Fundi i pjesës së parë duket se e rregulloi situatën për Realin e Madridit, por pjesa e dytë tregoi se gjermanët vazhdonin të ishin më në formë.
’70 – Levandovskit i jepet karton i verdhë pas katër golave të shënuar për Dortmundin, pasi penalizohet për një faull ndaj Ramosit.
’68 – Real Madridi bën dy zëvendësime. Largohen Higuain dhe Modriç, hyjnë në lojë Benzema dhe Di Maria
’66 – Levandovski shënon nga pika e penalltisë. Goditja me shumë vetëbesim drejt e në portë e bën atë lojtarin e parë që të shënojë katër gola në një ndeshje gjysmë finale të Ligës së Kampionëve
’66 – Ksavi Alonso shkakton penallti për shkak të një faulli të kryer ndaj Reusit.
’64 – Ozil merr karton të verdhë
’55 – Me një asist të Shmerzerit, Levandovski shënon golin e tretë për skuadrën e tij. Aftësi të jashtëzakonshme dhe një kontroll shumë i mirë në zonën e penalltisë.
’50 – Vetëm pesë minuta nga fillimi i pjesës së dytë Levandovski e çon skuadrën e vet sërish në avantash. Me një asist të Reusit.
’47 – Ramos penalizohet për një faull ndaj Reusit
Levandovski shënon gol në minutën e tetë duke e lënë Realin të hutuar dhe që gjithsesi rikuperon veten në fund të pjesës së parë.
’43 – Kristiano Ronaldo barazon rezultatin me një asist të Hugainit, por edhe me një gabim të mbrojtjes gjermane
’24 – Portugezi Ronaldo provon të vërë në vështirësi Vajdenfelerin, i cili ka luajtur çdo minutë të këtij sezoni, që shtyn me grushta.
’22 – Spanjollët nuk kanë ide, humbasin shumë topa
’17 – Reali provon të organizojë por skuadra e Klopit jep shumë pak mundësi
‘8 – Gjermanët ngrijnë Real Madridin, kros në të majtë, sulmues polak kalon Pepen dhe gënjen Diego Lopezin.
‘8 –Shënon gol Levandovski
‘7 – Rast shumë i mirë për Borusian. Reus e kalon kampin diagonal e më pas kërkon shtyllën e dytë me një gjuajtje rrafsh me tokën, topi përfundon në këmbët e Levandovskit por pa mundur të shënojë.
Sot fitoi epersia gjermane, kunde egoistit Morinjo, bravo Borusia e Dortmundit.
Po ” HORRI ” , ke te drejte ,por nuk te ngjajne te 2 ndeshjjet si 2 pika uji .
Nuk do t’a besoja kurre qe REALI te ishte kaq poshte dhe te turperohej vetem nga nje lojtar ,dhe duke vertetuar thenien time se RONALDO dhe REALI jane nje makine qe drejtohet nga nje shofer i DEHUR .
Po rifillon epoka gjermane perseri