Të rrosh a mos rrosh
Mendon njerëzia
Jetën dëm ta çosh
S’të lë Perëndia
Ke nuk ke para
Me buxhet je hollë
S’ka vend për shaka
Fëmija do shkollë
Merr libra me listë
Lista ësht’ e gjatë
Dhe një tjetër pistë
Duhet kurs privat.
Në shkolla kan’ kthyer
Mësueset shtëpinë
Dikush në aneks
Dikush në kuzhinë
Njëra në një cep
Atje pranë haurit
Tjetra në një zyrë
Te puna e burrit.
Plas kursomania
Si kok’e fasules
Ka dhe një orar
Te dyqan i Bules
Shkruhet nën tabelën
“ Fruta – zarzavate”
Dy orë me qera
Për kurse private.
Mësues – mësuese
Vënë janë në garë
Për të hapur kurse
Që ditën e parë
Je i detyruar
Nuk bën dot bisht
S’pari do paguar
Kursi për anglisht.
Për të zënë dora
Për një kurs të mbarë
Duhen mijëra lekë
Ca dhjetra dollarë.
Pastaj prind i dashur
Mos të të vijë rëndë
Se kursi privat
Është për çdo lëndë
Kurs në fizikë
Kurs në kimi
Fli gjatë mësimit
Mëso në shtëpi .
Me sa kemi parë
Si s’na plasin sytë?!
Kurs në klasë të parë
Kurs në klasë të dytë
I dashur mësues
S’është turp fare
Që të hapësh kurs
Dhe për abetare?!
Prindi zemër djegur
Pyet si me frikë
Vallë ku ka humbur
Arsimi publik?!
kap tamam shqetesimet e perditshme.
po me se te rrojne mesuesit e shkrete a nuk me thoni??
or mik kurse le te bejne por mos i shtrengojne femijet e shkrete qe ose te ven neper ato kurse ose nuk do trajtohen me barazi ne oren e mesimit. Kjo eshte
Keto jane daulle te medha qe bjene per ministrine e arsimit,qe duhet urgjentishte te vere dore mbi keta spekullatore primitive.Keto transformime qe i beje arsimit disa bashbozuke dhe mesues duhen djegur me bezine se burgu nuk ben gje.
Te eleminoshe arsimin publik qe eshte primar ne tere boten eshte me se nje krim i paster,ju po deshet liheni dhe pastaj kerkoni shqiperi.
Ore doja te dija nje gje… Ky Arben Duka qe shkruan keto poezite ketu ne Dita eshte ky qe ka shkruar kete ketu:???
http://albanianorthodox.wordpress.com/2013/09/07/shqiptarja-com-nderim-per-anastas-janullatosin-blog/
http://www.shqiptarja.com/blog_article.php?id=527&IDCategoria=6&page=2
!!!!!???
o byrazer Arbeni nuk eshte me ketu, ka ikur te gazeta tjeter, ky qe shkruan ketu en Dita quhet Petrit Zili dhe eshte nga Dibra. kurse keto poezite me Janullatosin Arbeni i ka shkruar, po i ka shkruar te ajo gazeta ku punon tani. Me sa duket…varja
“Edhe Sheh Islami qe jep fetefane , per para shet t’ane” . Siq shifet vargjet e vepres se Hasan Zyko Kamberit ” Paraja” jane kuptuar keq dhe nga mesuesit e ciklit ulet te 9vjecares dhe…tjeret .. . Vetem keta ,mesuesit , kishin ngelur pa u korruptuar nga qeverisja e prapet e Sali Berishes , tani edhe kjo shtrese .u njollos , mjere femijte e atyre prinderve qe s’kane te paguajne ! Ky ishte tranzicioni allaBerishse qe po e kthen arsimin ne Shqiperi nje mundesi vetem per ata qe qe kane te paguajne ne menyre abuzive . Pa barazi edhe ne aresim , kete nuk e kishim menduar !
si eshte arsimi sot do jete Shqiperia neser. dmth per ibret. Turp, turp turp