A ka një shifër për legalizimet?
Pa dashur ta ndajmë nga fillimi viti 2005, apo viti 2013 ku në mars u bënë ndryshime, shifra e përgjithshme të bëra deri tani, llogaritet, është rreth 270 mijë. Them rreth se në normalitetin shqiptar kemi kaq muaj që mundohemi të listojmë dosjet saqë akoma jemi në një shifër të përafërt.
Keni kapacitete për këtë proces të vështirë?
Realisht është i vështirë dhe kjo është çështje e një qeverie të tërë. Që do e marrë seriozisht me vullnetin e tyre. U binda për seriozitetin e qeverisë shqiptare dhe këtë radhë, shteti shqiptar e ka seriozisht.
A besoni se mund të bëhet?
Po nuk pate vullnet ta bësh, nuk bëhet. Kur ke vullnet bëhet çdo gjë. Të gjitha këto, pa u integruar të gjitha këto, fakti që vullneti ekziston për të bërë këto gjëra, them se do bëhen.
Sa është numri i objekteve që do legalizohen?
270 mijë qytetarë të Republikës iu bindën shtetit shqiptar në vitin 2005, në kohën e qeverisë socialiste, që në kohën e kryeministrit Nano. PD pastaj i futi në sirtar kërkesat e tyre.
Po si mendoni, do të mbeten të kënaqur qytetarët?
Do ketë nga ata që mbeten të kënaqur, do ketë që do mbeten të pakënaqur dhe do e pësojnë dhe do mundohemi të jenë sa më pak këta.
Kur përfundon ky proces?
E kemi shënuar në programin e Partisë Socialiste, d.m.th në mandatin e parë të Partisë Socialiste parashikohet të përfundojë. Ka legalizime të lehta që duan vetëm vullnet qeverisës dhe vështirësi në legalizimet brenda qyteteve dhe zonave urbane, kjo ku për shkak të densitetit dhe problematikave territoriale, ligjore etj do më tepër kujdes dhe procedurat do zgjasin më tepër dhe do jetë më e ngadalshme në operim.
Kur do i kenë certifikatat e para në duar?
Deri tani kemi identifikuar 24 kategori të ndryshme të ndërtimeve pa leje dhe për secilën ka një teknologji të caktuar. Nuk them dot që mbyllet për një javë. Kërkojnë vrullshmëri në punë, po u zvarritën do mbeten për brezin tjetër siç na e lanë dhe ne.
Sa shkojnë vlera e legalizimit për 500 metra katrorë për t’u legalizuar në Tiranë?
Me kaq pak të dhëna është e vështirë për t’u përgjigjur pasi ka shumë komponentë dhe të dhëna për të përcaktuar sesa shkon shuma e legalizimit. Ne kemi bërë një ndryshim deri në 500 metra katrore, por jo më shumë sesa sipërfaqja që zë objektin e ndërtuar. Ne denoncuam disa raste, pasi ka raste të rënda, ku ishin bërë legalizime të objekteve deri në 30 metra, dhe ishin legalizuar mbi trefishi i objektit. Ky rast u lokalizua në Shkodër, ku ishin legalizuar 900 metra katror. Pra, nuk legalizohen jo më shumë se 300 metra katrorë. Ndaj duhet parë se, a ka mundësi që në këtë objekt dhe parcelë, a ka mundësi të krijohet një parcelë tjetër e re. Çmimi paraprak që përcaktojmë për parcelën është 50 % e vlerës së tregut, por jo më shumë se 150 lekë. Pra nëse çmimi i truallit me vlerë tregu është 50 mijë lekë të tjera, 50 % e vlerës është 15 mijë lekë.
Zona për të cilën flas është Zona e Babrrusë, është 30 mijë lekë të reja, sa i takon të paguaj?
Do të legalizohen me 15 mijë lekë të vjetra, më pas nisin zbritjet e tjera. 50 % të kësaj shume mund t’i shlyeni me letra me vlerë. Kemi ulur kuotën e pagesës me letra me vlerë, ishte vendim social, nga 70 % në 50 %.
Ku do i gjejë paratë qeveria për këtë ulje të kostos?
Mund të jepja shumë arsye pse nuk duhen bërë legalizimet, nuk duhen bërë sepse nuk jam në tokën time, nuk duhen bërë sepse është mungesë barazie mes pronarit të vërtetë dhe atij që e ka blerë. Por ama mund të them dhe shumë arsye se pse duhet të bëjnë legalizimet. Ka vullnet për t’u bërë legalizimet. Pagesa do të kryhet nga buxheti i shtetit dhe do merren nga taksat. Përgatitja e dokumentacioneve është falas. Përgatitja e një dosje ka një kosto të caktuar, nga 200-400 mijë lekë, e deri në 700 mijë lekë.
