Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka folur në tryezën për çështjet e legalizimeve, ku ka akuzuar kryeministrit Berisha si një nga përfituesit më të mëdhenj në këtë proces.
Sipas Ramës, Berisha premtoi në vitin 2005 se do të përfundonte procesi i legalizimeve brenda një viti, por në fakt nuk ndodhi kështu.
“Duhet 160 vjet që t’ju legalizojë Saliu. Ata po e lenë Shqipërinë me 400 ndërtime pa leje dhe më një numër qesharak legalizimesh dhe përkundër një numri që presin legalizime.
Nga njëra anë e gjetën kuadrin ligjor me një ligj që ishte operativ, dhe pse kishte nevojë për shumë elementë të tjerë dhe po e lenë sot me një kaos të gjerë. Me këta që janë në qeveri, këta do lenë stërnipërit e stërnipërve e stërnipërit e stërnipërve pa u legalizuar. Ju keni ardhur në Tiranë thjesht të keni një shtëpi, jo keni ardhur për të ikur nga fshati në qytet”.
Më tej Rama ironizoi dhe kryeministrin ndërsa theksoi se kreut të qeverisë nuk i intereson për arsye elektorale të përfundojë procesi i legalizimit.
“Mund ta konsideroni si nga anët tuaja por ai ka kohë që ka ikur prej aty, ka ikur në drejtim të paditur. Në nuk ka ardhur ende tek ju do vijë me vrap që t’ju thotë se është koha e legalizimeve. Se sa herë është fushata ka stinë legalizimi, vjen ju premton sa mbaron fushata aty mbaron legalizimi, sepse ju i duheni atij më tepër, të palegalizuar”.