Një ditë pasi u bë publike në media memoja me anë të së cilës SHBA-ja kritikonte qeverinë për qëndrimet nacionaliste, kryeministri Berisha ka shfrytëzuar rastin të përgjigjet gjatë seancës solemne që Kuvendi mbajti në 5-vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Berisha tha se nacionalizmi i shqiptarëve është qytetar dhe nuk ka pretendime territoriale.
“Nacionalizimi i shqiptarëve është një nacionalizëm qytetar, që bazohet në vlerat e lirisë, bazohet në shpirtin e lirisë, në interesin jetik kombëtar që s`mund të mposhtet kurrë. Nacionalizmi shqiptar është forca udhëheqëse e çdo qytetari, e çdo politikani të këtij vendi për të realizuar qëllimet më fisnike të kombit tonë, për të realizuar projektin më të madh atë të Europës, për të realizuar aspiratat e gjeneratave që u sakrifikuan për liri dhe dinjitetin kombëtar. Ku nacionalizëm nuk ka pretendime territoriale, dhe nuk bazohet në doktrina shfaruese, as në fobi ndaj të tjerëve por ky nacionalizëm bazohet në vlerat më qytetare”, tha Berisha.
Më tej, ai tha se shpallja e pavarësisë së Kosovës është ngjarja më e rëndësishme në historinë kombëtare, për arritjen e saj u bashkuan të gjithë shqiptarët.
“Ne nderojmë dhe përkulemi me nderimin më të madh para dhjetëra luftëtarëve të lirisë së Kosovës që rrokën armët dhe vendosën të përballen me një armik mizor në kushtet më të pabarabarta për të dëshmuar që shpirti i këtij kombi nuk mposhtet kurrë. Shpallja e pavarësisë së Kosovës përbën ngjarjen më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare. Sot është një ditë nderimi për shqiptarët kudo që janë që në këtë ditë u ngritën në lartësinë e interesit tonë kombëtar dhe në momentin më kritik për Kosovën u bashkuan dhe bënë gjithçka për pavarësinë e saj”, tha Berisha.
Kuvendi, seancë për pavarësinë e Kosovës, Topalli: Një komb – një qëndrim
Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi sot një seancë solemne për 5-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Gjatë ceremonisë, kryetarja Topalli tha se ishin pikërisht shqiptarët e Kosovës ata që ideuan pavarësinë e Shqipërisë, ndaj kjo ceremoni mbahet në nder të shtetit më të ri në Europë, ku ata bëjnë pjesë.
“Sot ne kemi menduar të organizojmë një ceremoni të veçantë për një ngjarje historike. Pas dy ditësh festohet 5 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, ngjarja më e madhe besoj pas pavarësisë së Shqipërisë që nga koha e Skënderbeut. Ne kemi festuar me krenarinë tonë të ligjshme ëndrrën tonë. Gjëja e parë që të vjen në mend ishte ajo se ishin shqiptarët e Kosovës ata që ideuan pavarësinë e Shqipërisë. Ne kemi demonstruar në vite se jemi “një komb – një qëndrim”, ne jemi shqiptarë, e kemi këtë status dhe e mbajmë me krenari të madhe kudo që të jemi”, tha Topalli. Më tej, ajo vlerësoi figurën e ish-presidentit Rugova, si vizionari i pavarësisë së Kosovës, të cilin e quajti “gandi shqiptar”.
Kosova u shpall e pavarur më 17 shkurt 2008. Pavarësisht se Serbia vijon të ngulë këmbë në mosnjohjen e saj si shtet, Kosova është njohur deri tani nga 96 vende të botës, shifër e cila pritet të shtohet.
Ik me te mire se ndryshe e di ti cfare te bejne amerikanet. U munduan te te zbusnin keto vite por e pane qe ishte e pamundur.Do te te futin prape ne shpellen nga ke dale.
si e dredh ti more teveqel plak matuf