Jam i bindur se ne shqiptarët jemi një popull i pafat. Ose shfrytëzohemi barbarisht nga një shtresë e pasur që po na thith edhe palcën ne popullit të zakonshëm të këtij vendi. Sa përqind janë të pasurit e këtij vendi që bëjnë jetë luksoze? Shumë pak mendoj unë. Mund të ketë edhe një 20 përqindsh që bëjnë jetë mesatare, kurse pjesa tjetër e popullit janë zhytur në varfëri ekstreme materiale dhe shpirtërore. Është e pafalshme që një vend kaq i vogël me pasuri dhe mundësi për të gjithë, pas 22 vitesh “kapitalizëm” të jetë në këtë gjendje. Tani po shesin pasuritë tona, qeveritarët e paaftë harbutë deh hajdutë të këtij vendi. Por ato hidrocentrale që po shesin janë kontributi ynë, i të gjithë shqiptarëve, i kemi ndërtuar ne të gjithë. Shteti ka rënë në dorë të njerëzve që nuk njohin as parime, as mëshirë. Thonë që shpresa vdes e fundit. Ashtu qoftë. Të shpresojmë që do vijnë ditë të bukura për të gjithë, së paku edhe për fëmijët tanë, jo vetëm për fëmijët e një pakice me para dhe pushtet. Nga Puka, G.Meta
SMS në DITA në 0689073730