Gjatë këtij viti Sali Berisha e ka përdorur gjithnjë e më shpesh krijesën e tij 17-vjeçare, “Hakmarrjen për Drejtësi”. E përdori gjatë fushatës elektorale, megjithëse “Hakmarrja” nuk prodhonte dot vota, për shkak se, si krijuesi edhe krijesa nuk ngjisin më në opinionin publik. Gjatë fushatës, herë thoshte se “Hakmarrja” po përdoret nga Edi Rama për të shantazhuar të tjerët, herë se “Hakmarrja” po shantazhonte vetë Edi Ramën (përgjigjet tona janë botuar nga shtypi në datën 23.01.’13 dhe në datën 05.03.’13).
Qëllimi i përdorimit nuk ishin votat, por pengimi i Gjykatës së Lartë për të dhënë vendimin e pafajësisë. Pasi nuk arriti të pengonte vendimin që dha Gjykata Kushtetuese, prej dy vjetësh vëmendjen e ka përqendruar tek Gjykata e Lartë, fillimisht për të penguar dhënien e vendimit para zgjedhjeve të 23 qershorit 2013. Deklaratat e tij shpifëse u bënë mbështetëse për shërbëtorët e tij në Gjykatën e Lartë. Me ndihmën e tyre ata ia dolën t’i mbanin nën presion kolegët e tyre. Nuk jemi të sigurt nëse këta shërbëtor i raportonin Saliut për hapat që hidhnin, apo trashëgimtarëve të tij. Deri tani jemi të prirë të besojmëfjalët e babait tonë se, “Saliu nuk mund ta bëjë atë që ju dëgjoni, se fëmijëve mund t’u lërë në trashëgim shumëçka, por jo krimet që ka kryer vetë”. Sidoqoftë, e vërteta do mësohet një ditë.
Mirëpo, Saliu po e përdor “Hakmarrjen” edhe pas fushatës elektorale. E përdori dje në Kuvend, si replikë me Kryeministrin për mbylljen e lojërave të fatit. “Aksioni kishte qëllim ti hapte rrugë vëllaçkos të Hakmarrjes për Drejtësi që po fut në Shqipëri qindra kompjutera”,- tha ai, sipas “Shqiptarja.com”. Nuk kuptuam gjë nga kjo shprehje sepse, si shumë herë të tjera, fjalia është ndërtuar enkas për të mbjellë sa më shumë hamendje dhe, mundësisht, të nxisë sa më shumë dyshime për fajtorë pa faj. Nga titujt e shtypit të tij të sotëm lihej të kuptohej se me ato fjalë ka dashur të thotë se lojërat e fatit qenkan mbyllur për t’ia dhënë monopolin e tyre “Hakmarrjes”. Të kuptohemi, nuk po e harxhomë kohën të përgënjeshtrojmë shpifjen e radhës, por duam të qartësojmë opinionin përse Saliu po na përdor edhe pas fushatës. Sepse ai shpreson që, edhe pas humbjes së pushtetin ekzekutiv, gjyqtarë të veçantë në Gjykatën e Lartë do vazhdojnë t’i shërbejnë. Me shpifjet e reja përpiqet t’i motivojë për ta shtyrë dhënien e vendimit sa më shumë në kohë.
Ne po ia themi edhe një herë Sali Berishës se nuk e ndalon dot pafajësinë tonë. Nuk e fsheh dot as krimin që ke kryer. E ke kryer këtë krim për të mbuluar një krim tjetër, atë të vjedhjes së zgjedhjeve të 26 majit 1996 dhe, ashtu si dështove për të mbuluar krimin e parë, ashtu ke për të dështuar edhe me përpjekjet që bën për t’i shpëtuar përgjegjësisë për krimin e dytë, të kryer ndaj nesh.
