Në tollovinë e përplasjeve, sherreve e kundërshtive që zhvillohen mes nesh, përballë apo pas shpine, beteja kundër gjuhës shqipe, (standardit të saj) është beteja jo thjesht më e sofistikuara, por edhe më pa skrupuj. Është një betejë frontale, por ne, të mësuar me përdhosje vlerash, nuk mundohemi të hedhim sytë nga ajo që po ndodh me gjuhën shqipe. Përkundrazi vazhdojmë të mbllaçitim fjalë me një shqipe thuajse bastarde, pa e vrarë mendjen se në këtë mbllaçitje tonën, shqipja po pëson një deformim të pariparueshëm. Kjo betejë ka si protagonistë të saj vetë (anti)shqipfolësit, të cilët kanë rrokur armët e komunikimit me një shqipe tallava. Lloj-lloj politikanësh që mund t’u dhembin gjëra të tjera, por jo gjuha shqipe, si të jenë të vënë në garë mes tyre kush të thotë një fjalë më shumë që nuk është shqip, derdhin çdo ditë nga tribunat politike një shqipe që nuk është shqipe. Lloj-lloj gazetarësh, artikuj shkruesish, folësish, të cilët mund të kenë aftësi të tjera, por jo atë për të cilin shfaqen, jargosin çdo ditë një shqipe të deformuar. Lloj-lloj shkrimtarësh dhe poetësh të rrjedhur që, duke kursyer xhepat e tyre, “botojnë” pa fund nëpër rrjetet sociale grimca nga talenti i tyre i kastruar, ku mungojnë, jo më struktura korrekte fjalësh a fjalish, por edhe germa pa fund të shqipes. Por si të mos mjaftonin të gjitha këto, në kohën që do të duhej që opinioni gjuhësor të jepte alarmin se gjuha shqipe po shndërrohet në një zhargon rrugësh, një grup jo i vogël gjuhëtarësh, i janë bashkuar këtij kori, jo me padijen e tyre si grupet e mësipërme, por ashtu siç dinë ata. Tinëzisht. Askush nuk e ka tagrin të kritikojë përpjekjet e gjuhëtarëve për të evidentuar tendencat e gjuhës së një kombi. Nga ana tjetër, kjo nuk do të thotë se ata kanë edhe të drejtën që të shpërthejnë në një betejë gati urrejtjeje ndaj standardit të gjuhës shqipe, që do të thotë ndaj vetë gjuhës shqipe. Arsyen pse lufta ndaj standardit të gjuhës shqipe do të thotë luftë ndaj vetë gjuhës shqipe, do ta shohim më poshtë, duke u ndalur në disa dukuri të kësaj lufte.
Së pari, theksojmë se beteja për gjuhën u kanalizua që në fillim si një betejë politike dhe për këtë mjafton të kujtojmë thirrjen e A. Pipës, i cili e quante standardin e gjuhës si një vepër të regjimit që iku dhe si i tillë duhej të përmbysej. Që A. Pipa ishte kundër atij regjimi dihej botërisht, por kjo nuk e justifikon atë, apo të tjerë si ai, që standardin e gjuhës shqipe ta shikonin, as më pak e as më shumë, por si dogmë të atij regjimi dhe si e tillë duhej flakur. Është vendi të theksojmë se në shumë vende me një demokraci shumë të zhvilluar, vendosja e standardit të gjuhës së tyre, nuk është vepër e një kohe demokratike për ta, por kjo nuk ka bërë që me vendosjen e demokracisë, shoqëritë e këtyre vendeve, krahas urrejtjes ndaj diktaturës të kenë rrëmbyer kazmën për të shkulur nga themelet edhe gjuhën e vendosur si standard, jo demokratikisht, siç po tentohet tek ne. Një numër gjuhëtarësh, duke menduar se orientimi politik ishte ai që ngjit më shumë në kohën e përmbysjes së një regjimi, e orientuan “betejën për gjuhën” si një betejë politike. Kjo zhvendosje me dhunë i problemeve gjuhësore në një terren tjetër, ishte deformimi i parë që iu bë përpjekjeve normale për përmirësimin e gjuhës shqipe. Natyrisht që ideatorët e një deformimi të tillë, e dinin se vendosja e standardit të një gjuhe është një nga ato gjëra që zor se bëhet dy herë. Pikërisht se ata ishin të ndërgjegjshëm për një gjë të tillë, ata kanë pjesën e tyre të mëkatit që në vijim, gjuha shqipe hyri në udhën e bastardimit, herë me dashje e herë pa dashje. Ata kanë pjesën e tyre të mëkatit, jo vetëm se nuk ngritën zërin që gjuha të ruhet si një gjë e shenjtë, por krijuan terren që të lihej të kuptohej se kjo gjuhë “e kishte hak” deformimin e saj. Si të mos mjaftonin vijat ndarëse të karakterit politik të hapura mes nesh, do të duhej që edhe gjuha të shikohej si vijë ndarëse!
