Me ndihmën e Kohës, ne njerzit harrojmë gjëra të këqia që na ndodhin, në familje, brenda vetes dhe në ambjentin shoqëror e atë të punës. Mirëpo ka ndonjë të tillë që nuk largohet nga përditshmëria, që mbetet si halë në grykë, që të bën të vuash tmerrësisht deri në vdekje. Të them me keqardhje se me Gërdecin të ka ngelur hala në fyt, me vullnetin tënd dhe me imponim, me guximin e një trimi që nuk e mendon gjatë, e nise ndërmarrjen e guximshme dhe shumë fitimprurëse, por fati nuk të ndihu. Ta kujtojnë si brenda vendit ashtu edhe nga jashtë vendit. Sidomos G. Kokalari me pyetjet që të drejton e ka bërë të qartë ashiqare se në çfarë pozicioni të ka mbetur hala në grykë.
Të njoh dhe të vlerësoj për mprehtësinë në kapjen e situatave. Politika, si zanati i dytë më i vjetër në botë mbas kurvërisë, ushtron mbi njeriun politikan disa efekte të pamohueshme. Ajo ia trash lëkurën politikanit, e argas aq shumë sa i bëhet lëkura shollë dhe ai nuk ndjen më ato që deri dje i ndjente dhe i vuante shumë, aq sa nuk e zinte gjumi i natës. Koha e gjatë në politikë të ka bërë që të mos ndjesh më në lëkurën tënde padrejtësitë dhe vjedhjet e votës së lirë, ndryshe nga atëhere kur ishte fillimi dhe trimat e Berishës të rrahën te Uzina e Pambukut në Fier. Gërdeci nuk është sekret i llojit “Arsye Shtetërore” që rëndon mbi interesat kombëtare. Gërdeci është një ngjarje gjakatare që ty të vuri nofkën “ministri i vdekjes”. Kjo nofkë është thelb i një morali, modeli i keq i një sjelljeje morale të njeriut të ngarkuar me një funksion. Betimi që ti ke bërë për ti qëndruar besnik Kushtetutës, Kombit, rrëzohet, nuk qëndron. E fshehta që mban ti brenda vetes, në këtë rast dëmton vendin dhe popullin tënd. Ti Fatmir e kupton mirë se “Gjemia e federalëve të demokracisë” është duke u mbytur. “Gjemia” e Berishës, qoftë kur ishte president, qoftë kur është kryeministër, ka lundruar në ujëra të ndotura e të rrezikshme, të qelbura zyrtarisht e moralisht, personalisht e familjarisht.
Zbardhja e Gërdecit përbën fillimin e shthurjes së fillit të Arianës për shoqërinë shqiptare.
Mbas sqarimit të aferës së Gërdecit konfirmohen vetë pastaj gjithë të tjerat për shkak të efektit domino. Mos harro, veprimi i duhur ka vlerë në momentin e duhur. Forca kundërshtare politike do merret me ty, po të vijë në pushtet, por pohimet e tua atëherë do jenë pohime prej të akuzuari dhe jo pohime prej njeriu që i falet ndërgjegjes së popullit të vet. Ngrihu mbi veten, mposhte unin dhe shërbeji popullit. Populli shqiptar ka plot defekte dhe të mira, por në momente të caktuara ka ditur të ngrejë veten në atë nivel që i ka kërkuar koha. Shqiptari kokën e falur nuk e pret.
Email nga adresa: [email protected]
Po ti o dergues kur i dike kaq shume sekrete pse nuk nai nxjerr ketu po zhgarravit kot ktu pa lidhje…
Fatmiri sic ka emrin ashtu edhe eshte, se ska lidhje me aksidentin e Gerdecit..
Me vjen keq per familjaret, por kur mendoj se kutia e votimit e gerdecit ne 2009 ishte 80% me votat per PD dhe kur mendoj qe qe kryetari komunes atje eshte me PD,
Cfare na ngelet ne per te then ???
Ministri i shendetsise nuk rri gjithe diten neper spitale dhe ministri i arsimit nuk e mbyll muajin neper shkolle neper universitete
Kohen se kthejme dot mrapa, por Mediu eshte vertet nje politikan i zoti, i afte dhe mbi te gjitha asnjehere nuk e kam humbur motivimin per ti sherbyer vendit te tij.