Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë për “Al Jazeera Balkan” se pas zgjedhjeve të fundit, Serbia nuk do t’i ndryshojë objektivat, por vetëm mjetet. Kryeministrin e sapo zgjedhur serb, Aleksandar Vuçiç, Kurti e ka krahasuar me Putinin. “Unë mendoj se Beogradi i udhëhequr nga Vuçiç do që të aplikojë një model mbi Bosnjën, me modelin e Moskës. Ai po kopjon Putinin”.
Ai ka prekur sërish temën e kombit, ku ka qartësuar se kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk është krijuar nga shqiptarët.
Në ‘provokimin” e gazetarit të “Al Jazeera Balkan”, se në Tiranë, nuk mund të dëgjosh një mendim pozitiv për kosovarët, Kurti ka thënë se statistikat e dëshmojnë të kundërtën. “Sipas hulumtimeve të Gallup International, 63 për qind e popullsisë në Shqipëri mbështesin bashkimin me Kosovë, dhe në Kosovë, 81 për qind e mbështesin këtë bashkim”.
Ndërsa, kur flet për zhvillimin e vendit dhe korrupsionin, Kurti thotë se nuk mendon që ky i fundit është shkaktar i të parit, por e kundërta.“Unë mendoj se korrupsioni nuk është shkaku i prapambetjes , por zhvillimi i dobët shkakton korrupsionin”.
Ai një pjesë të madhe të fajit për këtë ua hedh ndërkombëtarëve të cilët kanë administruar me Kosovën në 15 vitet e fundit. “
Ne duhet të rinegociojmë marrëdhëniet tona me BE-në. Ne kemi nevojë për mjekë, profesorë e inxhinierë nga BE, jo për policë dhe ushtarë”, tha ai.
I pyetur se kush është sot armiku i Kosovës, Kurti thotë: “Në të parën, do të përmendja agresionin serb, ndërsa nga ana tjetër është neoliberalizmi, që ka të bëjë me privatizimin dhe kufizimin e problemit të infrastrukturës vetëm në asfalt. Gjatë viteve të nëntëdhjeta, Kosova ishte një burg politik – por kemi pasur barazi, sepse në burg të gjithë janë të njëjtë, por nuk kishte liri”, tha ai.
“Që nga viti 2000, Kosova për shkak politikës së bashkësisë ndërkombëtare, është një spital ku nuk ka barazi, sepse ne trajtohemi si pacientë – edhe pse e kemi lirinë. Nga pikëpamja ekonomike në vitet ’90 ne ishim në burg, dhe tani ne jemi lëshuar në xhungël, ku ne kemi lirinë, por nuk ka barazi, dhe pikërisht ky është neoliberalizmi. Në burgun e Slobodan Milosevicit qëndruam për 10 vjet, ndërsa spitali i bashkësisë ndërkombëtare po vazhdon për 15 vite”, ka thënë Kurti.
“Tani është koha për një Konfederatë mes shqiptarëve në Ballkan”. Kështu shprehet kreu i ri i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Sulejman Gjana i cili, në një intervistë dhënë për portalin Dielli.al, – See more at: http://dielli.al/lajme.php?id=51254&k=71#sthash.7HxIETp8.dpuf