Një pjesë e opinionit publik për shkak të moshës së re, nuk e di se pas vjedhjes së zgjedhjeve të 26 majit 1996, Sali Berisha u gjend para një problemi të madh dhe, për të mbuluar krimin që kreu faqe botës, gjeti si zgjidhje kryerjen në fshehtësi të një krimi tjetër. Pas shtërzimeve tre-mujore deklaroi se “zbuloi” organizatën kriminale “Hakmarrja për Drejtësi”, që kishte dashur të vriste atë vetë, por edhe që kishte vjedhur disa banka, kishte vrarë disa njerëz, kishte shpërthyer autobombën tek supemarketi “VEFA” etj. Kjo pjesë e opinionit nuk i njeh as “provat” që transmetoi për “fajësinë” tonë. Më 12 tetor 1996 i dha opinionit publik “provën” kryesore të fajësisë, një magazinë të mbushur me armë nga më të ndryshmet. Katër ditë më vonë, opinionit i dha të filmuara të tjera “prova”, bashkë me emrat tanë. “Provat” e dyta ishin armë të filmuara në të tjetra mjedise dhe të ndryshme nga të parat (ky gabim i vogël bëri që “provat” e para t’i zhduknin). Në grupin e dytë kishte edhe eksplozivë, një kasafortë me një milion dollarë, një platformë politiko-kriminale etj. Më pas, e veçanërisht pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë na gjeti të pafajshëm, zotëria, personalisht dhe me shërbëtorët e kudondodhur, i ka atribuuar “Hakmarrjes” dhjetëra krime të tjera.
Historia e provave është historia e fshehjes së Sali Berishës për të mos u përballur me të vërtetën. Ai nuk u përgjigj dot kur i kërkuam botërisht dhe në sallat e gjykatave: ku ishin një milion dollarët që tha, me zë e figurë, se i kapi në kasafortën tonë, heshti për këtë edhe kur, pas shumë vitesh, prokuroria u detyrua t’i pohonte gjykatës se në kasafortë nuk ishte gjetur asnjë dollar; të na tregonte armët e shumta që tha se i kapi në një apartament konspirativë, por, në saje të zellit të shërbëtorëve të tij në prokurori dhe gjykatë, armët nuk i kanë parë avokatët as sot; të na tregonte platformën kriminale që tha se kishim shkruar, por vetëm pas njëmbëdhjetë vjetëve, falë një veprimi të pakujdesshëm të prokurorëve, avokatët patën mundësinë ta preknin me dorë, nga ekspertimi i vonuar i së cilës u provua se me duart e shërbëtorëve e kishte shkërbyer dorëshkrimin e njërit prej të akuzuarve për të prodhuar jo vetëm emërtimin “Hakmarrja Shqiptare e Drejtësisë”, por edhe udhëzimet për të rekrutuar anëtarë që të vrisnin njerëz dhe të vidhnin banka; i kemi kërkuar ditën e parë të punës si Kryeministër që, brenda 100 ditëve të para të qeverisjes, të sekuestronte të gjitha pallatet dhe vilat që, me qindra herë, kishte thënë se i kishim ndërtuar ne me parat e drogës dhe të krimit etj.
U fsheh edhe kur ekspertët e OSBE, pas monitorimit, botuan raportin e tyre dhe e cilësuan të paqenë procesin “Hakmarrja”. U fsheh edhe kur gjykatat e huaja, pas gjykimit tonë (mbi bazën e akuzave të Saliut) na deklaruan të pafajshëm, kurse regjimin e tij e quajtën “klikë të Sali Berishës” që “inskenoi një shou fantazie me një grup terrori Hakmarrja për Drejtësi”. U fsheh edhe kur gjykatat shqiptare i deklaruan të pavlefshme të gjitha provat e tij. Pasgjethnajës së gënjeshtrave u fsheh edhenë rastet e botimeve nga shtypi të disa prej vendimeve të dhëna nga gjykatat e tre vendeve evropiane.
Kështu, burri i vetëshpallur sypatrembur për t’u përballur me të vërtetën, ka dhënë prova të shumta se, për të mos u ballafaquar me të,di t’ia mbathë me ndihmën e gënjeshtrave dhe shpifje të reja.
Leart Shyti & Orik Shyti
Kur do shpetoje ky vend nga Djalli me emer Sali se ky monster keshtu tha dhe per te vraret e 21 Janarit se jane vrare mes tyre me cadra pistolete dhe thika e mbrockulla te ketij lloji?A do te kete drejtesi ndonjehere per kete monster qe ka 23 vjet qe i merr zvarre shqiptaret? Z kryeminister 1. 000.000 votuesit po presin per kete !!! Mos harro
Sali Berisha nuk ka kryer krim vetem kunder jush, por ndaj shume te tjereve. Vetem tropojane ka vrare afersisht 180 djem e burra, por mbi te gjitha ka shkaterruar moralin e ketij populli. Por ju keni nje vecori, i keni qendruar perballe dhe ia arritet te jeni gjalle.
Babai juaj e ka gabim. Sali Berisha per te fshehur krimin dhe per pushtetin personal jo i perdor, por i vrete femijet e tij.