Së dyti, grupi që i priu kësaj fushate, duke qenë i bindur se beteja me theks politik do t’i linte ata në një fushë beteje ku kishte ca të tjerë që ishin shumë më të thekur se ata për beteja politike, filluan të flasin me terma teknikë. Ata u pozicionuan hapur kundër standardit të miratuar në vitin 1972, duke u deklaruar se ky standard nuk plotësonte kërkesat gjithnjë në rritje të gjuhës shqipe, apo se kishte lënë pas dore variantin gegë. Që standardi i shqipes mund të ketë të meta, që standardi duhet të jetë përherë në ndryshim dhe pasurim, apo që dialekti gegë duhet të hyjë edhe më shumë në këtë standard, këto janë plotësisht të arsyeshme për të qenë objekt debati. Por të hedhësh idenë se, apriori, ky standard duhet të përmbyset, është dëmi më i madh që mund t’i bëhet jo vetëm gjuhës shqipe, por edhe kombit në tërësi. Me të gjitha të metat që mund të ketë standardi i gjuhës shqipe, ai është një nga arritjet më të mëdha, në themel të së cilit nuk qëndrojnë idetë e regjimit që iku, por puna e palodhur e gjuhëtarëve më të mirë që ka nxjerrë ky komb. Është kjo arsyeja që vendosja e standardit të gjuhës shqipe, u përqafua që në fillim nga pjesët e kombit tonë jashtë kufijve shtetëror, si një urë e fuqishme lidhëse dhe mbijetese. Nga pjesa e kombit matanë kufijve, ky standard u pa si tregues i unifikimit kombëtar. Në mesin e shekullit të kaluar, qarqet serbe, duke dashur të krijojnë idenë e dy kombeve të ndryshëm, mes popullit të Kosovës dhe atij që jetonte brenda territorit të Shqipërisë, u përpoqën të krijojnë edhe dy gjuhë të ndryshme, gjë që nuk ia arritën, sepse Kongresi i Drejtshkrimit e vulosi gjuhën e vetme të një kombi të vetëm. Të kthehesh tani tek debati “i dy gjuhëve”, edhe rastësisht mendja të shkon tek ideja serbe e vitit 1957.
Së treti, pavarësisht nga sa më lart, grupi anti-standard, fillimisht ishte më i ndershëm kur u deklarua hapur kundër standardit, por u bë më skuth, kur më vonë në emër të përmirësimit të standardit, filloi të hedhë në tregun mediatik idenë e ndryshimit të rregullave themelore të tij, gjoja duke e ruajtur standardin. Kjo ishte një strategji aspak transparente, me synim rrëzimin e standardit nga brenda tij. Pak nga pak ata u shprehën se natyrisht që nuk ishin për përmbysjen e standardit, por duhet të futeshin elemente të tillë, siç ishte për shembull paskajorja e dialektit gegë. Diskutimi i paskajores natyrisht që nuk përbën ndonjë gabim, por ky diskutim i përkrahësve të saj, duhet t’i kishte çuar ata tek pika e nisjes, pra tek pranimi hapur i idesë së përmbysjes së standardit, sepse kjo do të ishte më e ndershme për ta. Në vend që të thoshin se duhet futur paskajorja, por edhe standardi të ruhet, duhet të thoshin hapur se duke futur paskajoren ky standard rrëzohet. Më tej akoma, duke parë dhe kundërshtimet për këtë problem, duke e parë se përmbysja e standardit nuk ishte një ndërmarrje e lehtë, duke e parë se idetë e hedhura prej tyre, nuk kishin gjetur jehonën e duhur, në një moment të caktuar, ata hoqën dorë edhe nga paskajorja dhe u përqendruar tek tre-katër ndryshime të tjera, të cilat gjithsesi ishin po kaq qëllim largëta, siç ishte dhe futja e paskajores.
