Në një shkrim timin para gjashtë muajve e pata quajtur atë që ndodhte në Lazarat si një turp kombëtar. Kultivimi, përpunimi dhe trafikimi i drogës ka ndodhur dhe ndodh edhe në shumicën e vendeve të botës. Disa prej tyre kanë pasur dhe kanë ende kartele të prodhimit dhe tregtimit të saj, por ajo që e bënte Lazaratin “turp kombëtar” ishte fakti se, për gati dy dekada, një aktivitet i tillë zhvillohej në një qendër të banuar, në sytë e banorëve, në sytë e gjithë kombit e botës dhe nën indiferencën inkurajuese të shtetit. Kartelet e drogës nëpër botë, zakonisht, e zhvillojnë aktivitetin e tyre shumë larg qendrave të banuara dhe marrin masa për ta mbuluar atë, ndërsa Lazarati, i cili s’ishte kartel, e zhvillonte këtë veprimtari të paligjshme hapur dhe me një “trimëri” të panjohur gjetkë. Madje, ishte krijuar psikoza se shteti, jo vetëm nuk mund t’iu bënte gjë por as nuk kishte të drejtë t’i trazonte.
Lazarati ishte veçse njëri prej aspekteve të shumta të paligjshmërisë që karakterizon jetën tonë, si shoqëri, prej më shumë se dy dekadash. Mirëpo ishte i bujshëm sepse ishte më i dukshëm, më i përqendruar dhe më i zhurmshëm në marrëdhëniet e brendshme politike dhe në raportet tona me bashkësinë e vendeve evropiane.
E keqja më e madhe e këtij aktiviteti ilegal, dhe i të tjerëve si ai, është se shoqëria shqiptare, në një përqindje të frikshme, ka nisur të bashkëjetojë me to, t’i pranojë me heshtje dhe, madje, t’i miratojë si diçka që “s’ka ndonjë arsye për t’u qortuar”. E vërteta është se veprimtaria që lidhet me drogën, jo vetëm është juridikisht e paligjshme, por është humanisht dhe shoqërisht e dëmshme dhe e rrezikshme. Individë që përfitojnë nga ky aktivitet kriminal apo studiues që sponsorizohen prej tyre përpiqen të bindin shoqërinë dhe ligjbërësit, kudo në botë, se pasojat e përdorimit të drogës janë të ekzagjeruara e deri aspak të vërteta dhe se legalizimi i saj është i nevojshëm.
Pse trafikimi dhe përdorimi i drogës është i dëmshëm?
Pothuajse të gjithë studimet e kryer në Evropë dhe Amerikë kanë konkluduar se trafikimi dhe përdorimi i drogave i sjell vetëm dëme individit dhe shoqërisë. Duhet theksuar se me prodhimin dhe tregtimin e drogës, kryesisht, merren individë që kërkojnë të pasurohen; të pasurohen shumë, shpejt dhe pa shumë mundime. Kjo veprimtari kriminale, edhe në Lazarat dhe zona të tjera të Shqipërisë, nuk është zhvilluar “nga halli”, ngaqë individët ishin të papunë dhe donin të siguronin bukën e gojës. Edhe sikur të bëhej nga halli, ajo do të mund të justifikohej moralisht dhe ligjërisht po aq sa grabitja e bankës apo e një kalimtari në rrugë.
Veprimtaritë kriminale që lidhen me drogën janë shoqërisht të rrezikshme sepse, duke pasur si synim fitimet marramendëse dhe me çdo kusht, ato shkaktojnë një rivalitet të egër, rivalitet që nuk i nënshtrohet kurrfarë ligji dhe rregulli, përveç rregullave të pashkruar të forcës dhe përleshjeve mizore. Si të tillë, këto aktivitete janë përherë burime dhe shkaqe të krimeve më monstruoze, të cilët, në jo pak raste, kanë si viktima edhe njerëzit e pafajshëm dhe të papërfshirë në këto veprime të paligjshme. Nga ana tjetër, përdorimi i drogës ka çuar me mijëra njerëz drejt krimeve të tjera si vjedhjet, grabitjet apo vrasjet pasi përdoruesit, kur nuk kanë të ardhura për blerjen e drogës, iu drejtohen rrugëve të tjera të paligjshme të sigurimit të parave.
