Monedha vendase ka shënuar një javë pozitive në raportet e këmbimit ndaj euros, duke e marrë disi veten pas humbjeve të fillim vitit. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, një euro këmbehej të premten me 140.44 lekë, nga 140.53 lekë që ishte në fillim të javës. Në raport me dollarin, monedha vendase ka qenë e dobët përgjatë kësaj jave. Një dollar u këmbye me 103.66 lekë, nga 103.07 të hënën. Arsyet kryesore të këtyre ndryshimeve lidhen me ecurinë e monedhave në tregjet ndërkombëtare. Dollari shënoi ecurinë më të mirë në janar, që nga janari 2010, kundrejt një shporte mallrash kryesore, si rrjedhojë e pritshmërive pozitive për ekonominë amerikane. Dollari u këmbye të premten në $1.3551 për euro. Ai është forcuar me 1.4% kundrejt monedhës së përbashkët këtë muaj, fitimi më i lartë që nga marsi. Në dobësimin e euros ndikoi dhe publikimi nga zyra e statistikave të Bashkimit Europian në Luksemburg, sipas të cilës çmimet e konsumit u rritën me 0.7 për në janar, pas një fitimi prej 0.8 për qind në dhjetor, duke qenë shumë poshtë objektivit prej rreth 2 për qind të BE-së dhe duke ngjallur shqetësime për deflacionin.
FULLANI’S JOKE
Nuk ka asnje lidhje me oshilacionet normale te monedhave te tjera sipas kerkese ofertave te tregut per levizjet e kapitaleve te shprehura ne monedha te ndryshme.
Leku eshte nje monedhe e “droguar” pak nga luhatjet e lira te tregut dhe shume nga interesa specifike te “capital transferuesve”.
Sipas nevojave reale te klienteles se tij, Fullani programon edhe luhatjen e pa perceptueshme nga ne normalet. Forcimi apo dobesimi artificial I Lekut shqiptar eshte I lidhur me hyrjen apo daljen e shumeve te medha nga Shqiperia e per Shqiperi.
Per te dhene nje shembull mjaft banal: nje tregetar Italian blen prane nje prodhuesi, miell me vlere 0,1 € / kg e importon ne Shqiperi duke eshitur me 0,3€/kg. ne monedhe locale – lek.
Per te transferuar ne Itali vleren e shitjes I duhet te kamboje leket ne euro. Ketu hyn ne loje Fullani, me luhatjen miqesore te kursit te kembimit, ne dem te monedhes vendase e ne favor te asaj qe kerkon te dale jashte vendit.
Eshte mjeshter I madh dhe I pa prekshem bibron thithesi Fullani deri kur?
normalisht ke te drjte