Ministrja e integrimeve Evropiane e Shqipërisë, Klajda Gjosha, dhe homologia e saj kosovare, Vlora Çitaku, kanë nënshkruar marrëveshje për të ndarë resurset njerëzore dhe financiare, për përkthimin e legjislacionit të BE-së. I gjithë legjislacioni i BE-së që do të përkthehet në gjuhën shqipe tani e tutje do të bëhet me bashkëpunim në mes të dy qeverive. Ndërkohë që ministrja shqiptari i ka dorëzuar Çitakut 137 akte ligjore, me rreth tre mijë faqe, që Shqipëria tanimë i ka përkthyer. Ato janë dorëzuar dhuratë dhe Kosovë nuk do të ketë nevojë të ndajë mjete financiare për to. Që të dyja ministret janë dakorduar që ky bashkëpunim do të ndihmojë të dyja vendet në procesin e tyre integrues drejt BE-së. I gjithë legjislacioni i BE-së përfshin rreth 100 mijë faqe.