Dhori une jam 100% dakort me ty. Gjyqtaret shqiptare sot nuk japin vendim pa marr ne telefon Salen ose femijet e tij. Keta cunat Shyti une nuk i njof po babai i tyre eshte njeri shum i nderuar dhe qe e di gjithe Shqipria qe e ka fut Sala ne burg me gjyq te montuar si ne kohen e xhaxhit. Keta po te jene trima sic po thuet le te shkojne ti bien…deres te familjes Berisha per ato qe ju kane shkaktuar. Boll me se dikush duhet me ja treguar Berishajve se sa ju vlen lekura e zbebosur.
Mjere juve qe ju ka rene te merreni me ate njeri…Zoti ju ndihmofte ne perpjekjet tuaja dhe duhet te jem e lumtur qe nuk ma ka nxjerre mua te perballem me nje hall te tille. Shpreh keqardhjen time te sinqerte se kushedi se sa shqetesime familjare dhe nete pa gjume mund t’ju kete kushtuar. E verteta do dale nje dite ne driten e diellit. Edhe pse nuk kam qejf te mallkoj nuk mund te rri pa thene qe e provofte tek femijet e tij.
kur nuk ka per te shpetuare nga biri i serbogreqis se ka len femije pase dhe ata do vazhdojne rrugen qe do ler ky pra skenaret serbogrek
Kush me dhane drejtesi ? Kto gjykata ve jane emru prej tina? Tjeter gja duhet me e gjet!!!
Mendoj se krimi i brekedhjerit te historise ndaj familjes se Haredin Shytit eshte me i madh sec e dine ata vete dhe ne te tjeret.Bile ky krim eshte ne perpjestim te drejte me inferioritetin ekstrem te dr.mortjes,me familjen e nderuar dhe patriote Shyti.
Vetedija e brekedhjerit per krimet e veta ecen paralel me friken e tij nga ndeshkimi qe meriton.
Sa here ai permend emrin e djemve Shyti,aq here permiret i teri nga frika dhe vetem frika e shpagimit.
I uroj familjes Shyti qe ta mbajne si perhere koken lart,sepse e meritojne.
Sa per brekedhjerin,,,besoj e dine mire qe nje milion shqiptare e kane kryqezur ta beje diarrene gojore te tij ne facebook.Ky eshte vetem fillimi i shpagimit.
Gjeja me e mire qe mund te bejne mediat per te lehtesuar gjndjen shpirterore dhe psiqike te popullit shqiptar, eshte qe te bojkotojne cdo fjale te ketij skizofreni. E vetmja menyre per ta lene ne harrese.
durim, dhe qendrese ate qe keni bere gjithe keto vite vazhdoni dhe per pak kohe, po i vjen fundi vuajtjeve tuaja dhe shume shqiptareve brenda dhe jesht kufijeve, saliu ben te veten dhe ne do bejme tonen shume shpejt do i vije ngordhja atij dhe te tjereve afersisht si ai.
LORA, KE TE DREJTE MOTER … hAREDIN SHYTI ESHTE SHUME SHUME LARG “QOFTELIGUT” SALI DHE MOSTRAVE QE I RINE PARA E MBRAPA. HAREDIN SHYTI TJETER AS KA E AS KA PER TE PATUR. NE QE E NJOHIM PER ME SHUME SE 25 VJET E THEMI ME BINDJE. SHHYTET E KANE KOKEN LARTE. ATA JANE TRIMA, ATDHETARE, TE NDERSHEM SA SKA, PACKA SE PLEHU SALI BEN TE PAMUNDEREN PER TUA ULUR KOKEN. ESHTE NDER PER KEDO TE RRIJ E TE NDRROJ MUHABET ME NJE ANETAR TE FAMILJES SHYTI.
bravoooo
Keta djem u perballen me mostren kur ishte me i fuqishem se kurre,kur qindra e mijra qorra e maskarenj i sherbenin ashtu si di ai ti perdore,Sot jo keta qe e vuajten mbi kurriz,por 1 milion shqiptare dhe familjaret e tyre po presin shpagimin e krimeve nga ky perbindesh qe na ra per pjese.
Respekt cuna dhe nuk ja vlen tè merresh me berishen.familia juaj eshte shume me lart se ky plak matuf prandaj eshte e kot tè replikoni shpifjeve tè tij.respekt tani.
