Në një artikull të dt. 27 korrik 2015, Drejtori/Rektor i Qendrës ndëruniversitare të Studimeve Albanologjike z. Marashi pas heqjes së statusit këtij institucioni, mes të tjerash shkruan këto rreshta: “QSA është kthyer, de facto, në një institucion fantazmë”. Këtë që vetë drejtori i kësaj qendre më të madhe studimore të fushave albanologjike, e deklaron me gojën e tij, nuk e katandisi ligji i ri “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë”, por, marrja përsipër prej tij drejtimin shkencor të kësaj qendre madhore pa pasur njohuritë, karrierën e pamjaftueshme profesionale, madje edhe mungesën e qëllimeve idealiste e strategjike për të ngritur dhe përmirësuar cilësinë e institucionit. Që në fillim të kësaj karriere u vunë re qartazi edhe synime të tjera regresive. Këtij drejtuesi duhet t’i kujtohet, që në ditën e parë të emërimit të tij, pyetja që i u bë nga një profesor i njohur i kësaj qendre: “Kush jeni ju z. Marashi”? Gjithashtu duhet t’i kujtohet, i sapo ardhuri nga Franca, pa titullin shkencor të domosdoshëm për të drejtuar një qendër të tillë studimore madhore, se si e mori këtë titull në Shqipëri, vetëm pas emërimit të tij në këtë post? Nuk do ndalesha në bëma të tjera regresive, që në ditët e para të emërimit të pamerituar kur ky drejtues hoqi qafe mjaft profesorë të njohur të fushës duke gjykuar se ata që e kanë pasion, punojnë edhe jashtë institucionit edhe duke qenë në pension; dhe nga anë tjetër ua mbylli rrugën njëherë e përgjithmonë këtyre studiuesve. Madje edhe duke e thelluar këtë qëndrim ndaj profesorëve të përkushtuar në fshehjen e ftesave të aktiviteteve shkencore ndërkombëtare të ardhura në sekretarinë e QSA-së, siç është një nga rastet e organizimit të simpoziumit të dytë të grupit të dytë studimor për muzikën shumëzërëshe në kuadrin e International Council for Traditional Music në 22-27 në prill të 2012–ës në Tiranë ku asnjë profesor i etnomuzikologjisë dhe etno-organologjisë nuk u lajmëruan. Ky drejtues vazhdoi edhe me sjellje të tjera perverse duke mos ia paguar artikujt dhe drejtimet në proceset e kualifikimeve shkencore profesorëve të jashtëm.
Pra, që në fillim u pa e ardhmja e këtij institucioni. Ky emërim i katapultuar i këtij drejtuesi, që në fillim u konsiderua si një privilegj nga i cili vetëm mund të përfitohej. Heqja e statusit këtij institucioni mendoj se është një veprim mjaft i vonuar i kësaj qeverie. Kjo duhet të ndodhte edhe më parë me qeverinë e kaluar. Madje mjaft nga drejtuesit të kësaj qendre madhore albanologjike duhet të përgjigjen ligjërisht për dëmet kolosale që i kanë shkaktuar këtij institucioni me ndjekjen e një strategjie të mirëpërcaktuar nisur vetëm për qëllime përfitimi. Më të theksuara këto dukuri kanë qenë në të ashtuquajturin “Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Artit” ku edhe abuzimet në mjaft drejtime degjeneruan mjaft fusha studimore, për paaftësitë profesionale të tre profesorëve të këtij institucioni ashtu edhe me veprimet e tyre. Vetëm pas shumë vitesh abuzimesh, drejtori i Kësaj qendre madhore, bëhet merak në këtë artikull duke deklaruar se “ky institucion publik, i braktisur nga ministria e linjës, mbyll derën. Për t’ia dorëzuar çelësat kujt?”