Është vërtetuar shkencërisht dhe praktikisht se përdorimet e drogës sjellin dëmtime të sistemit psiko-motor të përdoruesve. E thënë më thjesht, individi që ndodhet nën influencën e drogës ka çrregullime të sistemit psiko-analitik, nuk është në gjendje të vlerësojë si duhet mjedisin që e rrethon dhe, rrjedhimisht, nuk reagon ndaj tij në mënyrën e duhur, të kërkuar nga pikëpamja etike dhe ligjore. Duke reaguar jo në mënyrën e duhur, individi kryen veprime të rrezikshme për shoqërinë, që fillojnë nga shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor e deri tek vrasjet apo përdhunimet. Kur dëmtimet e sistemit nervor dhe atij fizik vazhdojnë për një kohë të gjatë, përdoruesi bëhet vetë viktimë e drogës duke pësuar vdekje të parakohshme. Të tilla vdekje ka me mijëra në botë por edhe shqiptarët e kanë pësuar herë pas here.
Sipas të dhënave të FBI-së amerikane, rezulton se nga 1991-2010, përqindja e personave që në kohën e kryerjes së krimeve kanë qenë nën ndikimin e drogës ose të alkoolit shkon nga 50% deri 78 % të të gjithë të arrestuarve. Sipas këtyre statistikave dhe studimeve që mbështeten në to, rezulton se vetëm të dhënat e vitit 1997 tregonin se përdoruesit e drogës kanë të ngjarë të përfshihen në vjedhje dhe të arrestohen apo ndalohen 16 herë më shumë sesa jopërdoruesit; të burgosen14 herë më shumë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe të kryejnë sulme fizike ndaj të tjerëve 9 herë më shumë. Të dhënat e nxjerra nga një studim i bërë në rreth 30 qytete amerikane tregonin se, në vitin 1998, 78,7% e meshkujve të arrestuar në Filadelfia ishin përdorues të mëparshëm droge dhe 82,1% e femrave të arrestuara në Nju-Jork kishin përdorur më përpara drogë.
Qëndrimi ynë etik, juridik dhe politik ndaj Lazaratit dhe trafikimit të drogës
Përgjithësisht, qëndrimi që mban një shoqëri ndaj fenomeneve negative dhe të paligjshme tregon shkallën e pjekurisë politike dhe gjendjen morale të asaj shoqërie. Si kudo tjetër edhe tek ne qëndrimet ndaj problemeve të trafikimit dhe përdorimit të drogës kanë qenë dhe janë të ndryshme. Miratimi në çfarëdo forme, përfshi edhe atë të indiferencës që një pjesë e shoqërisë shqiptare u bën veprimtarive të paligjshme, megjithëse janë të qortueshme, mbeten deri diku të kuptueshme. Por qëndrimet e një pjese të medies, të “elitës intelektuale” dhe të politikës ndaj veprimtarive të paligjshme janë të vajtueshme, të turpshme, të dënueshme dhe shumë domethënëse.
Nëse në çështjet politike, shumëllojshmëria e mendimeve dhe e opsioneve është jo vetëm e pranueshme, por edhe e nevojshme, në çështjet e veprimtarive të paligjshme dhe automatikisht të dëmshme për shoqërinë duhet të ketë një qëndrim unik dhe të palëkundur nga pjesa më e ndriçuar e shoqërisë ku mendohet se (nganjëherë gabimisht) bëjnë pjesë edhe politikanët. Shumëllojshmëria këtu mund të mirëkuptohet vetëm kur vjen puna tek zgjedhja e mjeteve me të cilat duhet të luftohet e keqja.
Në çështjen e Lazaratit, dhe të drogës në përgjithësi, në shoqërinë tonë vihen re, të paktën, tre qëndrime. Disa analistë, gazetarë dhe media të papërgjegjshme theksojnë se kultivimi, trafikimi dhe përdorimi i drogës, posaçërisht i kanabis sativa nuk përbën ndonjë problem shqetësues dhe, madje, duhet ligjëruar. Për çudi dhe për turpin e saj, edhe një parti e quajtur komuniste ka bërë disa herë thirrje për legalizimin e përdorimit të marihuanës. Disa gazeta dhe TV iu shfaqnin lexuesve dhe shikuesve nja njëqind halabakë, përdorues droge, në Kolorado të SHBA që festonin legalizimin e përdorimit të marihuanës. Duke shfrytëzuar psikozën irracionale të një pjese të shoqërisë shqiptare që çon në bindjen se çdo gjë që ndodh në Perëndim është e drejtë dhe e moralshme, këto media nuk merrnin mundimin të sqaronin publikun se legalizimi i atjeshëm nuk do të thotë se drogën mund ta kultivojë, përpunojë, tregtojë dhe përdor kushdo. Edhe po të ishte kështu, mediet përkatëse duhej të paraqisnin edhe mendimet e kundërta që ekzistojnë, qoftë në ato vende, qoftë në Shqipëri. Informimet e paplota, të pasakta dhe të njëanshme janë, në të vërtetë, dezinformime dhe, rrjedhimisht, janë dëmprurëse.
