Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy të dyshuar për vjedhje të një shtëpie.
Dy hajdutë kanë tentuar të hyjnë në një banesë, por pasi kanë pikasur se në shtëpi ndodheshin pronarët, autorët janë larguar me shpejtësi.
Në pranga është vënë 20-vjeçari Renato Çupi, banues në Lezhë. I riu ka shkuar bashkë me një person tjetër, në një pallat në lagjen “Gurra” dhe kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetases me iniciale M.N, e cila në atë moment ka qenë në banesë së bashku me djalin e saj.