Publikimi i një raporti nga agjencia “Global Financial Integrity”, ku thuhet se 1.3 miliard dollarë kanë dalë nga Shqipëria gjatë qeverisjes Berisha, ka ngritur shumë pikëpyetje nga njerëzit se kush qëndron pas kësaj shume. Për më tepër ky dyshim shtohet kur në raport theksohet se të dhënat janë marrë nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.
A ka Shqipëria një listë ‘Lagarde’, nga ajo që ka tronditur Greqinë, që nuk e dimë? Opozita kërkoi në Kuvend llogari nga për këtë listë, duke kërkuar emrat. Ministri i Financave Ridvan Bode tha se qeveria ka institucionet përkatëse që merren me këtë çështje.
Ndërkohë, kryeprokurori i ri i Shqipërisë, duket më shumë si një inatçor, që ka ndërmend të bëjë spastrime në prokurori, duke u shprehur madje se i di kush janë prokurorët e korruptuar sepse i dinë të gjithë. Po a di ky kryeprokuror gjë për këtë listë? Meqë ka drejtuar edhe Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, a ka dijeni ai për pasuritë e transferuara jashtë?
Për këtë gjë ai hesht, edhe pse tani ka në dorë një institucion të fuqishëm. Shumë njerëz mendojnë se një listë e tillë nuk do bëhet kurrë publike. Kurse Rivdan Bode flet për institucione. Për të qeshur.
Email nga adresa: [email protected]