Pjesë e këtij qëndrimi miratues janë edhe përpjekjet, në pamje të parë dashamirëse, për t’iu “qarë hallin” trafikantëve të drogës, duke thënë se “ata janë të papunë dhe kështu sigurojnë jetesën për familjet e tyre” etj. Po të ecim në “qilimin” e këtij mentaliteti do të justifikonim njëlloj edhe vjedhësit, grabitësit, trafikantët e të gjithë llojeve të tjera. Jo! Nuk është e vërtetë se ndokund në botë përdoret argumenti se trafikantët e drogës e kryejnë këtë veprimtari “nga halli”. Aktivitetet që lidhen me drogën fillohen dhe zhvillohen me synimin për t’u pasuruar dhe për të jetuar në luks dhe jo për të mbijetuar, personalisht apo familjarisht.
Qëndrimi i dytë që vihet re në shoqërinë tonë është ai, i cili, formalisht, e dënon këtë lloj veprimtarie por është kundër ndërhyrjes së shtetit me të gjitha mjetet që i lejon ligji. Bartësit e këtij mendimi thonë se shteti nuk duhet të ndërpresë dhe eliminojë këtë veprimtari kriminale me forcë, por duhet të “përdor edukimin”, duhet t’i bind autorët të ndërpresin veprimtarinë e tyre dhe duhet që, përpara ndërhyrjes, të ketë marrë të gjitha masat për t’iu gjetur punë ligjshkelësve. Madje, një sociolog i njohur thoshte se “shteti duhet t’iu ofrohet Lazaratit dhe trafikantëve” dhe jo të përdor forcën. T’i “ofrohesh” dikujt do të thotë ta ndihmosh atë, të vihesh në shërbim të tij. Në asnjë vend të botës shteti nuk e bën një gjë të tillë ndaj kultivuesve dhe trafikantëve të drogës. Me ta shteti është gjithnjë në luftë. Përndryshe është bashkëpunëtor me ta.
Një gazetar dhe analist mendjelehtë, i cili, ndër të tjera, beson se edhe për vrasjen e bankierit Santo është përgjegjës regjimi i para 1990, pasi kishte nisur operacioni policor në Lazarat, shprehej se nuk e dinte ende nëse duhej të rreshtohej në anën e shtetit apo të Lazaratit. Sigurisht, shtetasit e padenjë ose vihen hapur në anën e krimit dhe kriminelëve ose lëkunden diku midis shtetit dhe antishtetit.
Qëndrimi më dinjitoz dhe i vetmi qëndrim i drejtë në rastin e Lazaratit dhe të luftës së shtetit kundër trafikimit të drogës është miratimi dhe përkrahja e veprimeve të shtetit, me kusht që këto veprime të jenë brenda kuadrit ligjor. Shumica e popullit shqiptar, në mënyrë të heshtur, ka qenë dhe është kundër asaj që ndodhte me drogën në Lazarat dhe në vende të tjera të Shqipërisë. Njëri nga individët që ka mbajtur një qëndrim konstant kundër legalizimit të drogës dhe trafikimit të saj ishte Tritan Shehu. Ndonëse, sa herë flet si politikan, Tritani shfaqet qesharak, qëndrimi i tij si mjek dhe qytetar ndaj problemeve të drogës duhet përshëndetur dhe ndjekur nga shumë të tjerë.
