Scott Carpenter, një nga anëtarët e fundit të mbijetuar të “Mercury 7”, grupit të parë të astronautëve të NASA-s, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare.
Në 1962, Carpenter u bë amerikani i dytë që vizitonte orbitën e Tokës, duke pilotuar anijen kozmike “Aurora 7” përmes 3 misioneve revolucionare të Tokës. Pasi u tërhoq në 1969, ai nisi aktivitete oqeano-grafike.
John Glenn, i cili udhëtoi me misionin e parë në orbitë, mbetet kështu i mbijetuari i fundit i ekipit “Mercury”.
Carpenter, që lindi në Boulder të Kolorados, u autorizua në Marinën amerikane në 1949 dhe shërbeu si pilot gjatë luftës koreane. Në prill 1959, ai u zgjodh si një nga 7 astronautët e “Mercury”-t dhe iu nënshtrua trajnimit te NASA, duke u specializuar në komunikim dhe navigim.
Ai ishte piloti ndihmës i John Glenn gjatë përgatitjeve për të drejtuar fluturimin e parë hapësinor të SHBA-ve, në shkurt 1962. Gjatë fluturimit, kapsula e Scott u ul 288 milje larg objektivit, duke lënë NASA-n dhe kombin të prisnin në ankth, për të parë nëse ai kishte mbijetuar apo jo.
USA asnjehere nuk i kane munguar te perkushtuarit, eshte vendi ku cdo qytetar gjen vetveten dhe ben me te miren.