Situata pas reshjeve të shiut në qarkun e Lezhës ka njohur përmirësim. Zona më problematike, ajo e komunës së Dajçit ka rënie të sipërfaqeve nën ujë nga 1500 në 1300 ha toke. Përmbytja në këtë zonë ndodhi për shkak të mos pastrimit të shtratit të lumit. Një fakt i tillë u rikonfirmua edhe nga Ndrek Mhillaj, specialist i Emergjencave Civile. Gjatë 24 orëve ku niveli i reshjeve është reduktuar në 30 milimetër shi në komunat Shënkoll, Zejmen dhe Kolsh dhe vazhdojnë që nën ujë të jenë rreth 300 hektarë tokë, ndërsa në rrethin e Kurbinit janë 200 ha tokë nën ujë.