Qeveria greke po vlerëson mundësinë për të depozituar në Kombet e Bashkuara koordinatat e kufijve të jashtëm të shelfit kontinental grek dhe zonave ekonomike ekskluzive (EEZ), të përcaktuara në mënyrë të njëanshme dhe sipas gazetës “To Vima”, kjo mund të bëhet në muajt e parë të vitit 2013 (!). Pra, Greqia do ta marrë këtë vendim pa përfillur dhe Shqipërinë, pasi marrëveshja e vitit 2009 mbi zonat ekonomike ekskluzive mes dy vendeve, u shpall e pavlefshme nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Pra, fakt i kryer!
Dhe ndërsa ndiqja lajmet dje për të parë se si mediat tona e trajtojnë këtë gjëmë, vërej se ky lajm, ku shteti grek vendos vetë edhe për për kufijtë tanë, duket nuk i ka kilikosur dot mediat e qeverisë. Greqia po çon në OKB çeshtjen e kufijve, territor ky që përmban naftë sa 3 herë borxhi grek. Por, për TVSH-në që përfaqëson interesat e publikut shqiptar (dhe që e paguajmë me taksat tona të marra me detyrim në faturën e dritave), lajmi nuk vlente sa sherri me thika në Ersekë!!!!
SMS në DITA në 0689073730