Po si nuk ju mbyll ha.. ketij Saliut more. Akoma vazhdon ky plak perves te pergoje njerzit ne Parlament? Po nuk eshte Parlamenti per te share njerzit more plak pervers por per te ber pune per popullin. Akoma ke goj te shash njerzit e ndershem ti more pusht qe nuk ke len krim pa kryer, gje pa vjedhur dhe interes kombetar pa shitur vetem per pushtet dhe para. Do te vij dita ti vjellesh te gjitha sa ke ber bashke me femijet e tu hajduta dhe vrases o sali krimineli.
O shoku prape me ju u mor ky plehra?Si nuk I shteron ligesia ketij mostre?Si nuk vdes ky Saliu?Eshte perfaqesuesi I Djallit ne Shqiperi prandaj ska Zot qe I ben derman!
Orik dhe Leart! A keni pushke Ju? Andej nga Viçidoli i Saliut thone:-Kur burri e qit pushken ,ose qellon ose e fut ne pra….sa here ju “ka vrare” ky monster ju? Behuni dhe Ju nje her burra dhe “vriteni”.Lerini retorikat ne shtyp.
saliut i vdiq dhe ramizi tani,se kur ngecte thoshte tivari masakra i tivarit,tani do meret me keta qe si la rehat as ne harati,ju qepe me buke ne traste,po ujku thone ha koken e ti ashtu e hengert dhe saliu,ne ka zote te me degjoje
po si keni kohe te mereni me kete plak sharlatan shpifanjos!!!! kush e beson me ate. po ti kethehet shteti punes dhe drejtesia te beje punen e saj, vete Toma ose Sashenka ka per ta futur ne burg kete letyre i cili eshte shkaktari i sa e sa vrasjeve e mjerimeve per shqiptaret. Edi te mos meret Shpetim gjiken e te tjere te partise te tij pa futur me pare ne burg kete vrases te 21 janarit dhe atyre fatkeqeve te gerdecit.
Goje felliqurit i ka ardhur koha ti mbyllet haleja. Prokuroria nuk duhet me te fleje gjum. Ka ardh koha ti tregojne vendin ketij qelbesire qe vetem felliqesi dhe shpifje nxjerr nga goja. Sa per femijet e tij, nuk jane me te mire se i jati. Familjen Shyti tashme e njohin te gjithe. Te ndershem dhe krenare, te vetmit qe i kane treguar vendin kryepleres. Mos u merzisni koha huaj ka ardhur
E verteta vonon por nuk harron
E kam lexuar librin ” Ne, Hakmarrja per Drejtesi dhe…” , dhe e kam ndjekur vazhdimisht Kryebanditin e Shqiperise, me emrin Sali Berisha, sa here ka folur per kete problem. Ai eshte tashme 70 vjec dhe nuk ka kurrfare shpresa sherimi mental dhe aq me pak moral. E vetmja gje qe me habit pa mase eshte fakti se si eshte e mundur qe pjesetaret e familjes se tij nuk mendojne fare per veten e tyre. A e kuptojne ata se nuk eshte e larget dita kur ati i tyre do te shkoje ne boten tjeter ? A besojne ata se shume shqiptare te vrare e sakatosur prej tij, do ia harrojne dhe falin krimet e tij? Dhe jo vetem krimet, por, sidomos faktin qe krimet i ka kryer dhe vazhdon t’i perdore ne sherbim te pushtetit, ne sherbim te pasurimit personal e familjar. A mendojne keta njerez se eshte shume e mundur dhe madje e lehte ” t’i cosh per lesh ” dhe te mos kene mundesi t’i gezojne cfare kane vjedhur e grabitur keto 23 vjet ? Pse s’i thone te rrije urte dhe te mos lehe me? Sepse, ne dime cfare ka kaluar por nuk e dime cfare vjen me pas. Apo jo ?
Shume sakte! Kete kam thene gjithe keto vite, si mund te mendoj kjo familje mafioze, kriminelesh te zinje, se do te shpetojne pas 23 vitesh krimesh dhe vjedhjesh?! E kane kote! Ate qe ke ber do ta bejne dhe nje do ta shtojne thote populli dhe librat e shenjte.
Leart dhe Orik!