Së katërti, mënyra që është ndjekur, nga njëra anë duke i dhënë trajtën e një forumi ndërakademik dhe, nga ana tjetër, duke futur në gjirin e tij vetëm ata që janë për prishjen e standardit, nga njëra anë duke i dhënë trajtën e një diskutimi të hapur dhe nga ana tjetër duke gjetur forma të tilla të organizimit të mbledhjes, thuajse në ilegalitet, si takimi në Durrës, apo nga njëra anë duke i dhënë trajtën se ishin duke ndërmarrë një diskutim mbarëkombëtar, nëpërmjet forumeve ‘emërmëdhenj’ si forumi i Tiranës, apo i Prishtinës, nga ana tjetër duke zgjedhur për këto takime vetëm persona me mendime thuajse të lexueshme pro tyre, të gjitha këto pra, tregojnë se ajo që po bëhej me gjuhën shqipe nuk ishte transparente. Edhe tek gjuhëtarët e Kosovës, të cilët kishin dhënë një kontribut të çmuar në hartimin standardit të gjuhës shqipe, u zgjodhën si pjesëmarrës pikërisht ata që mendonin si komisioni nismëtar. Në këto kushte diskutimi mbi standardin e gjuhës shqipe, (lexo mbi prishjen e standardit të gjuhës shqipe), u kthe në një sherr province. Gjuha shqipe është një problem madhor mbarëkombëtar që nuk ka lidhje me dialektizmat e katundit nga vjen ky apo ai gjuhëtar
Nisur nga sa më sipër, mund të arrijmë në konkluzionin se ajo që është bërë deri tani me gjuhën shqipe nga i ashtuquajturi ‘këshill ndërakademik’, jo vetëm që nuk i ka shërbyer përmirësimit të saj, por përkundrazi ka pasur si objektiv zhbërjen e standardit dhe futjen e gjuhës shqipe në një udhë pa krye. Duhet thënë pa asnjë ekuivok se ruajtja e standardit është baraz me ruajtjen e gjuhës shqipe dhe ajo që po bën ky këshill është në fakt luftë kundër shqipes.
Veç kësaj, ne sapo kemi dalë nga diktatura dhe kjo shoqëri ende nuk e ka pjekurinë e duhur, nuk i ka këllqet që për probleme të tilla të flasë objektivisht dhe me logjikë të ftohtë. Aktualisht fronti për gjuhën duhet të jetë ruajtja e saj, ndërsa alarmi për mangësitë e kësaj gjuhe, duket se më shumë e dëmton këtë pasuri kaq të madhe. Duke folur edhe cinikisht “për kryedialekte”, apo për dialekte me “më pak vlerë”, ne harrojmë të themi se kemi një kryegjuhë dhe kjo është gjuha shqipe, jo vetëm me të dy dialektet e saj, por edhe me standardin e saj. Betejat e tjera që ulin apo ngrenë njërin apo tjetrin dialekt dhe që duan të prishin standardin, nuk janë gjë tjetër veçse pallavra. Si rrjedhojë, i vetëquajturi ‘këshill ndërakademik’ që merret me “përmirësimin e gjuhës” (lexo: prishjen e standardit), pas këtij misioni të dështuar (qëllim keq) duhet të ishte shkrirë.
Ne jemi një popull i vogël dhe për këtë arsye edhe gjuha që flasim është një gjuhë që në rrafshin global, flitet nga shumë pak njerëz. Nuk kemi luksin të bëjmë eksperimente me të, por e vetmja gjë që duhet të bëjmë është që ta ruajmë si sytë e ballit gjuhën shqipe.
Urrejtja,qe kane shprehur ne pergjithesi ca TRUSHKULUR VERIORE(me shume shkodrane te tipit Adriian Ndreca),tregon ANTI SHQIPTARIZMIN E TYRE!!!
