Një ditë më parë, biznesmeni Nard Koka u cilësua nga Berisha si pagëzuesi i aleancës PS-LSI. Në një intervistë për Shqiptarja.com, biznesmeni Koka, vëllai i deputetit të LSI-së, Lefter Koka, i jep përgjigje Berishës, i cili e akuzoi dje si kontrabandist. Berisha I referohet vitit 2005, ku Koka u arrestua për kontrabandë cigaresh, ditën kur Berisha po votëbesohej në Kuvend. Megjithatë, Koka u shpall i pafajshëm.
Në lidhje me akuzën e Berishës, Koka thotë se për çështje kontrabande duhet të pyesë Shpëtim Idrizin. “Që Berisha ta verifikojë, nëse jam, ose nuk jam kontrabandist, ka rastin më të mirë sepse ka aleatin e vet, Shpëtimin (Idrizin), në koalicion. Me sa kam marrë vesh, e ka ndarë me Shpëtim Idrizin. Shpëtimi tani është në koalicion me Saliun dhe ai ka qenë drejtor i përgjithshëm i doganave dhe në atë moment kur mua më akuzonin për kontrabandë dhe nuk e di nëse dikush tjetër përveç Shpëtimit mund t’ia sqarojë më mirë nëse jam unë kontrabandist, apo të tjerë që ai i ka miq”, thotë Koka.
Leonard Koka: Berisha është bërë si Ver Llapa. Le të dalë me mua në debat
Pas akuzave të kryeministrit Berisha në drejtim të Leonard Kokës, ka ardhur dhe reagimi i këtij të fundit, i cili i është përgjigjur në mënyrë të drejtpërdrejtë. Leonard Koka, vëllai i deputetit të LSI-së, Lefter Koka, i bëri thirrje Berishës për të dalë në debat me të. “Sali Berisha le të dalë në debat me mua. Atij në këto momente askush nuk ia ka frikën se është bërë si Ver Llapa”, u shpreh Koka.
***
Berisha: Ramës do t’i ngelin në fyt edhe hala të tjera
Kryeministri Berisha udhëtoi sot drejt Gjirokastrës, ku preu shiritin e radhës, atë në rrugën Picar-Golem. Berisha ka sulmuar kreun e së majtës, Edi Rama, duke thënë se “ai ka psikologjinë e bunkerit të Bllokut, ku është rritur”. Duke iu referuar një politikani anonim, Berisha tha se “Rama i ka thënë atij se nuk do t’i njohë zgjedhjet”.
Me një stil aspak të përshtatshëm për kreun e një qeverie, Berisha iu drejtua Ramës: “Unë po i kthej përgjigje, kurrë mos i njohsh, nuk çuditem”. Më tej, Kryeministri tha se Rama është politikan i mirë, por për të qëndruar në opozitë duke kërcënuar se “ka hala të tjera ngjalash që do t’i ngelen në fyt”. Berisha si rëndom u mor edhe me familjarët e deputetëve opozitarë dhe këtë herë akuzoi vëllanë e deputetit Lefter Koka. “Koalicioni PS-LSI u pagëzua nga kontrabandisti Nard Koka”, tha Berisha.
Ne fakt eshte e kunderta. Po Saliu eshte p…dhie. E thote i pari sapo e ndjen qe mund ta thone per te. Legen Vicidoli
bravo Nard ke fol shume bukur, ta heqim Berishen dhe ta bejm shqiperine qe te lulezoje nga kontrabandistet me ty ne krye. qe te besh debate duhet te keshe minimumin kulturen e jo te flasesh ne kete gjuhe te `fortesh` edhe pse ty nuk te ben pershtypje pasi mafia kete rruge ndjek
O z. Leonard nese nuk ke bere marreveshje paraprake me Salen per tja futur ngjalen pas zgjedhjeve Rames,mos bej derr derr se do shkosh per lesh Jozefine. Vetem skrapin e azotikut te hape Sala,ku ka shkrese me firme e vule Kurumi ne emer tend dhe ti perfundon te duart e vartesve te Dhalles. Mendo pak te rihapen lkidhjet e tua me E. Doklen,Lulzim Berishen,I. Taullajin apo me aksidentin automobilistik te Nanos ne rrugen plepa-golem. Mendo pak te hapen letrat e Olldashit per bandat kriminale te Durresit apo kontrabanden me cigare, karburante dhe droge nder te tjera me familjen mafioze shqiptare Stanaj ne Mal te zi. Po nuk pate pazar me Salen,ai per kontrabanden me Stanaj(Rok sped d.d.o.) eshte gati te djege edhe deputetin e vet Uldeden e Lezhes. O Leonard goja llap dhe shpina dap.Kujdes plsko se rregjistrimet e pazareve tua me Meten dhe ramen ne itali mund ti kene shkuar ne dore dhe Berishes se madh ne Tirane edhe Gjushit te vogelne Durres
Ne vend qe te ishin ne burg Nard Koka e Co na bejne karshillik, gjithe Kokajt dhe Dukajt kan vere pare me droge e vrasje dhe na dalin e flasin per rregel !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!