Një automjet është djegur mesnatën e së hënës në Lezhë. Ngjarja ndodhi në parkingun e një pallati në lagjen “Besëlidhja”, ku automjetit tip ‘Opel’ me targa AA 083 AB dyshohet se i është vënë flaka. Mësohet se mjeti është në pronësi të shtetasit Dritan Suli. Nga verifikimet e para, policia tha se dyshon se mjetit i është thyer xhami dhe është spërkatur me benzinë, e më pas i është vënë flaka. Paraprakisht dyshohet edhe për një konflikt të mundshëm të pronarit të mjetit Dritan Suli me të tjerë persona.
Nga flakët që kanë përfshirë automjetin e Sulit është dëmtuar edhe një makinë tjetër që ndodhej pranë saj.