Ne SOCIALIZEM populli shqiptar,pervec GJUHES STANDARTE SHQIPE ka ndertuar shume gjera nga e para,qe ne kohen e merhumit Zogoll ,jo vetem nuk ekzistonin,por as qe kujtohej njeri per ato!
– ARSIMI,SHENDETESIA,ENERGJITIKA,RRUGET E ASFALTURA,HEKURUDHAT,PORTET E AEROPORTET,FLOTA DETARE TREGTARE E AJO LUFTARAKE,AVIACIONI CIVIL E SIDOMOS AI USHTARAK,USHTRIA MODERNE DHE MBROJTJA E FUQISHME,MINIERAT,VRESHTAT E ULLISHTET,BONIFIKIMI I KENETAVE,HAPJA E TARACAVE DHE MBJELLJA E PEMEVE FRUTORE,KANALET KULLUES E VADITES,POLITIKA E JASHTEME E PAVARUR DHE DINJITOZE,UZINAT,KOMBINATET E FABRIKAT E SHUMTA,QE PERPUNONIN KROMIN,BAKRIN,HEKUR NIKELIN,PRODHONIN PLEHRAT KIMIKE PER BUJQESINE etj,etj!!! te gjitha keto u NDERTUAN NGA POPULLI NE KOHEN E LAVDISHME TE SOCIALIZMIT!!!
Matuni sot me ketro realizime MADHESHTORE e jo me shpifje e sharje plot mllef!!!
Sot Shqiperia eshte nje vend ku njerezit mendojne ore e cast te te largohen nga syte kembet sapo t’u krijohen kushtet e pershtateshme!!!
Sali Berisha dhe KLIKA E TIJ TRADHETARE DHE E SHITUR TEK SERBIA kane punuar me te gjitha forcat,qe VENDI TE SHKATERROHET,TE GRABITET,POPULLI TE PERCAHET,KRIMI E KORRUPSIONI TE LULEZOJNE,etj,qe vete ne shqiptaret te MALLKOJME VETEN PSE LINDEM NE SHQIPERI!!!
Kur te mateni me SOCIAIZMIN E ENVER HOXHES,matuni me vepra me ate dhe ne fund,po ua mbajti SUMA,BENI NJE REFERENDUM dhe do kuptoni se si i gjykon populli keto dy kohe!!!
@ feniks e shkreta shqipni prej moçalorve te jugut
standartin e moçalorve e vuni kryemoçalori hoxha ne 72 e ate standart e flasin te gjithe ato qe mbeshtesin koleren e kuqe.
ju rroftete injoranca moçalore e kolera e kuqe
Arshi Piperat, Martin Camerat dhe shume lloj kalbesirash qe bashibozuket sot ju kendojne ditirambe, jo vetem qe jane ne krye te kesaj levizje gjuhecberese, por edhe e ushqejne cdo dite me plehrat e shkruara qe lane pas. Qe te jesh kunder komunizmit eshte e pranueshme qe te luftosh platformen e tij politike, por jo gjuhen akoma te brishte te nje populli qe inspiron edhe bashkimin kombetar.
@ daullja
standartin e instaluen moçaloret e koleres se kuqe
Hoxha, Prokopi, Kadriu, Lenka, Mehmeti e shum e shum moçalor te lem e rrite ne moçalet e kenetat e jugut
kurse ato verioret qe ti permend flasin gjuhen e Fishtes, Migjenit, Koliqit, Camajt, Mjedes, Pllumbit e shum e shum gjuhtarve e atdhetarve te tjere
mbetet gjithe jeten ne injorancen e kolers se kuqe
Kur degjoj a shikoj demin qe i behet shqipes cdo dite, jam akoma me shume per hapjen e dosjeve dhe hetimin dhe mbikeqyrjen e personave qe kane marre flamurin per shberjen e gjuhes shqipe dhe rrjedhimisht kombit shqiptar.