Lista e krimeve te Saliut ndaj Shqiperise,nuk ka fund,krime ne te cilat ka futur edhe femijet e tij dhe ghithe te afermit,denimi i tij eshte evident,por une parashikoj edhe p[rocedimin dhe denimin e te gjithe personave te tjere qe e kane zvarritur kete proces dhe nuk e izolojne kete person me rrezikshmeri te theksuar,perfshi ketu edhe drejtuesit aktuale qe neser rrezikojne tedenohen per krime te kapitullit te KP ne fushen e detyres per te cilen paguhen nga populli dhe taklsapaguesit shqiptare.
sali berisha, agjent i vertetuar i serbeve dhe armik i shqiptareve ne gjithe historine e tij te larget dhe te afert, ai qe me veprimet apo mos veprimet e tij ka vrare me qindra shqiptare, krimin ndaj familjes se nderuar, e ka bere ne finksion te pushtetit te vet, ashtu sic eshte vertete=uar me 96-en, qe futi ne te ashtuquajturen hakmarrje, gjithe udheheqjen e asaj kohe te ps-se. ai vertete mundi qe kete familje ta torturoje dhe persekutoje per 20 vjet rresht, por i humburi eshte ai ne te gjitha aspektet, ai i vuan shume duke pare qe kjo familje e nderuar, po shkon drejt drejtesise se munguar. ai do jape llogari per krimet e tij, nje nder to edhe ndaj nje nga njerzeve me te ndershem te policise shqiptare, Aredin Shytit, i cili padrejtesisht vuan marrezite e ketij perbindeshi te popuulit te vet. te nderuar familjare fatkeq, zoti ju dhente shendet e mbaresi, te kompensoni vuajtjet e llahtarsheme, krejt te pamerituara.
Perpara djem: tani erdhi koha vertet per “Hakmarrje per Drejtesi” ndaj Kryekriminelit te 4004 Shqiptareve – Sali Rame Berisha.
Te nderuar Leart dhe Orik!
Ju vleresoj per pergjegjesine qytetare dhe perkushtimin tuaj, per te pastruar felliqesite dhe poshtersite qe hodhi mbi ju dhe familjen tuaj, krimineli me emrin Sali Berisha.Jam me se i bindur,se ju femijet e Aredin Shytit,mikut tim te ndershem dhe korrekt ne Korce,ku ai punoi me shume perkushtim dhe profesionalizem, per mbajtjen e rendit dhe luften e pakompromis ndaj keqberesve,nuk do te keni marre edukate tjeter,vecse punes se ndershme,shoqerise korrekte dhe qendrimit patriotik ndaj Kombit dhe Atdheut.Qendrimi i babajt tuaj,ne cdo cast,dhe vecanerisht ne perballjen e tij ne gjyqin famekeq per ngjarjet e 2 Prillit ne Shkoder,ku me aftesite e tij te shkelqyera profesionale,me argumentim shkencor dhe fakte kokforta,vuri me shpatulla per muri,”kadileret” e Sali Berishes.Edhe atehere,padrejtesisht “fitoj” Saliu,por nuk u bind populli me denimin e Aredinit dhe te tjereve.Edhe ne rastin tuaj,askush nuk e ka besuar dhe beson intrigen dhe fantazine e Saliut,i cili brenda pak minutash,mbas ngjarjes se bombes ne supermarketin e “Vefa”-s, “zbuloi” grupin armiqesor dhe terrorist “Hakmarrja per Drejtesi”.Figuren tuaj,jo vetem e mbrojtet me artikujt tuaj,por e pastruat plotesisht, me nxjerrjen te pafajshem ne gjykate dhe dhenien e azilit politik nga shtete me te vertete demokratike.Do te isha i lumtur,qe nje dite, t’a shihja Sali Berishen ne bangon e te akuzuarit, per shume e shume krime,vjedhje dhe deme qe i ka shkaktuar Kombit dhe Atdheut tone,por edhe per dhenien llogari, per krimin e kryer nga ai dhe njerezit e tij,ne aktin terrorrist ne supermarketin e “Vefa”-s,vetem e vetem per te cvendosur vemendjen nga problemet e shumta te keq qeverisjes se tij,duke krijuar te ashtuquajturen “Hakmarrja per Drejtesi”.Me shume deshire,respekt, dhe miqesi te pashlyer, me kete rast,do te doja te pershendesja nga larg babane tuaj,,Aredinin,ti uroja atij, mamase e motres tuaj dhe ju gjithashtu,shendet,gezime dhe mbaresi ne jete.Kam qene shoku i tij,ai te cilit ai ne nje mbledhje,ne Korce, i tha per dike me ironi :”cfare truri elektronik”.Kete, do ju lutesha te ja transmetonit Aredinit, per te me njohur kush jam.Jetoj ne ate shtet, ku jeton me sa kam degjuar dhe motra juaj…
O cuna boll eshte marre Saliu me ju, tani eshte rradha e juaj te merreni me Salun. Tani qe keni marre pafajsine ne cdo nivel gjykate deri ne ato Europiane veproni si ” Hakmarrja per Drejtesi “, se drejtesia shqiptare eshte e munguar e aq me shume e fundosur dhe e kontrolluar nga Sali Krimineli, per te gjykuar dhe burgosur kete vampir. Saliun lereni te fundit qe te jete deshmitar okular i likujdimit te familjes se tij, ta ndjeje thelle per se gjalli se cdo te thote te masakrosh e vrasesh bije nenash ta pafajshem, si fillim merruni me Shkerdhenin e me rradhe. Me te tille hale pushka behet top, njerezit ne Shqiperi do te jetojne me mire se ajo qe predikohet ne boten e perjesteshme.