Qëndrimi i turpshëm i opozitës politike ndaj çështjes së Lazaratit
Në të gjitha vendet e botës perëndimore pozita dhe opozita zihen, kundërshtohen dhe “kacafyten” për shumicën e problemeve të jetës shoqërore dhe për rrugët që duhen ndjekur për ndryshimin dhe zhvillimin e vendit. Por, kur vjen puna për luftën kundër krimit ato janë thuajse të bashkuara dhe ndihmuese të misionit të shtetit në përballjen me krimin. Mirëpo, kjo gjë nuk ndodh në vendin tonë.
Ndërhyrja e shtetit në Lazarat ishte sa e domosdoshme aq edhe delikate. Por, ajo ishte edhe e papritur për shumicën e njerëzve në Shqipëri. Nëse të tria këto karakteristika të kësaj ndërhyrjeje janë të mirëkuptueshme, mënyra se si opozita shqiptare, përkatësisht PD-ja, e priti dhe e trajtoi këtë ndërhyrje është e turpshme edhe për domethënien që mbartte. Gjatë 24 orëve të para të aksionit policor mbajti heshtje. Pastaj reagoi duke nxjerrë në skenë Noqet dhe Paloqet.
Ja çfarë tha më 17 qershor kryetari i grupit të Paloqeve: “Dje në Lazarat propagandë, maska pranë ministrit dhe skenarë si në filmat e kinostudios, ku sulmoheshin “armiqtë e klasës” dhe ata që s’e duan…”. Ky reagim shpreh, së paku, tri gjëra. Së pari, opozita nuk ishte dakord që shteti të ndërhynte për t’i dhënë fund një veprimtarie tërësisht kriminale, me jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare. Së dyti, dhe kjo është shumë e rëndësishme, opozita po përpiqej t’i jepte luftës kundër krimit ordiner karakterin e luftës politike, duke iu dërguar mesazh keqbërësve se opozita ishte në krahun e tyre dhe se ata duhej t’i kundërviheshin shtetit si kundërshtar politik. Së treti, opozita përpiqej të mashtronte opinionin e brendshëm dhe të jashtëm, duke e paraqitur aksionin policor si zbatim i një skenari që s’kishte të bënte me drogën.
Po atë ditë reaguan edhe Noqet nëpërmjet Flamurit të tyre. Ky individ, i cili kishte qenë Ministër i Brendshëm deri vjet, pritej të kishte qëndrimin më dinjitoz të mundshëm. Qëndrimi nuk qe i tillë. Ato që tha dëshmuan se ai ka probleme serioze, me dinjitetin dhe intelektin personal. “Ky nuk është një aksion, pasi të gjithë elementet tregojnë se është një shou i ministrit Tahiri… Prandaj, kjo nuk është zgjidhja. Unë mbështes aksionin e policisë por nuk mbështes aktet banditeske të ministrit Tahiri”, tha ish-ministri. Hajde merre vesh domethënien e këtyre mendimeve të pështjelluara nga marrëzia politike provinciale. Edhe nuk është aksion, edhe e mbështet aksionin; edhe kjo nuk është zgjidhja, edhe e mbështet aksionin e policisë (zgjidhjen); edhe e mbështet aksionin e policisë, edhe e quan atë akt banditesk të ministrit në detyrë. Vetëm flamujt e marrëzisë mund të përcjellin mesazhe të tilla.
Me interes pritej deklarata në emër të krejt partisë (“demokratike”). Ja çfarë thuhej, ndër të tjera, në të: “PD mbështet pa asnjë rezervë luftën kundër trafikut, por ne iu bëjmë thirrje profesionistëve të mbetur në polici të ruajnë jetën e qytetarëve dhe punonjësve të rendit dhe të ndalin çdo veprim që ushtron terror psikologjik ndaj popullsisë civile. Ne nuk presim që këtë kujdes ta bëjnë Rama dhe Tahiri, pasi atyre nuk iu intereson jeta e banorëve dhe e policëve. Pseudofushata e Ramës dhe Tahirit është një pozicionim taktik- t’ia hedhin botës- me karakter propagandistik dhe selektiv… Kjo nuk është luftë ndaj drogës por luftë për kapjen e tregut”.
