Sokëllin Saliu në Kuvend, me minuta të tëra, si një posaqi që ka vendosur të na pështyjë të gjithëve nga ekranet me lejen e qeverisë së sotme. Flet ky njeri i pistë në trup e në shpirt për luftë ndaj krimit??! Po ky është njeriu i fundit që mund të flasë për antikrimin. Ai dhe qeveria e tij nuk arriti të zbulojë asnjë rast nga vrasjet me telekomandë dhe vrasjet e bujshme pa autor për 8 vite. Ende është pa autor vrasja e një demokrastiani në fushatën elektorale në vitin 2009 në Malësi të Madhe, është pa autor vrasja e deputetit Xhindi, pa autor vrasja e një komunari në Kukës dhe të paqarta motivet e vrasjes së tre komisarëve brenda një harku disamujor. Moszbulimi i krimeve, sidomos i atyre me natyrë politike, u përdor nga Berisha si terror mbi kundërshtarët për t’u treguar se nëse vriten, askush nuk do të pyesë për ta. Me aktet e ditëve të fundit Berisha nuk ia doli dot të trimërojë krimin përballë policisë dhe qytetarëve. Tashmë atij i ka ngelur vetëm tritoli në shtylla, të cilën e ka ekskluzivitet të tij, por që shumë shpejt mund t’i marrë fund. Sa qesharake që PD mendon se do rikthehet në pushtet duke na premtuar parajsën e krimit të Flamur Nokës.
Tani ky Berishë, kuliçët e të cilit kanë aktuivizuar gjithë kriminelët për të shpërthyer bomba dhe për të trembur shoqërinë shqiptare, nëse do të ishte njeri normal, do të dilte publikisht dhe të kërkonte ndjesë që ka qenë në krah të krimit. Berisha u tall me çdo krim ndaj zyrtarëve të shtetit dhe i quante lojëra të qeverisë, por tani policia ka emra kriminelësh të arrestuar. Bile ajo ka dhe emrin e atij që i vuri tritol kryetarit të PD-së në Vlorë në fushatë elektorale, ndryshe nga Berisha që nuk zbulonte kurrë atentatet ndaj kundërshtarëve politikë. Po të ishte normal, sot ai do të dilte e t’i kërkonte ndjesë Shqipërisë, por këtë nuk e pret njeri. Të paktën të heshtë e të ngushëllojë familjarët e vet, që po u shkojnë ushtarët në burg.
Email në adresën
TE ZBARDHEN VRASJET TE DEPUTEVE AZEM HAJDARI DHE FATMIR XHINDI .TE KUMUNARIT TE KUKESIT ,KOSTA TREBICKA,KETO VRASJE I DIN BERISHA,VRASJA E SKERDILAJD KONOMI NGA MAFIA E TOKAVE TE GJIRIT TE LALZIT ,GRUPI KRIMINAL I KAPUR TANI MUND TE ZBARDHE NJE PJESE TE KETYRE VRASJEVE NGA JULIAN SINANAJ ,MARION MITRO DHE VELLEZRIT MEHILLAJ ..
gazmend shtoji dhe vrasjen e remzi hoxhes qe akoma nuk ka nje varr…nuk behet ai vend atje pa e futur kryekriminelin shpellar ne burg