zoti fenix,
Ti flet per “trushkulur veriore” dhe kjo do te thote qe je ti i mbushur plot mllef deri ne ksenofobizem. Te gjitha ato vepra qe ti i ke rreshtuar dhe shkruar me shkronja te medha jane bere me punen e te burgosurve politike , te internuarve politike dhe me punen pa pagese te vullnetareve qe punonin si skllever per te “ndertuar socializmin”. Dhe c`eshte me e keqja as 10 % e ketyre veprave nuk pati impakt ne mireqenien e popullit. Atehere si e shpjegon qe zgjoheshim ne 3 te mengjesit per nje liter qumesht,peme frutore dhe ullinjte i hanim vetem per vitin e ri. Ti flet per rruget kur ne nuk kishim fare makina, ti flet per aviacionin civil kur ti as qe mund te enderroje qe te udhetoje me avion etj, etj. persa i perket gjuhes standarte shqipe ajo u vendos ashtu sic donte enveri dhe byroja politike qe ishin te gjithe nga jugu, por po te kemi parasysh qe dialekti jugor (toskerishtja) nuk eshte perfekte dhe smund te jete e tille atehere ka ardhur koha qe te pakten te behen ca ndryshime.
@Golden Tree!
Mos e kerko mllefin tek une,por te vetja dhe tek bashke provincialet e tu anti shqiptare!!!
Gjuha Standarte Shqipe nuk eshte pjese e ndonje DIALEKTI,pra eshte percaktuar si e tille,qe te perfaqesoje te FOLUREN ,SHQIPTIMIN DHE TE SHKRUAREN ME TE SAKTE TE GJUHES SHQIPE!!
Qe nga viti 1972 e ne vazhdim,me kete GJUHE STANDARTE JANE NJOHUR BOTA,KANCELARITE E SHTETEVE,TE UNIVERSITETEVE,MEDIAT E SHKRUARA E AUDIOVIZIVE,AMBASADAT TONA E TE HUAJA,STUDENTET,PERKTHYESIT E GJUHES SHQIPE KUDO NE BOTE,INSTITUTET DHE FAKULTETET E GJUHES SHQIPE KUDO NE BOTE,PA FOLUR PER PERDORIMIN E SAJ NE SHQIPERI E DIASPORE!!!
Shteti ,qe nga shkollat,shtepite botuese,teatrot,etj kane te gjithe veprat dhe botimet te tyre ne kete Standart dhe te dalesh tani pas 45 vjetesh se duhet nderrruar ai, eshte njelloj si te NDERROSH GJAKUN E TRUPIT TEND!!!
Gjuha STANDARTE eshte SIMBOLI I PARE DHE ME I RENDESISHEM I NJE KOMBI!!!
Pastaj vjen FLAMURI dhe simbolet e tjere!!!
Flamurin edhe mund ta ndryshosh,se nje COPE MENDAFSHI I NGJYROSUR ESHTE,NDONESE DO TE DUHET TE BALLAFAQOHESH ME HISTORINE SHUME SHEKULLORE TE POPULLIT TONE,ME MOTIVET QE I SHTYNE BURRAT E SHETIT TE ATYRE KOHEVE,qe e caktuan ate forme qe eshte sot!!!
Provoje te HEDHESH POSHTE STANDARTIN E SOTEM dhe zevendesoje ARBITRARISHT ME NJE TJETER ME BAZE GEGNISHTEN,se cfare reagimi popullor do te hasni!!!
Kemi 23 vjet,qe KLIKA TRADHETARE e Sali Berishes,ne sherbim te UDB-se ish Jugosllave,ka punuar e punon me te gjitha forcat,sipas nje SKENARI te hartuar nga AKADEMIKET SERBE,per PERDHOSJEN E SHTETIT SHQIPTAR DERI NE IMTESI,deri ne PERCARJEN E POPULLIT,GRABITJEN E PASURIVE KOLOSALE TE SOCIALIZMIT NE EMER TE TEORISE ZERO,TE RRAFSHIMIT PER TOKE TE CDO GJEJE “KOMUNISTE”,qe populli yne sot te ndodhet para dilemes me te madhe ne tere HISTIRINE E TIJ:
“TE RRIME A TE IKIM NGA SYTE KEMBET NGA SHQIPERIA”!!!!
Kjo eshte VEPRA ME KRIMINALE E Sali Berishes dhe askush nuk ka marre mundimin te HETOJE MBI KETO AKUZA,qe atij direkt ia ka bere ne sallen e Kuvendit nga deputeti Spartak Braho!!!
