“Hakun ta morëm. Shtëpinë ta dogjëm. Gocat s’ke për t’i parë më”. Ky është teksti i një letre që familja Kajtazi ka gjetur mbi tavolinën e dhomës së tyre. Babai i vajzave, Hiqmet Kajtazi, nuk është i qartë nëse shkrimi është i vajzave të tij, apo i personave të tjerë.
“Gjeta këtë letër, por nuk di si ta shpjegoj. Nuk di nëse vajzat e kanë shkruar vetë nën trysninë e dikujt apo e kanë shkruar persona të tjerë.
Unë nuk kam asnjë problem me njeri që ata të merrnin hak. Vajzat e mia janë larguar edhe më parë nga shtëpia. Kanë pasur shuma të vogla me vete dhe me to kanë marrë shtëpi me qira në Durrës. Por pas 3-4 ditësh janë kthyer sërish. Këtë herë ato ndejtën më gjatë… Shpresoj të më kthehen vajzat, pasi t’u mbarohen ato para”, u shpreh ai.
Veç shpresës se pasi të mbarojnë paratë vajzat do t’i kthehen, ai ka edhe dyshime se të bijat mund t’i ketë marrë dikush për t’i trafikuar.
“Vajzën, Orialdën, e kam pasur të fejuar. U nda rreth një vit e gjysmë më parë me iniciativën tonë, pasi djali nuk na pëlqente. Pinte dhe nuk ishte i rregullt. Ne si familje nuk kemi pasur asnjë kërcënim apo problem prej tij që mund të dyshojmë për ndonjë hakmarrje, por tani si prind mua ku nuk më shkon mendja”, tha më tej 49-vjeçari.
Vini re! Cfare duhet te beje me shume nje krimenel apo disa te tille, qe te marrin denimin kapital? Jemi nxituar shume si komb kur vendosem te heqim kete lloj denimi! Pasojat do vazhdojme ti vuajme dhe per nje kohe shume te gjate!
A per perkthyes qe na qenke!
Po pse mer a na pyeti kush neve kur vendosen me e heq DENIMIN KAPITAL?
Ashtueshte, une jam ai qe jam, dhe nuk te jap llogari ty, pasi analfabetizmi te paska zene syte. Dhe nje fjali qe keni shkruar, e keni bere sallate gjuhen tone te bukur. Me mire, shko dhe gjej ndonje vend tjeter per te komentuar, mos e ofendo lexuesit dhe komentuesit e edukuar te kesaj gazete!