Deklarata e sipërcituar tregon se PD-ja, në pamundësi për të dalë hapur kundër aksionit policor (të vjen…, si nuk është mirë ta thuash, kur kujton “Alencën kundër drogës” që, meqë nuk denjoi ta drejtonte as Xhuveli, e drejtoi vetë Lulzimi), përpiqet ta zhvlerësojë atë, të inkurajojë trafikantët dhe dekurajojë policinë, pasi i vë në një plan si kriminelët ashtu edhe qeveritarët duke e paraqitur aksionin policor si luftë për kapjen e tregut të drogës. Ata që janë përgjegjës për vrasjen e 26 qytetarëve dhe plagosjen e 300 të tjerëve në Gërdec, si dhe për vrasjet e 4 demonstruesve paqësorë dhe plagosjen e disa të tjerëve në qendër të Tiranës hiqen si engjëj mbrojtës të jetës së banorëve të Lazaratit. Nga ana tjetër, deklarata në fjalë i dërgon mesazh popullit dhe kancelarive evropiane se aksioni policor ka karakter propagandistik dhe kërkon t’ua hedhë (domethënia: ju mos e hani sapunin për djathë dhe të na jepni statusin e kandidatit për në BE). Duke e përcaktuar aksionin policor si “selektiv” partia më e madhe opozitare po përpiqej t’i jepte karakter politik antiopozitë një veprimi policor që i shërbente gjithë popullit shqiptar.
Ndaj aksionit policor nuk mund të rrinte pa reaguar, në mënyrën më të turpshme të mundshme, ai që nuk i gëzohet asnjë gjëje të mirë që ndodh në Shqipëri kur nuk është ai në pushtet. Nëpërmjet facebook-ut (dhoma e tij e ngushëllimit pas humbjes së pushtetit), Sali Berisha u përpoq qysh në fillim të kriminalizonte shtetin në çastet e vështira të ballafaqimit me krimin dhe kriminelët e armatosur. Në 16 qershor, nga frëngjia e tij luksoze në qendër të Tiranës, lëshonte mesazhin se, “Rama vetë dhe kupola e tij janë kokë e këmbë të lidhur me krimin dhe trafiqet…”. Qëllimi ishte i qartë: aksioni policor nuk duhet mbështetur pasi është ndeshje midis grupeve rivale të trafikut dhe jo luftë e shtetit kundër krimit.
Duke dëshiruar shumë, madje dëshpërueshëm, një përplasje tragjike midis policisë dhe trafikantëve, më vonë shkroi se “Rama dhe Tahiri po përgatisin një gjakderdhje…”. Tashmë është shumë e njohur dhe për këdo dëshira e tij për të pasur gjakderdhje. Gjatë karrierës së tij politike si antikomunist na ka dhënë prova të shumta se sa në qejf e ka pasur gjakderdhjen. Kur ka mundur ka shkaktuar gjakderdhje, kur s’ka mundur ka trilluar gjakderdhje. Dhe, gjithnjë është përpjekur të përfitojë prej tyre. Shpesh ia ka dalë, por po kaq shpesh edhe është vetëdemaskuar e diskredituar.
Kur e pa se aksioni policor po shkonte shumë mirë dhe pa gjakderdhjen e dëshiruar prej tij, atëherë u përpoq t’i japë një karakter tjetër. Më 18 qershor shkruante se, “…pasi kanë terrorizuar familjarët, çunat e Ramës kanë plaçkitur çfarë kanë mundur dhe kanë veshur plaçkën”. I mësuar gjithë jetën e tij politike t’i konsiderojë punonjësit e shtetit si vegla dhe shërbëtorë të tij, i quan punonjësit e policisë që kryejnë atë detyrë prej vitesh si “çunat e Ramës”. Ata ishin dhe janë çunat e Shqipërisë dhe jo të kryeministrit të radhës. Ata ishin dhe janë luftëtarët kundër krimit dhe jo hajna, siç donte t’i paraqiste ish-kryeministri anadollak i Shqipërisë.
Ndërsa diplomacia evropiane dhe ajo amerikane përgëzonin qeverinë shqiptare dhe e konsideronin aksionin policor të suksesshëm, ish-Presidenti dhe ish-Kryeministri anadollak dhe i inkriminuar i Shqipërisë, merrte guximin ta quante të dështuar. Askush në historinë politike të Shqipërisë nuk ka qenë dhe nuk është më i guximshëm dhe më i paskrupullt se Sali Berisha në trillimin e të pavërtetave dhe në pohimin e gënjeshtrave. Demagogjia, gënjeshtra, intriga dhe mashtrimi janë mënyra e jetesës dhe e mbijetesës së tij politike. Sigurisht, në dëm të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Ishte shumë i gjetur përcaktimi i hershëm i Petro Koçit për të si toger i Gestapos.