Për këto interesa makute materiale e monetare kjo qendër krijoi abuzivisht edhe shkollat e kualifikimit, që u përmendën kohët e fundit edhe nga Kryeministri i Shqipërisë rreth dy tezave të kualifikimit të lartë shkencor, që për mendimin tim, janë vetëm dy nga mjaft rastet e shumta të abuzimit në tezat e doktoraturave e që në tërësinë e tyre, janë vetëm maja e aisbergut. Me “drejtimet shkencore”, me programet më abuzive e absurde të fushës përmes të ashtuquajturës “Shkolla e Kualifikimit pranë QSA”, degjeneruan thellësisht, në këtë kontekst edhe sistemin e arsimit të lartë të kualifikimeve shkencore duke siguruar edhe në këtë drejtim përfitime të majme monetare, në një këndvështrim tjetër, jashtë profileve dhe juridiksioneve të tyre ndaj fushave të lartëpërmendura. Por drejtuesi i kësaj qendre mendon se mund të mbrohet me gjykimin e tre profesorëve të IAKSA rreth përpilimit të tezave pasi ai vetë, përderisa nuk është në gjendje t’i mbrojë këto teza, nuk është në gjendje edhe të reagojë rreth këtyre tezave më qesharake të vendosura pikërisht nga këta tre profesorë të përmendur. Por, sikur të mos mjaftohej me kaq. Po ky drejtues, në vend që të referonte materialin shkencor në simpoziumin e «Gjendja e tashme e Eposit të Kreshnikëve në pesë vende të Ballkanit: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Mal i Zi», 8-9 gusht 2014, Prishtinë, del jashtë kornizës së simpoziumit duke bërë replikë ndaj vërejtjeve që Kryeministri i Shqipërisë i bëri mbi dy tezat qesharake të shkollës së kualifikimit pranë QSA.
Po në këtë shkrim Drejtori Marashi shkruan: “Pesha specifike e instituteve të QSA nuk përkthehet në vlerë monetare, pasi kujtesa e popullit shqiptar, thesaret që ai ka krijuar përgjatë mijëvjeçarëve e që studiohen dhe u transmetohen brezave nga ky institucion, vlejnë shumë më tepër se një bankë moderne, madje edhe në kohë krize si kjo e sotmja”. Por a është i informuar ky drejtor përse paraqitja e vlerave monetare në konceptin e paraqitur si slogan qëndron mjaft larg realitetit, se si këto vlera monetare të taksa paguesve shqiptarë janë vënë në përdorim të thesareve të trashëgimisë apo të xhepave të tre profesorëve? A është në gjendje drejtuesi Marashi të kuptojë se një studiues i etnografisë apo letërsisë gojore të drejtojë teza të doktoraturave? A është në dijeni z. Marashi se në përgatitjen e lëndëve paraprake në doktoraturat e etnomuzikologjisë jepej 14 orë “leksione” (vështrime rreth albumeve të qilimave) dhe vetëm katër orë etnomuzikologji? Strategjia e komunikimit të tre profesorëve të IAKSA qëndron prej kohësh në mënyrë të tejskajshme mashtrimi në një degjenerim që i përket një shkalle mjaft të lartë
Mbi strategjinë dhe taktikat degjeneruese të komunikimit të drejtuesve të IAKSA, pranë QSA në degjenerimin e fushave të trashëgimisë kulturore.
Pikënisjes së mjaft prej ngjarjeve të tjera mund t’i jepet përgjigje duke i përmbledhur e argumentuar në tre këndvështrime:
a) Së pari, në paaftësinë profesionale e mungesë busulle në fushat studimore përkatëse të etnografisë dhe letërsisë gojore;
b) Së dyti, në protagonizmin e sëmurë e të pa merituar të punonjësve të saj në disiplinat shkencore jashtë profilit dhe
c) Së treti, në makutërinë e lartë për përfitime monetare.
Së pari, dy fushat studimore albanologjike që lidhen me traditat muzikore shqiptare të përmendura, bëjnë pjesë në Shkencat Artistike. Këto fusha konsiderohen jo vetëm si kulturë shpirtërore, siç po thuhet shpesh kudo, por e përsëritur edhe në materialet e organizimit të këtij festivali ku rëndom kjo trashëgimi cilësohet si “jomateriale”. Këto fusha multidisiplinare konsiderohen njëkohësisht edhe si kulturë materiale dhe kjo e fundit konsiderohet po aq e rëndësishme sa edhe ajo shpirtërore pasi pa qenësinë e të parës nuk mund të ekzistojë e dyta.
