Disa vajza dhe djem konviktorë të Trajtimit Studentor nr.2 në Tiranë janë protagonistë të një solidariteti që fatkeqësisht ndeshet rrallë në Shqipëri.
Studentët i kanë dhuruar një karrocë babait të paralizuar të një prej shoqeve të tyre, i cili nuk kishte mundësi financiare për ta siguruar atë.
As vetë studentët konviktorë nuk kishin mundësi financiare për të blerë karrocën që kushtonte 600 euro, por…
Mënyra si ia kanë arritur kësaj është fisnike e bujare dhe meriton vërtet lëvdata.
Për një vit më radhë ata kanë mbledhur për këtë qëllim tapa plastike.
Rreth 250 kg tapa plastike të mbledhura që prej marsit të vitit të kaluar u dorëzuan dje tek Albania Cap Project e cila u dha karrocen për Hysni Dukën babain e shoqes së tyre nga Burreli.
“Kur një vit më parë thashë para studenteve se ne do të arrijmë të realizojmë objektivin që të marrim një karrocë duke mbledhur tapa kisha besimin se studentët do më mbështesnin.
Qëndruam pranë njëri tjetrit në këtë inisiativë dhe ia dolëm mbanë të bëjmë të pamundurën realitet. Solidariteti mund të ndryshojë jo pak jetën e njeriut – tha për DITA Viron Bezhani, drejtori i Trajtimit Studentor nr.2 organizator i nismës / DITA
urime urime..por edhe nje varse apo unaze floriri e ndonje politikani do t’ju a kishte zgjidhur hallin.
Bravo, nje pune fisnike, me nje rezultat te shkelqyer.
Panvaresisht shume pislleqeve qe na degjojne veshet, kjo histori eshte, ajo qe flet shume dhe i thote te zhgenjyerve, ka akoma njerez fisnike, qe jane njerez dhe qe e duan jeten.
Po pse me 600 euro kur nje karroce e tille nuk kushton me teper se 80 euro? Apo kane dogane te shtrenjte?
Karroca kushton, varet si eshte e atrecuar, dmth per persona me patologji te ndryshme karoca nuk e njejte keshtu dhe cmimi ndryshon, si dhe makinat kur blihen kane nje baze.Me pelqen idea per te mbledhur tapa plastike dhe kja duhet aplikuar neper te gjitha ato lokale e ambiente ku ka makineta per shishe uji, caji, coca, suko etjera si keto.Edhe ne jashte shqxipetie e praktikojme kete gje, mbledhim tapa neper shtepia e ndermarje ku punojme.
Bravo, ndjehesh mire kur shikon qe ka njerez fisnike dhe keta duhen bere shembull e te mbushin faqet e revistave e gazetave . Mjaft me njerez bosh e surreter me botox qe reklamohen per prostitucion. Jeta e vertete eshte kjo me siper. Bravo Dita!
Ju lutem pse nuk i nxirni me emer e foto, ata nuk jane me te keqinj se bythet e Vildane Zenelit dhe Kardashianit qe i shohim perdite ne faqe gazetash. Filloni krijoni etiken dhe moralin qe na duhen.
Shume mire studentet ,po gazetaret te kene kujdes ne perdorimin e gjuhes .Ajo quhet karrige me rrota e jo karroce,,,,,,,,,
bravo