Komisioni parlamentar për Politikën e Jashtme miratoi me unanimitet shtyrjen e afatit të disbursimit të fondit për financimin e projektit Linja e transmetimit 400 KV Shqipëri-Kosovë (Tiranë-Prishtinë). Specialisti i Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, Agim Bregasi sqaroi se, “kjo kërkesë bëhet për të shtyrë një afat të ndryshimit të fondit për disbursimin nga 30 qershori 2013, shtyhet deri në 31 dhjetor 2015. Meqenëse afati i procedurave për ndërtimin e linjës së interkonjekionit Tirana 2 – Prishtinë është shtyrë për arsye që tashmë dihen, banka gjermane KFË kërkon që të shtyhet dhe të ratifikohet sa më shpejt përndryshe do të ketë pasoja financiare zgjatja e ratifikimit të kësaj marrëveshje”.
Në thelb, sipas Bregasit, marrëveshja bazë që kemi me bankën gjermane KFË nuk ndryshon janë të njëjtat terma, të njëjtat kushte, vetëm meqë ka skaduar afati i rimbursimit të kredisë që parashikohej në 30 qershor 2013 atëherë kërkohet që lëvrimi nga banka gjermane KFË, të shtyhet deri në 31dhjetor 2015. Kjo linjë shërben për unifikimin e sistemit energjitik me Kosoven. Edhe nga ana strategjike është një projekt i rëndësië së veçantë. Komisioni gjithashtu miratoi edhe kalendarin tre javor të punimve të Kuvendit.