Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Letër-denoncim: Rreth 8000 të izoluar nga shkatërrimi i rrugëve në Rrëshen
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Letrat e Lexuesve > Letër-denoncim: Rreth 8000 të izoluar nga shkatërrimi i rrugëve në Rrëshen
Letrat e Lexuesve

Letër-denoncim: Rreth 8000 të izoluar nga shkatërrimi i rrugëve në Rrëshen

anazapta
Published January 21, 2013
Share
SHARE

E nderuar redaksi e gazetës DITA. Mosvënia dorë prej shumë kohësh në mirmbajtjen e tyre, por dhe shirat e kohëve të fundit, ka bërë që pothuajse të gjitha rrugët që lidhin fshatrat e Bashkisë Rrëshen me qëndrën e rrethit të jenë të bllokuara. Më rëndë praqitet situata në aksin Malaj- Rrëshen, por edhe në rrugët e fshatrave Sheshaj, Kulme, Lurth, Tenë, Valcë etj. Edhe pse në këto fshatra jetojnë më shumë se gjysma e popullsisë që ka Bashkia Rrëshen, mbi 8000 banorë janë të detyruar të  përshkojnë në shtigje që nuk kanë asgjë të përbashkët me rrugët normale, pasi ato kanë degraduar në ekstrem. Më e rëndë paraqitet situata në fshatin Bungaj, në segmentin e rrugës që shkon për në fshatin Malaj. Shkatërrimi dhe bllokimi i kanaleve anësore të rrugës, ka bërë që të rritet niveli i ujrave në sipërfaqe të shumta anësore. Për pasojë është përmbytur edhe një mini ujsjellës nga i cili marrin ujin e pishëm shumë familje të këtij fshati. Një situatë e tillë ka bërë që banorët të shkojnë deri në qytet për ta blerë atë, jashtë mundësive të tyre, jo vetëm për arsye ekonomike, për edhe për shkak të rrugës së gjatë me një infrastrukturë të rënduar në ekstrem.

Dhjetra banorë por edhe kryetar fshatrash janë paraqitur në Bashkinë Rrëshen për të kërkuar ndihmë, por bashkia nga ana e saj e ka të pa mundur të ndërhyrë, pasi fondet përkatëse për mirmbatjen e rrugëve rurale menaxhohen nga Këshilli i Qarkut Lezhë, përmes një ndërmarrjes shtetërore e njohur si Drejtoria Rajonale e Rrugëve Rurale. Nga sa mësohet kjo ndërmarrje e ka të pa mundur ndërhyrjen në këtë situatë ku ndodhen rrugët, pasi falë reformave numri i punonjësve është reduktuar në ekstrem dhe në Mirditë nuk ka asnjë mjet për ndërhyrje në rrugë përvec, ndonje fadrome me defekt prej disa vitesh në pa mundësi për tu mirmbajtur për mungesë fondesh.

Bashkia Rrëshen përmës dy shkresave i është drejtuar Kryetarit të Qarkut Lezhë  për të mundësuar ndërhyrjen në rrugë në kushtet e emergjencës. Në njëren prej shkresave (po ju dërgoj dhe faksimile) që mban datën 11 dhjetor 2012 bashkia ka kërkuar me insistim që  qarku të marrë masa për ndërhyrje rehabilituese që situata të mos shkojë në bllokimin total të tyre. Edhe pse kaloi më shumë se një muaj, Qarku Lezhe jo vetëm nuk ka marrë asnjë masë, por nuk ka kthyer as përgjigje korteziale Bashkisë Rrëshen për shqetësimin.

 

Email dhe foto: nga adresa [email protected]

anazapta January 21, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?