I nderuar, z. President Papulias
Në cilësinë e Kryetarit të Aleancës Popullore kam zgjedhur këtë letër të hapur për të komunikuar me Ju. Duke patur shumë respekt për atë ç’ka ju keni bërë gjatë jetës tuaj publike duke filluar nga angazhimi në luftën kundër pushtuesve nazi – fashiste e deri tek posti i sotëm që e drejtoni me fisnikëri, do të doja t’ ju shprehja një mirëseardhje të ngrohtë.
Por nuk mundem. Nuk mundem unë, por nuk munden as shqiptarë të tjerë të kudondodhur. Një dhimbje e madhe, një e drejtë e mohuar, një dinjitet i nëpërkëmbur në shumë dekada nuk i lë dy vendet dhe dy popujt tanë që të komunikojnë pa paragjykime ndaj njëri-tjetrit.
Andaj, sot ka ardhur dita të flasim hapur.
I nderuar, Z. President
“Çështja Çame” në themel të saj ka genocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Ajo e ka zanafillën në vitin 1913 dhe kulmimin në masakrat e kobshme të vitit 1944. Këtë dhimbje që prej brezash ne e mbajmë dhe e trashëgojmë mbi vete nuk mund ta shuajë kush, asnjëherë. Kjo peshë e rëndë do të lehtësohej nga supet tuaja dhe nga zemrat tona, vetëm kur në Greqi të merrni guximin për t’u përballur me të vërtetat e Çështjes Çame, sado rënduese qofshin ato për ju.
E them këtë pasi siç mund ta konstatoni edhe Ju, strategjia e heshtjes e ndjekur nga shteti grek për Çështjen Çame ka qenë e gabuar dhe nuk ka funksionuar. Garanci për këtë jam unë dhe shumë anëtarë të tjerë të komunitetit Çam, brezi i dytë dhe i tretë lindur jashtë Çamërisë. Sado kohë që të kalojë, ajo ç’ndodhi në qershor të 1944 me shqiptarët e Çamërisë është sikur ka ndodhur dje.
Preteksti i Ligjit të Luftës që mban të bllokuar juridikisht pronat e të gjithë shqiptarëve është sa i pabazuar aq edhe qesharak. E them këtë se në këtë ligj cilësohet Shqipëria si vend armik pasi që andej nisi ofensiva fashiste ndaj Greqisë pa marrë parasysh faktin që vetë Shqipëria asokohe ishte e pushtuar nga Italia fashiste. Për më keq akoma ju keni një ligj lufte me Shqipërinë, ndërkohë që me vetë Italinë që ju sulmoi nuk e keni (!).
Andej nga anët tuaja shumë kohë janë munduar të hedhin baltë mbi njerëzit tanë, si kolaboracionist të pushtuesve nazi – fashistë. Për fat të keq kemi konstatuar që këto sulme kanë qenë të mirëdrejtuara nga struktura shtetërore me qëllimin e vetëm për të mohuar masakrat e kryera ndaj civilëve të pambrojtur, të bashkëkombësve tanë.
Ne asnjëherë nuk i kemi ngatërruar luftëtaret antifashistë grekë me kriminelët e Napoleon Zervës. Megjithëse të mosndaluarit e një krimi ndaj civilëve të pambrojtur nuk nderon asnjë ushtarak. E them këtë pasi këtej nga anët tona burrat e rënë në fushën e betejës i nderojmë, ndërsa gratë, pleqtë, fëmijët e masakruar i vajtojmë. E pra, u bënë dekada që vajtojmë njerëzit tanë dhe kësaj duam t’i japim fund.
Z. President
Përsa më lart ju drejtohem juve si një luftëtar antifashist, si një burri shteti kurajoz, pse jo si një mik i vjetër i shqiptarëve, që të përballemi bashkarisht me të vërtetën. Mesazhi i historisë së 300 spartanëve që luftuan heroikisht kundër mijëra pushtuesve nuk mund dhe nuk duhet të përbaltet nga e vërteta e 70 viteve më parë ku po afro treqind ishte numri i kriminelëve të Napoleon Zervës që masakruan gra, pleq e fëmijë të pambrojtur. Ne kurrë nuk do reshtim së kërkuari drejtësi.
Uroj që vizita juaj të kalojë ngrohtë, si moti në këto ditë nëntori. Uroj që si dhimbjen dhe gëzimin të kemi besim ta ndajmë me njëri – tjetrin. Uroj që heshtja të thyhet dhe e vërteta të na qetësojë.