Ndërsa aksioni i policisë vazhdonte, Berisha iu pohoi gazetarëve se “Ka qenë politika ime për të mos ndërhyrë në Lazarat…”. Hm! Çfarë do të thotë të ndjekësh një politikë të mosndërhyrjes atje ku shkelet ligji? Të ndjekësh një politikë të tillë do të thotë të bashkëjetosh me krimin dhe kriminelët, t’i inkurajosh dhe ndihmosh ata, në kundërshtim me interesat e popullit dhe të atdheut. Njeriu, i cili, për 24 vjet rresht, i ka shurdhuar shqiptarët me përrallat dhe gënjeshtrat e tij rreth shtetit ligjor dhe drejtësisë, është politikani dhe “burri i shtetit” që ka ndjekur politikën e mosndërhyrjes dhe të frymëzimit të ngritjes së firmave piramidale kusare, të kontrabandës së naftës, të zaptimit të tokave nga migrantët e brendshëm, të ndërtimeve pa leje, të vjedhjes dhe grabitjes së minierave nga grupet e bandave rivale, të prerjes dhe grabitjes së pyjeve, të trafikimit dhe përdorimit të drogës, të prostitucionit, të “lojërave të fatit (fatkeqësisë)”, të ndotjes së ambientit nga furrat e gëlqeres, të shkatërrimit të fabrikave dhe uzinave të ndërtuara nga populli shqiptar gjatë 45 viteve, të degradimit të sistemit të drejtësisë në një perandori gjigante hajnash, të përhapjes së gjakmarrjes si dhe të rrënimit të shërbimit mjekësor dhe atij arsimor në zonat e thella.
Atëherë, lind pyetja: Për çfarë e kanë paguar shqiptarët këtë njeri për një çerek shekulli? Për çfarë i ka gëzuar ky pjesëtar i shoqërisë sonë gjithë ato privilegje, të ligjshme dhe të paligjshme, kur mijëra shqiptarë nuk kanë as vende pune dhe as të ardhura për të siguruar bukën e fëmijëve? Si mund të dërgohet në burg një zyrtar i thjeshtë për shpërdorim detyre dhe të mos burgoset individi që me shpërdorimet e detyrës, të kryera në mënyrë sistematike, përgjatë 24 vjetëve, i ka sjellë dëme të llahtarshme vendit? Si mund të procedohen dhe burgosen kryepleqtë e fshatrave apo kryetarët e komunave (duke përfshirë edhe Dashnor Alikon e Lazaratit) dhe të mos ndiqet penalisht “kryeplaku” i gjithë Shqipërisë që pohon se lejimi i paligjshmërisë ka qenë politika e tij?
Qëndrimi i Sali Berishës ndaj ndërhyrjes së shtetit në Lazarat ishte përpjekja e tij e fundit për të penguar pranimin e Shqipërisë si vend kandidat në BE. Pas organizimit të disa grevave qesharake të urisë në Tiranë dhe dështimit të tyre, shpresonte që ndeshja e policisë me trafikantët e drogës të sillte pasoja tragjike, të cilat të mund t’i përdorte për synimet e tij politike. Për të ishte e papërfytyrueshme që një ballafaqim i policisë, për disa javë, me kriminelë të armatosur të përfundonte pa asnjë viktimë, ndërsa ballafaqimi i gardës së tij me njerëz të paarmatosur për dy orë të kishte sjellë katër të vrarë e disa të plagosur.
Togeri i Gestapos, i trazuar keq nga ajo që nuk ndodhi, u çua në Kuvend dhe i akuzoi si frikacakë e burracakë punonjësit e policisë dhe drejtuesit e tyre se “trimi të qëllon në lule të ballit, nuk qëllon në ajër”, tha ai në përpjekje të mbyste dëshpërimin dhe të na shiste për trimëri krimin e shumëfishtë që kreu më 21 janar, me pretekstin e trilluar se protestuesit ishin të armatosur me “thika me helm” e “me çadra pistoletë”. Pamja e fytyrës së tij në ditën që Shqipërisë iu dha statusi i vendit kandidat për në BE ishte treguesi më i mirë, jo vetëm i gjendjes së tij të sëmurë shpirtërore, por edhe i mjerimit të tij moral.