Përveç botimeve shkencore, etnomuzikologjia dhe etno-organlogjia lidhen me skenat artistike, konkurset rajonale, kombëtare e ndërkombëtare. Në këto fusha specifike etnomuzikologët shqiptarë, në periudhën e administrimit të këtij institucioni nga autoritetet e larta shkencore, hartuan mjaft projekte si: projekte arkivale, organizime simpoziumesh shkencore të shumta kombëtare e ndërkombëtare me pjesëmarrjen e specialistëve më të njohur botërorë, si dhe projekte të tjera rreth riaktivizimit të instrumenteve muzikorë, restaurimit strukturor të tyre, etj.
Drejtori Marashi duhet të kuptonte se aplikimi i një strategjie të rafinuar komunikative për të mbijetuar, duke mos u aktivizuar në fushat studimore të profileve të tyre, këta “studiues” aktualë u mbrojtën aq herë sa ndryshuan edhe qeverisjet e djathta apo të majta me rivendosjen e drejtuesve të këtij institucioni, rregullisht, një i djathtë e tjetri i majtë. Nën këtë mbrojtje punonjësit e IKP, sot IAKSA, nga ajo që është parë e konstatuar përgjatë një dekade e gjysmë, u treguan mjaft të zhdërvjelltë të pozicionoheshin e të pozicionohen, duke vendosur maska në vetë emërimet e tyre në rangje drejtuese, në fushat studimore të etnomuzikologjisë madje edhe në drejtime të departamentit përkatës, paçka se në këtë strukturë të panjohur për ta, i jepnin të drejtë ekskluzive, pa ndjenjën e turpit edhe t’i drejtonin “shkencërisht” e me madhështi profesorët e fushës. Drejtori Marashi është i mirinformuar rreth rrëmbimit të projektit austriak duke zëvendësuar profesorët që hartuan më parë projekte të arkivave me studentët e sapo ardhur në IKP. Drejtuesit e IKP, sot IAKSA, lejonin hartimin e projekteve madje kur ato përfundonin, eliminonin paturpësisht autorët e tyre. Këta aktorë, jashtë profilit i kemi parë e dëgjuar, madje rëndom, në biseda emocionale rreth traditave muzikore duke u argalisur në lloj-lloj aktivitetesh “artistike e shkencore” në fushën e traditave muzikore paçka se nuk njohin as edhe elementët më fillestarë të kësaj fushe multidisiplinare.
Së dyti, nivelet profesionale të tre profesorëve, që janë aktualisht edhe anëtarë të Këshillit Shkencor të IAKSA, kanë qenë historikisht më problematikët në performancën shkencore në fushat përkatëse të tyre në periudhën e quajtjes së këtij institucioni si Instituti i Kulturës Popullore. Në periudhën e mëvonshme të IAKSA, pranë QSA kjo perfomancë shkencore e këtyre punonjësve, më tej u rrëzua dhe u degjenerua pothuajse tërësisht. Kjo vërehet mjaft qartë në shkrimet përshkrimore të revistës shkencore “Kultura Popullore”, botim i redaksisë së IAKSA, pranë QSA ku, veç të tjerash, prej disa vitesh, mbizotërojnë pothuajse, në gjysmën e kësaj reviste, vetëm shkrimet e Kryeredaktorit e në gjysmën tjetër vetëm ato të anëtarëve të K. Shkencor me një grykësi të shthurur.
Së treti, ajo që finalizon tërësisht këto sjellje perverse qëndron në zellin e veçantë për t’u marrë, jo me profilet e tyre por me muzikën tradicionale pasi çdo event i tillë artistik e shkencor shoqërohet gjithmonë me pagesa të ligjëruara, jashtë rrogave, që rrjedhin si honorare periodikisht në etapa mjaft të afërta.
