Policia vendore filloi procedimin penal në gjendje të lirë për dy banorë të fshatit Dardhë në Librazhd, A. D., 54 vjeç dhe S. P., 60 vjeç, pasi ka bërë kallëzim penal T. K., 46 vjeç, banues në fshatin Dragostunjë, administrator i firmës “Gurra-Kaca sh.p.k”, e cila kryen punimet për ndërtimin e HEC-it në fshatin Spathar. Sipas kallëzimit penal, të dyshuarit kanë shkuar tek kantieri ku kryenin punimet mjetet e firmës dhe i kanë ndërprerë ato, duke pretenduar se uji që do të merret për HEC-in është në territorin e fshatit Dardhë dhe lë pa ujë të pijshëm banorët.