Aksioni i suksesshëm i policisë në Lazarat nxori në pah edhe dy gjëra të tjera të rëndësishme. Qëndrimet e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Presidentit të vendit ishin të turpshme dhe shumë shprehëse. Nuk kam shkruar asnjëherë për këta dy punonjës të shtetit sepse kam besuar se i pari ishte thjeshtë një njeri që nuk donte të prishej me askënd dhe, rrjedhimisht, i padobishëm në funksionin e tij, ndërsa i dyti ishte një individ shtetëror që, më së shumti, duhej mëshiruar. Tashmë kanë dhënë prova se e vërteta është ndryshe.
Ishte e pafalshme që, ndërsa gati 800 policë ndesheshin me trafikantët e drogës, zbulonin drogë dhe armë, Prokuroria e Përgjithshme kishte dërguar vetëm një prokuror, në vend që të komandonte një grup prokurorësh dhe t’i staciononte ata në Gjirokastër derisa të kryente punë policia. Me këtë sjellje, Prokurori i Përgjithshëm dëshmoi se ndodhet në vendin e gabuar dhe zëvendësimi i tij është nevojë emergjente e kohës.
Ndërsa 800 punonjës policie ndesheshin me krimin dhe kriminelët në Lazarat, dhe jo vetëm, Komandanti i Përgjithshëm i FA dhe Presidenti i vendit mbajti heshtje. A ishte dakord ai me veprimet e policisë për goditjen e veprimtarisë kriminale dhe në anën e kujt ishte në këtë rast? Njeriu, të cilit, me Kushtetutë i kërkohet të jetë simboli i unitetit kombëtar dhe garant i kushtetutës (këtu hyn edhe mbrojtja e jetës së shtetasve të vet nga veprimtaritë kriminale që lidhen me drogën) kishte thirrur në zyrën e tij, para një viti, drejtuesit e institucioneve të pavarura dhe i kishte “këshilluar” të mos trembeshin dhe as të përkuleshin para shumicës së re të zgjedhur nga populli, njeriu që para një muaji kishte thirrur në zyrë Prokurorin e Përgjithshëm dhe i kishte kërkuar “t’i shkohet deri në fund” hetimit të rastit të avionit të Divjakës, tani mbante heshtje.
Çfarë respekti mund të kërkojë nga qeveritarët, parlamentarët e vendit dhe populli shqiptar një president që vazhdon të mendojë dhe të sillet si një kryetar partie i lagjes? Dëgjoni reagimet dhe lexoni deklaratat e tij të fundit dhe do të shihni se sa njerëz të vegjël janë vënë të drejtojnë zyra të mëdha të shtetit shqiptar. Atëherë, ose duhet të “zhduken” zyrat e mëdha që mbajnë njerëz të vegjël, ose njerëzit e vegjël duhen dërguar në zyra që i përgjigjen kapacitetit të tyre intelektual dhe mjerimit të tyre moral.
Pjesa e dytë
Ndërhyrja e shtetit në Lazarat ishte sa e domosdoshme aq edhe delikate. Por, ajo ishte edhe e papritur për shumicën e njerëzve në Shqipëri. Nëse të tria këto karakteristika të kësaj ndërhyrjeje janë të mirëkuptueshme, mënyra se si opozita shqiptare, përkatësisht PD-ja, e priti dhe e trajtoi këtë ndërhyrje është e turpshme edhe për domethënien që mbarte.

Shume shkrim i bukur,ky eshte realiteti shqiptar,bravo.
Ti Viktor shkruan rralle por ama qellon.
Fakte qe zoti Malaj nuk harron ti regjistroi per te ndertuar analizen e tij.
Respekt
Bukur i thoni gjerat ju zoti Viktor dhe kjo nuk eshte hera e pare qe shkrimi juaj me godet me te vertetat qe permban. Puna eshte se ne kete vend eshte ngaterruar mielli me krunden aq kaq sa..veshtire me ta ndash. Une vete jam pesimist se Edi do bej ndonje gje per te hequr kete prokurorin e Saliut apo shoket e tij ne KPD. Edi duhet te jet edhe vete ne taven e ketyre ose diku e kane zene per gryke. Per mua ky vend do nis te marr fryme vetem kur te kete vdekur Saliu dhe disa nga keta qe bejne sot politike.
