Deputeti i PS-së, Artan Lame, dhe kreu i Shoqatës së Arkitektëve të Shqipërisë, Artan Shkreli, kanë reaguar sot lidhur me prerjen e pemëve pas Universitetit Politeknik të Tiranës. Nga vendngjarja, Lame i bëri thirrje kryebashkiakut Basha të ndalojë shkatërrimin e zonave të gjelbra në kryeqytet. “Mbeta pa fjalë pas asaj që ka ndodhur nga prerja e pemëve
Të gjitha denoncimet tona kanë rezultuar të vërteta. I bëjmë thirrje shtetit që të mos bjerë pre e dokumenteve false. Pemë u prenë që të bëhen këto ndërtime. Zona e parkut dhe të gjitha hapësirat e gjelbra po shkatërrohen. I bëj thirrje Bashës të ndalojë shkatërrimet”, tha Lame. Ndërsa kreu i Shoqatës së Arkitektëve, Artan Shkreli, tha se duhen ndaluar ndërtimet në zonën e monumenteve kulturore. “Bashkia e Tiranës po u merr frymën hapësirave të gjelbra dhe po kryen ndërtime pikërisht në zonën e monumenteve kulturore”, tha ai.
z.Lame dhe Shkreli pse nuk e beni te njejten thirje edhe per ne Vlore ku po shkaterohen ambientet e gjelbera per tu ndertuar pallate gjigante? Te na rroje PARTIA zoti LAM.