Ju mund ta coni ANTI SHQIPTARIZMIN TUAJ EDHE ME TUTJE:Te kerkoni qe edhe ALFABETI I SOTEM LATIN te hiqet se e paskan caktuar ca VLLEHE ARUMUNE apo te tjere qe juve nuk ju perfaqesojne ne qellimet tuaja TRADHETARE!!!
Nuk keni shans te fitoni!!!
Ata qe e mbrojne kete STANDART JANE ME SHUME E ME TE FORTE NE MENDJE E FIZIKISHT SE JU!!!
Te tjeret jashte kufijve te Shqiperise ,ne se duan,le te krijojne STANDARTIN E TYRE TOLLOVA dhe te mos na bejne DERR DER neve te tjereve me mendjet e tyre te coroditura e te nxitura nga Beogradi!!!
Z. Sokrat Habilaj,
Kam lexuar shume per keta skuthet dhe skuthite e tyre, por shkrimi Juaj me pelqeu per saktesine dhe venien direkt para “gjyqit” te atyre qe duan te demtojne Gjuhen Shqipe, vepren me monumentale te Kombit. Por,… peshtyjne shume lart dhe laturisin fytyren e vet!
mjafton cfare thuhet ne dy komentet e para dhe …..ja pasoja e standart : urrejtja per shkodranet dhe verioret !!
Ne fakt nuk jane veriore,shqiptaret jane qe nga mitrovica dhe po ti hedhesh nje sy hartes e kupton se ku jane trevat e banuara nga shqiptaret dhe sa i perfaqeson standarti demokratik i ’72.
Pervecse urrejtje asgje.
Besoj se dhe gazeta duhet te beje kujdes me keta inatcore te pakorrigjueshem ndersa standarti do korrigjohet…dhe shume me e bukur do jete gjuha shqipe dhe me pak urrejtje do kete !!!!
Argumentat e z. Habilaj ane me se shkencore. Standartin e gjuhes shqipe duan ta prishin ata qei duan sqiptaret te percare, pavaresisht nese jane nga Vlora, nga Shkodra apo nga Mitrovica, ata jane shqipfoles por jo shqiptare, pasi paguhen nga ata qe nuk u duan te miren shqiptareve, qofshin keta edhe me grada e tituj shkenore, duke u maskuar si antikomunist, [por faktikisht jane antishqiptare.
Gjuha nuk ka karakter klasor! Kete e kane shprehur edhe klasiket e marksizmit.
Askush, pale nje fare Ndreca,Shllaku etj. reaksionare nuk mund te mohojne perpjekjet titanike te kongresisteve te Manastirit qe caktuan alfabetin latin te shipes me 1908-en per te shkruar gjuhen e embel shqipe te Naimit e Fishtes,nuk mund te mohoje edhe punen po aq madhore te Eqerem Cabejt ,gjuhetari me i madh ,edhe ne rang europian,Aleksander Xhuvanit e te tjere shkencetare linguiste ,qe me 1972-shin te behet perfundimisht njesimi i gjuhes shqipe,qe u pranua edhe nga vellezerit kosovare.
Ne kemi tani si nje komb i qyteteruar nje gjuhe te njesuar e standarte letrare ,qe i ka qendruar kohes e ka sjelle vepra letrare te admirueshme ne bote si te shkrimtareve te shquar Kadare e Agolli e te tjere autore te shquar ,me botime te panumurta te letersise klasike boterore te perkthyera nga mjeshter te gjuhes shqipe ne kete gjuhen letrare .
Askush nuk e mohon pasurine e dialekteve te shqipes,qe eshte e integruar ne gjuhen standarte .Veprat e shquara te Gjergj Fishtes ,Migjenit ,Ndre Mjedes ,dom Ndoc Nikaj etj.jane ne visaret e kombit, ashtu si edhe perkthimi famoz i Pashko Gjecit te “Komedise Hyjnore” te Dantes me nje bukuri mahnitese qe per mua mbetet perkthimi me i kendshem ne gjuhen shqipe ,sado ne “gegnisht” !
Provoni,ju lutem ,te lexoni Migjenin, dhe do te gjeni nje artist te fjales shqipe ,qe e pelqeu dhe e lexoi mbare kombi shqiptar ,nga Jugu ne Veri!