I Dashur Tor Malaj !
Te fanderoj se ke shkruar shume bukur, Po me vertet kjo është një ndër historite e pandme të Berishes !
Keto jane fakte qe ky popull i shikon për çdo dite. Shqiperia është e Shqiptareve, nuk është prone e Serbit – Berishe…apo Grekut Berishe. Por kush e beson më Berishen …pikerishte ata qe duhet se perfitojne prej tij..apo ata që jane te marrë. Tani Berisha është i gëzu..edhe i lumtur se gazetat japin lajmin se Erla Mëhilli është shtatzanë dhe Zeni do te Behet me vella !
Nje shkrim qe shpreh neivelin e ekselent te gazetarit, analize shkencore e realitetit politik qe me kujton Te madhin Konice qe analizonte zogun.
Shpresoj dhe besoj se prognozna te kesaj natyre jane ne sherbim te kombit i cili ka qene ne reminacion dhe shendoshja kerkon diagnostimi dhe kurim te kujdeshem por afatgjate.
zoti malaj! mbase nuk te intereson kjo qe po te shkruaj,por kushdo qe e lexon bashke me ty,le te konsideroje sikur po mendoj me shkrim.
qe ne fillim ti e nise me gjysme tolerim qe i ben bota vepres se kultivitit bimeve narkotike,por per lazaratin ky qendrimi yt nuk ka vend sepse kjo ‘ maskarade ‘ ndodhte ne syte e gjithe botes. une nuk mendoj se kultivimi i kesaj bime ne syte e gjithe botes eshte ( ishte ) nje turp per shqptaret,ashtu sic e quajne shume analiste dhe politikane,sepse ky turp dilte ne pah sa here qe niste ndonje fushate kunder X politikani,dhe shuhej menjehere pasi mbaronin keto sulme,pra ishte nje AS i mire nen menget e kujtdoje qe deshironte te godiste kedo.
une nuk mund te kuptoj ndergjegjien e ketij populli kur nga njera ane gjithe europa dhe amerika se bashku,e akuzojne qeverine dhe qeverite si hajdute,si te korruptuara deri ne ate mase sa e kane quajtur gangrene per popullin. shto ketu faktin qe kjo ka qene e perhershme per veshet e shqiptareve derisa populli filloi te ndaje dhe diplomatet e huaj ne te majte dhe te djathe. NDERGJEGJIA KOMBETARE KARSHI KETYRE AKUZAVE ;ZERO! asnje reagim serioz. pra ne njeren ane kemi nje turp te vertete kombetar ( mbase me shume hall,se turpi e shumta,tri dite zgjat ) qe e cileson shqiperine me DREJTESI te korruptuar nga themelet,kemi nje turp kombetar qe shqiptaret nuk kane reaguar ndaj faktit qe perdite po vidhen nga shteti dhe pushteti. ne krahasim me kete turp, lazerati nuk i afrohet fare sepse te pakten nga ky fshat jane futur miliona e miliona euro qe dashje pa dashje,jane xhiruar ne gjithe shqiperine, dhe se dyti, per kete fenomen nuk besoj se ka folur kaq shume europa. mos valle hollanda ka folur kunder kesaj bime? hollanda e ka te ligjeruar ( e shumta,mund ta quaj korrupsion pasi nuk futet gje ne shtet ). cili shtet e ka cilesuar si gangrene kete fenomen? italia,apo greqia qe ka nje ishull te tere sa gjithe shqiperia ,qe kultivon kete bime? NDERJGJEGJIE HIPOKRITE! O popull! lazarati i ka mbushur xhepat,por pyesni njeher banoret perreth se cfare pune u ofron dita dhe muaji tani ? popull dashakeq! dashakeqja eshte turpi i vertete i shqiptareve,jo droga e lazaratit. nuk e di sesi por me erdhi ne mendje ajo barsoleta me peshkun e kuq magjik qe u ofroi dy shokeve nga tre deshira per tua bere realitet. njerit i premtoi se cfaredo qe ti kerkonte shoku,ketij do ia dyfishonte. nga zilia qe pati per te parin,i kerkoi peshkut qe shokut ti hiqte nje koqe. peshku ia plotesoi deshiren,por gjithashtu dhe ketij ia hoqi te dyja. pra ska rendesi sesi na shkon puna jone,rendesi ka qe te shohim tjeterin keq