Aleanca Popullore është një forcë politike progresiste që synon integrimin e shpejtë të Shqipërisë në KE pasi pjesë e asaj familje jemi. AP është pjesë e koalicionit fitues në zgjedhjet e 23 Qeshorit, sot mazhoranca qeverisëse e vendit. Brenda koalicionit tonë në mazhorancë ashtu dhe në koalicionin tjetër të opozitës bëjnë pjesë parti të cilat përfaqësojnë minoritetin grek në Shqipëri. Megjithatë, kemi dhënë kontributet tona në qeverisje dhe në bashkëpunim me njëri- tjetrin.
I nderuar Z. President
Ju e shihni, Shqipëria ka ecur shumë përpara. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe së shpejti pjesë e familjes europiane. Ka ardhur koha që edhe në Greqi të shihet realiteti në sy. Të ndahemi një herë e përgjithmonë nga problemet e së kaluarës, duke u përballur me to, duke i zgjidhur ato.
Ju pershendes me nderim
Artur Dojaka
Kryetar i Aleancës Popullore
Shume mire Artur! Harron greku se heroi kombetar grek i pavaresise se Greqise nga turku eshte shqiptari Marko Bocari qe femijet greke e mesojne sic mesojme ne Skenderbeun?
Ligj lufte me Shqiperine! Sepse ne kemi kolaboruar me ata me te cilet greqia sot eshte ne EU, Italine dhe Gjermanine, qe sot po i mbajne me buke? Ska ndonje barcalete me te holle, se kjo ben budallenj burrat e shtetit kur flasin me keto argumenta.
Une e mbeshtes plotesishte qendrimin e Z. Dojaka. “Çështja Çame” në themel të saj ka genocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë. dhe kjo nuk mund dhe nuk duhet harruar. kemi detyren morale ndaj te parve tone te lufetojme me mjetet e demokracise nje e drejte e mohuar.
Ok! Gjithshka e shkruar me dinjitet dhe zemër! Të presim cdo sjellin takimet!
Respekte Z. Dojaka! Te falenderoj ne emrin e familjes sime qe mbart te njejten dhimbje shekullore ashtu sikurse edhe e juaja. Te falenderoj qe drejton me aq dinjitet Ceshtjen Came dhe qe nuk te dridhet syri t’ua thuash hapur te vertetat therese. Tubimet qesharake te PDIU qe perpiqen ti hedhin hi syve njerezve po behen bajate ashtu sikurse edhe lepirjet qe i bejne pozites per te rimarre kolltuqet qe si kane dhe si kane merituar kurre nuk sherbejne aspak Kauzes sone. Respekte dhe suksese ne rrugen tuaj
Ketu cdo gje eshte bere tashme qesharake,pdiu-se nuk i ntereson camera dhe kete e kemi pare dhe sterpare gjate kohes kur ishin ne pushtet. Eshte tashme e dukshmes se e vetmja gje per te cilen luftojne eshte interesi vetjak
Sot Greqia nuk na pushton me arme,por me dinakeri,e me KALIN E TROJES qe e ka futur me ndihmen e qeverise tone.
Sot te dashur shqiptare nuk ka pushtime me lufte me pushke e ushtri po ka te tjera pushtime si pushtime ekonomike pushtime qe te detyron ty te besh leshime te falesh toka prona bisneze te hapesh rruge asimilimit te popullit tend ne nderrimit e emrave te kombesise te historise te gjuhes,te besh rregjistrim te popullsise sipas orientimeve dhe dirigjimit te shtetit e patriakanes greke me bekimin e kesaj qeverie kuislinge qe ne kemi ,e ku vetem ne Shqiperi ndodh qe edhe per nje nxenes te vetem hapet nje shkolle per te plotesuar gjoja standertet dhe te drejtat e minoriteteve e kur ne Greqi jane me mijera e ndoshta me qindra mijera shqiptare qe u mohet gjuha kombesia feja dhe e drejta e arsimimit ne gjuhen amtare.Nje ish–kryetar komune ne Shqiperi e konkretisht ne Himaren shqiptare sfidon shtetin shqiptar nuk pyet per ligjet e ketij shteti heq tabelat ne gjuhen shqipe kerkon autonomi e deri ne shkeputje provokon e fyen ndjenjat e nje kombi te tere e shteti hesh dhe eshte gjunjezuar per para ketij njeriu ,a nuk eshte pustim ky kur ne Greqi denohet nje mesuese shqiptare se po i mesonte femijve shqiptare gjuhen e nenes gjuhen shqipe dhe vritet nje djalosh shqiptar ne moshen 18 vjecare ne te vetmin gabim se po festonte fitoren e ekipit tone kombetar te futbollit Shqiperise ndaj Greqise dhe shteti grek nxjerr ligje qe kush femije i huaj lind ne Greqi nuk ka te drejte te mesoje gjuhen amtare.Prandaj ky pushtim eshte me i keq e me i zi se pustimi ushtarak sepse ky pushtim te asimilon te te gjunjezon dhe te ben te jesh vasal tere jeteb dhe pa dinjitet kombetar.Ky pushtim eshte me i zi ,me i tmershem,sepse armikun nuk e ke perballe ,por armiku te eshte futur ne te gjitha qelizat e trupit dhe ne nje moment te caktuar,te asilimon te zbeh ndjenjen kombetare dhe ne nje dite te bukur e kupton veten se nuk je me ai popull per te cilen ke qene nder shekuj. Pra ta heqim njehere e mie kete zgjedhe greke se po na merr frymen .Fola dhe lava shpirtin tim.