Kjo eshte magjia e gjuhes shqipe qe na beri deri me sot shqiptare dhe i vetmi aset kombetar qe na ka mbetur nga privatizimi total i malokut vicidolas Salih Rrahman Berisha ,… qe nuk duhet prekur.eshte gjuha jone dhe kush e prek ate e prek gjarpni, sic thote At Fishta.
Verini gishtin kokes ,e mos luani me gjuhen shqipe ,me asetin me te madh qe i ka mbetur shqiptarit ,se trimeria e tij ka vdekur prej kohesh ,ju e shihni e provoni vete ,aty ku jetoni, ne Shqiperi apo nepr bote!
Ke të drejtë Erikson.Unë jam nga Elbasani dhe sinqerisht, nuk i kuptoj mirë veriorët, ndërsa nuk kam asnjë pengesë për të kuptuar jugorët.Unë jam munduar të lexoj Fishtën por më lodh aq shumë se duhet me i gjetë kuptimin dialektit arkaik që ai përdor.Nuk ndodh kjo me Mjedën, Migjenin, etj.Unë them që një nga gjërat e mira që ka ba Enveri ka qenë njesimi i gjuhës letrare dhe ajo gjuhë duhet të mbetet, pavarësisht rrekjeve të shumta të pseudo ghuhëtarëve të tipave Ndreca, Shllaku etj.Të transformosh normën shqipe asht si me e çue nji komb në zanafillë.
Sic shifet edhe nga komentet standarti i gjuhes shqipe te viti 1972 u vendos me urdher politik nga nalt dhe me nji urrejtje ndaj gegnishtes dhe verioreve. Standartizimi i gjuhes letrae shqipe kishte fillu qysh ne vitet 20 dhe te dy dialektet kishin fillu te njisoheshin per bukuri. Lexoni shkrimet e udheheqesve komunist jugore te kohes se luftes dhe te viteve te para mbas clirimit dhe do te kuptoni se ku kishte arrite harmonizimi i te dy dialekteve. Po kjo lufte qe po ndezet tash ashte e kote.Shqiptaret po ndertojne standart te ri
Standarti me baze toskerishten letrare,eshte paralajmeruar nga Alexander Xhuvani qe me 1907.E gjithe literatura shkencore,administrative,ligjore,letrare eshte shkruar ne standart.Ato per gjuhen perbejne fondin e arit per thesarin kombetar,nuk mund te preken!
Kongresi drejtshkrimit u mbajt 28 vjet mbasi Shqipnia veshi petkun eZI.N” kèt periudhè populli perjetoi nji vorfni tè tejskajshme ku mungojshin gjanat ma elementare dhe rradhat ishin tè pafundme.Mungonte edhe LIRIJA,jetojshim nè burgun ma tè madh tè botès.Nè kèt kamp peqendrimi me 1972 u mbajt nji kongres antishqiptar dhe antishkencor qè kishte si qellim tè vetèm dhanien e goditjes sé fundit “Gjuhes sé priftèrinjeve”dhe gjuhes qè flitnin “JUGOSLLAVET” e Shqipnisè”.”Shkodranet”.A paraqet realitetin gjuhsor ne Shqipni?Tham qè jo! A merren vesht shqiptaret me njeni tjetrin me ket standart,si e flasin.shqipen.KEQ E PERDREQ.SHqiptaret janè shqipfolsit ma tè kqij né botè.Ngatrrojnè rasat, kohet e foljeva dhe ma e keqja asht se ato shpesh nuk gjejnè fjalen e pershtateshme me shprehè mendimin,perdorin edhe germa pa vend.Ka shumè shqiptarè qè gjuhen e vendit ku ato jetojnè e flasin shumè mirè me rregulla gramatikore kurse shqipen e flasin shumè keq,megjithse kanè le né Shqipni dhe kanè ba shkollè né Shqipni.Kjo rrjedh se standardi asht DIFEKTOZ,asht i pa pershtatshem,nuk i pergjigjet bashkimit,lidhjes sé bashtinglloreve njena me tjetren, dhe bashtingllore me zanore siç bahet né krahinat e ndryshme tè Shqipnisè.Nuk respekton djalektet e ndryshme Ky kongres ka deshtu 24 orè mbas majtjes sé tij.Tragjedia e gjuhes shqipe vazhdon.Deri kur?!