Gjykata Kushtetuese zbardhi dje vendimin e rrëzimit të Aktit Normativ për Nëpunësin Civil. Në vendimin e zbardhur dje, Kushtetuesja theksoi se me miratimin e këtij Akti Normativ, qeveria ka marrë kompetenca që i takojnë Kuvendit. Në vendimin e saj, Kushtetuesja thekson se akti normativ është miratuar në shkelje të parimeve kushtetuese, konkretisht parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, të sanksionuar nga neni 7 i Kushtetutës, të kritereve kushtetuese të nevojës dhe urgjencës, të përcaktuara në nenin 101, si dhe të konsensusit politik të arritur në Kuvend në maj 2013.
E lexova me vëmendje pjesën arsyetuese të vendimit të Kushtetueses dhe realisht në të bën pjesë togfjalëshat “qeveria ka marrë kompetenca që i takojnë Kuvendit” dhe “shkelje e parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve”, çka është nonsens dhe përbën një përplasje logjike me togfjalëshin “shkeljen e kritereve kushtetuese të nevojës dhe urgjencës”, të përcaktuara në nenin 101. Në fakt, akti normativ, në fazën kur i takoi Gjykatës Kushtetuese ta trajtonte çështjen (pasi ishte miratuar në Kuvend) assesi nuk mund të konsiderohet si “marrje e kompetencave të Kuvendit”, pasi ishte vetë kuvendi që e ratifikoi atë akt. Nëse Kuvendi do ta çmonte në këtë kuptim, do të ishte ai që duhet ta hidhte poshtë ndërkohë që bëri të kundërtën. Ky arsyetim është një absurd nga të gjitha pikëpamjet, pasi e ka vënë Gjykatën në rolin e një institucioni mbi Kuvendin (përfaqësuesin e sovranit). Roli i Kushtetueses është garant i parimeve kushtetuese dhe jo i tutorit.
Nëse Kuvendi nuk çmon se i kanë marrë kompetencat, si mundet ta bëjë këtë gjykata? Ku e gjen të drejtën gjykata t’i thotë kuvendit se ti Kuvend je kot, pasi nuk je në gjendje të kuptosh kur të nëpërkëmbin (kërkoj ndjesë për trajtimin sa më popullor, por kam hallë të kuptojnë analfabetët që janë me shumicë në këtë forum)??!! I njëjti arsyetim vlen edhe për togfjalëshin tjetër absurd “shkelje e parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve”. Siç thotë me të drejtë Kushtetuesja kur bën fjalë për “shkeljen e kritereve kushtetuese të nevojës dhe urgjencës”, akti normativ vlen në kushte nevoje dhe urgjence, çka në vetvete do të thotë se kushtetuta vetë e ka paraparë këtë “shkelje” ndarjes dhe balancimit të pushteteve, por vetëm në rastet kur cenohet interesi publik dhe ka pamundësi të veprimit për iniciativa të tjera ligjvënëse.
Kësisoj, në këtë rast qeveria nuk ka shkelur tjetër veçse “kriteret kushtetuese të nevojës dhe urgjencës”, pasi në rastin në fjalë interesi publik nuk kishte asnjë “nevojë” apo “urgjencë” për këtë akt normativ. Pra, qeveria ka kapërcyer kuptimin e nenit 101, përderisa e ka përdorur aktin normativ si nismë ligjvënëse, për një rast që nuk kishte as “nevojë” e as “urgjencë” për të.
Me një fjalë, duke e mbyllur, ky vendim është shembulli më i mirë se Shqipëria nuk është e denjë as për të qenë në kufi të Evropës e jo më të jetë pjesë e saj. Kur Gjykata Kushtetuese ka këtë nivel dhe këta gjyqtarë, që nuk janë as intelektualë të mirë, jo më gjyqtarë të mirë, vaj halli nivelet e tjera të gjyqësorit dhe të administratës. Mjafton të përmendësh përfaqësuesen e qeverisë në gjykatë, e cila i dha përgjigje pozitive pyetjes “A mundet qeveria ta ndryshojë kushtetutën me akt normativ?” dhe i ke thënë të gjitha në këtë pikë.
gjyqtare, zotri parafoles, barinj me dele kane qene para se e njiheshin me shpellarin…gjithe shqiperia e di qe ata jane vetem kukulla ne duart e sali horror berishovicit…le te dale nje njeri e te ma mbushe mendje se gjyqtaret nuk jane kukllat e saliut…