Ato ndërtesa që kanë certifikatë pronësie te truallit, çfarë detyrimesh kanë ndaj shtetit?
Shtëpitë që janë ndërtuar në porosinë të tyren, nuk ke pse paguan për legalizimet. Në rastin kur ke ndërtuar tek toka e dikujt tjetër, në këto raste trualli. Nëse një shtëpi është 100 metra, legalizimi i tokës së tij është maksimumi 300 metra, pra trefishi i saj.
A do të shemben banesat që janë ndërtuar në tokë-shtet nëse janë ndërtuar pas vitit 2009?
Po do të shemben. Nëse aty do të ketë një plan konkret për ndërtimin e një vepre publike, siç mund të jetë parku…, etj.
Ç’mund të na thoni për rastin e prishjes së godinës në Mallakastër?
Ka një ligj legalizimi, i cili bie nga fuqia kur hyn në veprim ligji tjetër. Këto dy javët e fundit ka rënë niveli i pagesave të faturave të legalizimit. Kjo është në dëm të shtetit, por në dobi të qytetarëve. Me ligjin e ri i bie që qytetarët do paguajnë më pak, ndaj pritet dhe arkëtimi i faturave. Ka rënë gati në zero niveli i pagesave të faturës. Me vjen keq që ajo godinë po prishet, por jemi të detyruar që shteti të tregojë se nuk do të ndërtojë më pa leje. Duhet t’i nënshtrohemi të gjithë këtij procesi.
Po ndiqni të njëjtën filozofi si mazhoranca e dikurshme, duke falur shërbimet për qytetarët dhe me kosto më të ulët, si e komentoni këtë gjë?
Nuk po bëjmë të njëjtën gjë, pasi po themi që eja të legalizoheni, por kostoja do jetë me e ulët. Merreni seriozisht këtë pasi do ndalojmë ndërtimit e objekteve pa leje.
Çfarë po ndodh me ndërtimet në Gjirin e Lalzit?
Ka një ligj të vitit 2009, që po shiten lejet e ndërtimit për shkak të turizmit, po u shitet trualli banuesve. Kam qenë kundër atij ligji dhe nuk e zhbëjmë dot më atë ligj, pasi është blerë rreth treçereku i tokës.
Si qëndron problemi me pronarët dhe ish-pronarët?
Nuk ka lidhje fondet e buxhetit për kompensimin e pronarëve me procesin e legalizimeve. Të dallojmë dy gjëra, në 8 vjet të PD buxheti i shtetit s’ka vënë asnjë lekë. Të vetmet para që ata kanë marrë kanë qenë ato 110 milion dollarë. Ato të tjerat i ka përdorur Ridvan Bode për buxhetin. Paratë do mblidhen për shitjet e parcelave të shtetit dhe nga buxheti i shtetit, dhe do u jepen paratë pronarëve. Pra nga procesi i legalizimeve do përfitojnë pronarët, pasi atyre do u kthehen lekët me këto fonde që do mblidhen. Prona e zënë ndahet në pronë të shtetit, pronë e pronarëve. Kjo skemë është tepër e pranueshme. Përpara se të kritikohemi, duhet të na thuhet faleminderit se ishte toke e tyre dhe mazhoranca e dikurshme nuk bëri asgjë për ta. Nuk ju ka dhënë asgjë deri më tani buxheti i shtetit, tashmë janë shtuar nga buxheti i shtetit fondi prej 15 milion dollar. Nuk do të ketë legalizime pa marrë pronarët kompensimin e tyre. Këtë përcakton ligji. Fondi i qeverisë për ish-pronarët është një gjë, dhe ato çka merren nga legalizimet është tjetër gjë. Fondi i qeverisë së shkuar kishte vënë një fond dhe thoshte se do bëjmë ca prona shtetërore dhe do i jepen ish-pronarëve.
Qytetari që kërkon të marr legalizimet, do ja paguaj qeverisë paratë para se të marr titullin e pronësisë apo do ja paguajë vetë pronarit?
Nëse ne do i linim palët të merreshin vetë vesh me njëri-tjetrin, do ndodhin shumë konflikte, siç kanë ndodhur gjithmonë. Ne themi se shteti është në mes. Do marr ato paratë që paguan qytetari që ndërton nën tokën e ish-pronarit dhe shtojmë nga buxheti i shtetit dhe kompensojmë pronarët.
Përfitojnë ndërtuesit për legalizimin e banesave?
Ata përfitojnë, por ligji i legalizimeve është bërë për të gjithë qytetarët që të gëzojnë të drejtën e pronësisë mbi pronën e tyre.
Kur pritet të kalojë në Kuvend, ligji i ri?
Në Kuvend pritet të përfshihen në muajin prill. Tashmë do kalojë nëpër komisione dhe në fund për miratim në Kuvend.