“Faleminderit Z. Putin, zotërinj drejtues separatiste, qeveria e Ukrainës që vratë të vetmin dhe të dashurin fëmijën tim Elsemiek de Borst”. Këto janë fjalët që babai i një prej viktimave të aksidentit ajror “Malaysia Airlines”, që ndodhi të enjten e kaluar, i drejton përmes një letre të hapur Presidentit rus, në mendjen e të cilit tashmë nuk peshon vetëm presioni i udhëheqësve ndërkombëtarë, por një dënim njerëzor i ushqyer nga dyshimi i përgjegjësisë. Babai Hans i tregon Putinit për vajzën e tij në një letër të publikuar në faqen e tij në Facebook dhe në gazetën holandeze “Hart van Nederland”. Vajza e tij ishte 17 vjeç, ishte nxënëse në vitin e pestë të shkollës së mesme, plot me ëndrra dhe aspirata dhe po shkonte me pushime në Malajzi me vëllanë e saj, nënën (ish-gruan e tij) dhe njerkun e saj. Në fjalët e tij, babai përdor ironinë për të zbutur hidhërimin: “Zotëri i lartpërmendur, shpresoj se jeni krenar që keni goditur, ndër të tjerë edhe jetën e saj të re dhe të ardhmen e saj. Shpresoj që të jeni në gjendje që sërish nesër të shiheni në pasqyrë. Shpresoj që ta merrni këtë mesazh, ndoshta të përkthyer në anglisht (që si burrë i zgjuar që jeni, do ta lexoni pa probleme)”. Në Post Scriptum babai i hidhëruar i referohet takimit të Presidentit rus me Kryeministrin holandez Rutte dhe uron që zoti Vladimir të bëjë të pamundurën që policia holandeze të bëjë detyrën e saj. Deri tani përgjegjësia për rrëzimin e avionit MH17 bie mbi Rusinë. Presioni ndërkombëtar mbi kokën e presidentit Putin është intensifikuar. Fajësohet heshtja e tij në lidhje me dhunën në zonën e Donetsk, por dyshohet edhe për miratimin e shitjeve të armëve të gjeneratës së fundit rebelëve në lindje të Ukrainës. Ndërkohë që Obama ngushton gjithnjë e më shumë lakun e sanksioneve në Rusi, Moska vazhdon të mohojë që u ka dhënë separatistëve raketat e sistemit Buk me të cilat thuhet se është goditur avioni. Presionit ndërkombëtar, i shtohet tani një anekdotë e peshkuar nga e kaluara e afërt e liderit të Kremlinit që duket se tregon shumë me qëndrimin e tij ndaj “dënimit njerëzor”. Sipas një artikulli të vjetër të “Neë Yorker” në vitin 2011-të, gjatë një vizite zyrtare në Rusi, zëvendës/presidenti amerikan Joe Biden iu afrua Putinit, atëherë kryeministër, për t’i thënë duke parë në sy: “Zoti Kryeministër, po ju shoh në sy dhe mendoj se ju nuk keni shpirt. I patrazuar dhe i qeshur, Putin u përgjigj: “E shoh që kuptohemi mirë me njëri-tjetrin”.
Letra e babait të viktimës 17 vjeçare
“Faleminderit Z.Putin, zotërinj drejtues separatistë, qeveria e Ukrainës që më vratë vajzën time të vetme. Ajo ishte 17 vjeç dhe frekuentonte vitin e pestë të gjimnazit Segbroek College në Aia. Ishte duke shkuar në Malajzi për pushime së bashku me vëllanë e vogël dhe nënën e saj, si dhe me njerkun. Elesemiek vitin tjetër do të shlyente provimin final së bashku me shoqet e saj të ngushta Julia dhe Marina, për të shkuar më tej. Pasi kishte studiuar inxhinieri në shkollën politeknike Delft, kishte shume ambicie. Tashmë, ajo nuk jeton më. Në qielli është goditur nga një vend i huaj ku vazhdojnë luftimet. Të dashur drejtues, shpresoj se ndjeheni të kënaqur që keni shkatërruar jetën e saj të re dhe se keni akoma kurajë të shihni veten në pasqyrë. Sinqerisht, akoma shumë faleminderit. Shpresoj që ta merrni këtë mesazh, mbase edhe të përkthyer në Anglisht, ose në gjuhët tuaja. Faleminderit akoma. Përshëndetje nga babai i Elsemiek Hans de Borst në Monster, Holande, jeta e së cilës tashmë është ndërprere.”
Kjo letër duhej adresuar Uashingtonit. DITA paska qëllim të nxijë Rusinë dhe të zbardhë Amerikën , prandajë iu bën jehonë ndjenjave sentimentale të një babai të helmuar.
Avionin e rrëzuan nazistët e Ukrainës që erdhën në pushtet duke vrarë e djegur , me ndihmën e Amerikës!
nuk e kuptoj se si mund te genjeni ne kete menyre kaq harbute? turp dhe faqen e zeze paci sepse duhet te percillni realitetin dhe jo demagogji dhe propagande???
E verteta eshte kushtu si thoni ju A.P dhe ti Shef.
Per babain e viktimies ngushellime. Zoti te ndriçifte mendjen dhe shikimin. Nuk je i vetem.
Si jote bije jane me mijra, irakene, Afganistanase, Libiane, Siriane, Ukrahinase, Plastineze etj e etj bije e bija . Shih ne gaza ç’po behet ?
Kush po na vret ?. Pse po na vret ?. Deri kure do te na vrase trupin dhe koshiencen masive ?.