Shkroi Bujar Cani
Arturo, i harrove krimet e cameve ndaj Shqiptareve?????? I harron plackitjet e cameve ndaj Shqiptareve???
I harron ti????
Enea.Cfar po thua se nuk arrij te kuptoj.
Qe kur edhe te semuret psiqik kane nisur te komentojne ne fb.?
Ore enea ti duhet te jesh i semure psiqik,qe shpif ne menyren me te padenje Camet jane shqiptar dhe ti me qellim i ndan .Sot ka ardhur koha qe edhe qeveria greke te denoje me force krimet ndaj komunitetit camm
Ti evgjit greek enea ku ke degjuar per krimet e cameve ndaj shqiptareve vetem kete nuk arrij ta kuptoj,por psikopaaaaaaaat si ti mund ta thote.
Plotesisht i drejte shkrimi,respekte dhe mirenjohje zotit Dojaka.
Enea mesa shoh qenke i disinformuar mundohu te kuptosh se kush i beri kujt keq.mos harro se
Nje pjese e camve erdhen me flori qe ju moren ketu,jetuan ne shtepi me kallama e hoqen shume por prap jane me te zot me puntor se ti e ddisa si ti,filluan nga hici e shkuan prap shume larte,fituan respektin e vendasve.Po ka disa gjera qe disa si ti nuk do i kuptojne kurre,mund te te shpreh vetem keqardhje se nuk arrin dot kurre ne lartesin e emrit cam
z.Dojaka.Ju pershendes per menyren e te shprehurit me nje leter te hapur te nderuarit presidentit te Greqise Hon.Papulias.Kjo eshte edukate dhe kulture.Ju lumte.Por Ju te gjithe popullsia Came vazhdoni te beni nje lapsus te vogel por te rendesishem kur shpreheni:-Genocide kundra popullsise shqiptare te CAMERIS.Jo vellezer popullesia came ne greqi qe nga revolucioni i 1827 ka qene autoktone.Greke(Komb i ri krijuar nga princ Ludoviku i Bavarise)Eshte kryer dyhere genocid,kundra popullsise greke per aresye te origjines arberore.Kujtohuni se ne parlamentin Grek vetem per nje vote dhe kjo nga arbanitasi greket flasin gjuhen greke Z.Dojaka te paret tuaj deri ne 1952 kane pasur dokumente te shtetit grek,pas saj R.P.S.SH i paisi me leter njoftim shqiptare.Kerkoni A.K.SH se i keni emrat ne procesverbalet e Kuvendit popullor.Ska kthim pas.
Kamber 4 Nëntor, 2013 at 7:36 pm
Enea.Cfar po thua se nuk arrij te kuptoj.
Qe kur edhe te semuret psiqik kane nisur te komentojne ne fb.?
Përgjigjjuni
http://index.fieri.com/ligji_rendi_krimi/904-ditarin-e-nje-krimineli-te-penduar-nga-fieri-dhe-zbardhja-e-krimeve-te-bandave-te-fierit.html
o enea si te bon gishtat me i shkrujt ato gjona ca jan ato gjona qe thu mer se nuk ka zot qe ti pranoj kto qe ti the nuk ka perendi qe ti fali e nuk kan vend ku te qendrojn ato fjal nuk ka mundesi te mos dish historin ton edhe te flasesh keshtu nuk ka njeri ne kete bot qe te ket par keq nga cemerit pervec se punetor edhe familjar edhe njerez me shpirtin e madh po vetem ai qe eshte siper do gjykoj per ne edhe jo ti qe je thjesht nje person qe flet pa baza edhe mundohesh te hedhesh balt mbi te kaluaren