Monedha vendase e mbyll këtë javë me një bilanc pozitiv kundrejt valutave të huaja në tregun e brendshëm të këmbimit valuator. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro e nisi javën në kuotën e 140.92 lekëve dhe e mbylli në nivelin e 140.42 lekëve. Monedha e përbashkët është zhvlerësuar këtë javë në tregun vendas si pasojë e rënies së kërkesës nga ana e bankave për të blerë euro për llogari të klientëve të tyre. Kjo ka cuar si pasojë në një forcim të leku-t. Nga ana tjetër, zhvlerësimin më të madh e ka pësuar dollari, i cili e ka nisur javën në kuotën e 104 lekëve dhe ka zbritur tashmë në nivelin e 102.65 lekëve. Dobësimi i monedhës së gjelbër vjen si pasojë e rënies së tij në këmbimet me euron në bursat ndërkombëtare si pasojë e problematikave për miratimin e buxhetit të ri në shtetin amerikan.
Urra për lekun që forcohet pa u forcuar ekonomia! Ky është leku i kapitalizmit tropojan modelit mé te zhvilluar te kapitalizmit ne planet! Me siguri ja kemi kaluar dhe gjermanise tani? Shajeni ju fullanin shajeni por ama lekun ai po na e forcon. Me muskuj tropojanë e me bankier fullanë,leku po çudit dynjanë? Urra për lekun! Urra a a a a a! Rrofté kapitalizmi tropojan! Urra a a a a!
VR!!! Urra për lekun që forcohet pa u forcuar ekonomia! Ky është leku i kapitalizmit tropojan modelit mé te zhvilluar te kapitalizmit ne planet! Me siguri ja kemi kaluar dhe gjermanise tani? Shajeni ju fullanin shajeni por ama lekun ai po na e forcon. Me muskuj tropojanë e me bankier fullanë,leku po çudit dynjanë? Urra për lekun! Urra a a a a a! Rrofté kapitalizmi tropojan! Urra a a a a!