Duke i mënjanuar edhe specialistët e fushës pikërisht për këto qëllime, këto aktivitete të shumta u vetadministruan financiarisht, tërësisht në mënyrën më selektive në një rreth tepër të ngushtë, mes rrogëtarëve të këtij institucioni. Për të larguar ekspertët e fushës e përvijuan këtë strategji edhe më tej, duke mos ua paguar honoraret e artikujve shkencorë profesorëve të jashtëm të cilëve, shpërblimi, u takonte me ligj. Z.Marashi është i informuar rreth këtyre bëmave dhe nuk ka marrë as edhe një masë konkrete rreth këtij abuzimi dhe degjenerimi në institucionin ku ai drejton.
Këta aktorë degjeneruan edhe mjaft prej projekteve kombëtare e ndërkombëtare, me qëllimin e vetëm, për rrëmbimin e të ardhurave monetare të tyre duke i rrënuar në themel edhe vetë projektet e duke përgatitur për specialistët e hartuesit profesorë, lloj-lloj situatash e sajesash në kuzhinat e tyre, për të përftuar, ashtu siç bëjnë edhe hienat pranë gjahut të kapur nga më të mëdhenjtë.
Ajo që nuk mund të kuptohet e të pranohet qëndron në një fakt tjetër të shëmtuar se, që të dy drejtuesit, i IAKSA si dhe ai madhor, i QSA, me origjinë nga Shkodra, qytet që cilësohet si kryeqendra e artit muzikor, i studimeve dhe veçanërisht i arritjeve themelore kombëtare e ndërkombëtare në fushën e artit por veçanërisht edhe të etnomuzikologjisë, me autorë nga më të shquarit të cilët edhe i themeluan këto disiplina shkencore e artistike përpara një shekulli; Dy të lartëpërmendurit, shkodranë, që janë aktualisht në drejtimin e dy institucioneve drejtuese e vartëse të QSA-së, pikërisht këto dy disiplina, të ngritura me djersë e mund për gjatë njëqindvjeçarit të fundit, i transformuan brenda një periudhe të shkurtër në rrënoja.
Janë pikërisht këta aktorë të QSA si dhe të IAKSA që po paralajmërojnë prej kohësh një rrezik të lartë në një proces që ka hyrë tashmë në një degjenerim të pa shmangshëm të perspektivës të institucioneve kërkimore shkencore të traditës, veçanërisht për ato etnomuzikore. E ritheksojmë se heqja e statusit kësaj qendre është një veprim mjaft i vonuar. Ky institucion duhet reformuar e inkuadruar në një strukturë të mirëmenduar dhe mbi të gjitha me drejtues e studiues të afirmuar në fushat albanologjike.
Une ,si shume te tjere,kemi shprehur dyshimin se QSA,qysh se u krijua,kishte ne thelb synime destruktive.E gjitha kjo,eshte pjese perberese e qellimeve thellesisht antikombetare , te kryebanditit,ne sherbim te UDFB-se,S.Berishes. Nder objektivat kryesore te QSA-se ka qene shkaterrimi me themel i gjuhes zyrtare shqipe.Ketu u dhane edhe goditjet me te fuqishme, me te hidhura e tinzare,per krejt kombin shqiptar.U fillua me shketerrimin e Akademise se Shkencave dhe vijoi ne krijimin e organizmave te tilla fantazma,me te vetmin qellim,shkaterrimin me themel te gjitheckaje te krijuar nga inteligjenca me shpirt atdhetar i kombit tone.
Dhe…,ne malin me probleme e katrahurin , qe i la shpellari i Vucidolit kesaj qeverie,kush e di se kur do t`iu vije radha per t`i vene ne rruge te drejte keto institucione.
keni te drejt Z.Pirro….po ju e dini shume mire pse tani u kujtua mesuesi i gjuhes shqipe ne franc nga DR.me katapult u be me titullin Profesor…..qe se bashku me zv drejtori B.Meta po bejn kerdin ne QSA dhe institucion e vartesis..Z Pirro jeni shume i vonuar…nuk eshte e keqja e qeverisje se dobet nga ana e drejtoresh se IAKSA po….Ju e dini mire qe peshku qelbet nga koka ..