Fajet e Saliut nuk ka kandar qe i peshon,por nuk do te gjykohen asnjehere se eshte nje person i papergjegjeshem.debati me te shkakton per kedo dhimbje koke.Viruset e tij jane injektuar te drejtesia shqiptare.Operacioni qe ka filluar nga Edi Rama do te jete i veshtire,por i sukseseshem.Leart dhe Orik,babai juaj eshte njeri i nderuar dhe ka shume miq.Askush nuk ju quan juve te fajshem ,vec nje personi qe nuk eshte vecse nje don kishot dhe nje “i thate” per token e bukur shqiptare,ne vecanti per ate vlonjate e per me tutje ate skelare.
Qe kur ne “atmosferen mediatike” shqiptare filloi te artikulohej “Hakmarja per drejtesi”,po them te drejten qe ndjeva nje rrespekt e simpati te veçante per kete “grup djemsh kurajoze” qe megjithe se etiketoheshin “terroriste”,ne mendjen time sillnin shpresen dhe formen e nje drejtesije qe nuk do te vononte te sillte rezultatet qe vete sistemi legal i drejtesise i a ka mohuar ketij vendi.Vellezerve Shyti dhe gjithe pjestareve te kesaj Organizate “kriminale” te sajuar i uroj nje jete te paqte e te gezuar …….por seç ndjej nje si boshllek qe nje organizem i tille nuk egziston.Ndjej nje boshllek sepse nje grupim i tille ala ” Robin Hud” po e quaj une(te tjeret le ti vene çfaredo emri qe te kene deshire qe nga terrorist deri ne marksistleninist ultra te majte) eshte me se i doemosdoshem per te zene vendin e drejtesise se munguar ne sistemin e drejtesise super te korruptuar qe ekziston ne Shqiperi.Do me vinte mire te ishte aktiv nje grup i tille qe ti rrinte si “MORTJA” mbi koke te gjithe klases politike shqiptare,sistemit te drejtesise,gjithe moralit amoral qe ka majisur shoqerine ne mjedisin shqiptar.
Populli thote : Kush mundohet ti beje tjetrit gropen bije vete . Intriganti i pa skrupullt , ja ka parathene popullit fundin e tij , i cili do jete Drejtesia ajo qe shume shpejt , do hakmeret me kete monster qe duke shfrytezuar ngrehinen ” Parti – Shtet ” sikur ky Saliu ishte Luleja e Bajames qe solli pranveren, por qe askush ne 23 qershor nuk e besoi me kete Katil te zi . . Shikoni si aktron ne parlament kur ben te ” fortin , te drejtin , te ndershmin ,” besoj e dine te gjithe, Perse ? si gjithmone per tu shitur reklamuar, te kunderen e te vertetes qe ka dale ne driten e djellit e nuk mbulohet me intriga e demagogji . Fundi i ketij vrastari e hajduti te pa skrupullt , te babezitur do jete : n. q . s do ndjeje pendese , e ndergjegjesim eshte vete vrasja ,vet varja , vet helmimi a mbytja ne det si zgjedhje e tija , Populi do ta gjykoje me jo me pak se 1000 vjet burg , Zoti ne qofte se ky do tentoje te mare aratine , do degjojme te bumullije shkrepetije e godase avijone e aratise e nuk do ngelet nam , nishan as varr ,i ketij perbindeshi me suratin e djallit qe i ndriu buze qeshjen nje populli te tere .