder dhunimit te objekteve te krishtera nga fekalet turke-arabe, pse nuk flasin se mbi themelet e ketyre objekteve, eshte hedhur kolera turke per te zhdukur identitetin??? Si nuk ju vjen turp dhe te vjellet, kur pretendohet per ngritjen e xhamive neper kala, te cilat jane ngritur pikerisht kunder pushtuesve, e aq ma teper kunder kesaj kolere???…Ne radhe te pare ky eshte turp dhe ofendim ,per ate pjese te popullit deshindent mysliman, qe jo per deshiren e tyre, quhen te tille,….dhe ne radhe te dyte eshte sakrilegj i rende qe i bahet popullsise se krishtere, te cilet sakrifikuan nder shekuj çdo gje per te ruajtur te paster identitetin….Dhe kryesorja ,kjo eshte nje goditje antikombetare, ne rrugen drejt Europes….
popullin lere rehat,se ti quhesh : Popull Kot .
Po te shkojme me llogjiken tende ne nuk duhet te komunikojme me asnje shtet qe dikur na ka sulmuar apo pushtuar,si psh,Italia,Serbia,Greqia,Gjermania,Bullgaria etj etj etj …!
Vereni trurin ne pune para se te shkruani o njeres !
Tungjatjeta.
Ate qe nuk e bene per 5 shekuj me radhe turqit, edhe me vezire e gjenerale nga Shqiperia, po e bejne, me nje perfitim kolosal ne kohet moderne ne keto 25vjet,kane kapur kycet e ekonomise, bankat, industrine e energjitiken, arsimin, qe ne te ardhmen e afert te kene kuadrot e tyre ne politiken shqiptare. Dhe kete e bene me ndihmen e madhe te pashallareve te sotem,nga Saliu, Fatosi dhe se fundi, nga me i gjati dhe po ashtu me truthati per politike, Edi Rama. Fatkeqesi e madhe per kete komb, derisa te nxjerre patriote e shqiptare te ndershem, duhet te kaloje nje kohe e gjate, por deri atehere do te jemi bere cope e therrime.
Nje shkrim teresisht i gabuar dhe qe demton miqesine shqiptaro-turke. Duhet te kini respekt per personalitetet qe vizitojne vendin tone dhe sidomos per ata qe flasin per bashkepunim vellazeror. Jam si ne shtepine time te dyte-u shpreh Erdogan. Pese mije muslimane do te falen ne objekt kulti modern, qe i ka munguar Tiranes dhe Shqiperise. Ai pranoi se romancieri i paer turk eshte me origjine shqiptare, rektori i pare i Stambollit Hoxha Tahsin nga Cameria -shqiptar, autori i fjalorit te pare turk-frengjisht Sami Frasheri, autori i Hymnit turk eshte po ashtu shqiptar nga Kosova. Atehere perse cfare doni? Per shkollat ka sot qendrim te qarte te MAS. Kujdes redaksia.Nuk ka nevoje per shkrime negative kur eshte fjala per miqesi midis popujve!
Kujtova se do përmendje në pyetjet e tua rreth bisedave vëllazërore një fakt të thjeshtë: a diskutojnë vëllezërit siamezë për shkolla shqipe për ata milionë shqiptarë në Turqi? Të tjerat janë perime.
Ideja e neootomanizmit u hodh qarte ne preze,…, dhe kuptohet kur quan vella te madh, perdhunuesin 500 vjecar, c`te presesh tjeter nga keta “politikane”, hiqet busti i Gjergj Kastriotit, Shenjtorit Orthodhoks, Heroit Kombetar, dhe asgje nuk ndodh…..,
Kuvendi te shkarkoje menjehere nishanin
Shqipera eshte me keq sot sesa ishte me 1920-ten. Se atehere kishte shprese. Kishte Rilindas te vertete dhe jo si keta te sotmit. Vura re njerin ketu qe shkruante: “Ti flet si kaurr dhe jo si shqiptar”. Domethene sipas tij te krishteret nuk jane shqiptare!!!! dDel atehere se hoxha Irfan nga Kosova paska te drejte kur thote se shqiptaret ne kete vend i solli turku!!!! Kam filluar te pendohem rendshem qe e kam urryer Enver Hoxhen. Ai paska qene ilaçi i ketij vendi.
Pse thuhet cfare biseoi Erdogan me Ramen dhe jo me Nishanin. Erdogan ishte i ftuari dhe prituri nga Nishani, te dy presidente . Pra ne kete rast Rama ishte ne vije te dyte. Atehere pyesni Nishanin per ERdoganin.
Sikur myslimanet t’i bejne ritet e tyre secili ne objektin e vet ne lagje, fshat apo ku ndodhen, sepse objektet i kane me shumice, sa po ju mbin bari, nuk kane nevoje per simbole te tjera, qe ne thelb jane nje diversitet i rende kunder vlerave tona europiane….Vllau i benevrekeve sillet si ne çifligun e vet, duke detyru te heqe simbolet tona kombetare…Cili mik te ban ligjin ne shtepine tande????….Vetem armiku , e sidomos ai me i neveritshmi ,mundohet per nje gje te tille!!!….Cili mik te ben thirrje ne shtepine tande per xhihad???…Per xhihad kunder kujt, kunder vellezerve te krishtere do behet xhihadi???…Perdhunuesin, perçudnuesin tone 500-vjeçar, e quajme vella, …po te krishteret shqiptare, çfare jane???….Ky eshte helmi antikombetar, qe “vllau” ka 500-vjet, qe fut ne damaret e popullit tone….Ky eshte qellimi final i trinomit antishqiptar….turk-grek-sllav, per te na paraqitur para Europes dhe botes, si vend islamik,si rrezik per sigurine e rajonit, dhe me kete rast justifikojne territoret e grabitura dhe genocidin zhdukes ,te ketij trinomi….Vetem rruga Europiane, eshte zgjidja e vetme e kombit tone…..
Gjithnjë kini shkruar e po shkruani për ato që kam unë në shpirt e në mendje o Koloreto Cukali ? Kini paralajmëruar i pari për atë që “Rilindje dhe progres pa moral nuk mund të ketë”! Dhe kjo aksiomë është vërtetuar, po vërtetohet e do të vërtetohet dita-ditës! Shtetarët e pushtetarët tanë e kanë bërë Kurban moralin kombëtar prandaj do të dështojnë në mos sot nesër…! Morali është piedestali i vetëm ku kombet me dinjitet nuk të lënë të qurrosesh! Nderime Koloreto dhe për humor po ju kujtoj se duhet të bëni ca “tarta tarta për Kurbanierët tanë që veç sqimë burri shteti nuk kanë”! Tung!