Tashmë kemi hyrë në sezonin ku sëmundjet ngjitëse, kryesisht tek fëmijët sa vijnë e bëhen më të dukshme. Një ndër më të shpeshtat gjatë këtij sezoni është edhe lija e dhenve, ose siç njihet ndryshe në gjuhën mjekësore Variçela. Mjekët vënë në dukje se shumë nga këto sëmundje që kalohen gjatë fëmijërisë, lënë imunitet (mbrojtje) të përjetshme tek njeriu. Por, në përgjithësi këto sëmundje ngjitëse shkaktohen kryesisht nga viruset, si rrjedhojë kujdesi duhet të jetë maksimal, pasi përveç vetes rrezikojmë transmetimin e infeksionit edhe tek fëmijët e tjerë që qëndrojnë në të njëjtin ambient. Megjithatë me pak kujdes pothuajse të gjithë fëmijët shërohen shpejt dhe pa probleme nga këto sëmundje. Në një intervistë për gazetën “Dita”, mjekia Ilda Xhelili shpjegon se variçela është një sëmundje ngjitëse akute e zakonshme tek fëmijët, veçanërisht të atyre nën moshën 12 vjeçare, e cila duhet ndjekur me kujdes.
Çfarë është variçela ?
Është një sëmundje shpërthyese, shumë ngjitëse që shkaktohet prej virusit herpetik të “variçela-zoster”. Siç e kam theksuar edhe më pare, ky është një virus që shkakton dy sëmundje: zjarrin e natës (Herpes-Zoster) dhe line e dhenve (Variçela). Herën e kaluar kemi folur për “H. Zosterin”, ndërsa sot do të ndalemi tek Variçela (Lija e dhenve). Përpara se të trajtoj këtë sëmundje, është e rëndësishme të theksoj që në fillim se Lija e dhenve (Variçela) nuk duhet ngatërruar në radhë të pare si nocion me linë e vërtetë (Variola),për të cilën ne jemi të vaksinuar qysh në fëmijërinë e hershme. Variola (Lija e vërtete) është një sëmundje virale e rëndë dhe shumë ngjitëse. Ajo ka qenë një sëmundje mjaft e përhapur në disa vende të Azisë, Afrikës dhe Amerikës së Jugut. Sot, ajo është një sëmundje tepër, tepër e rrallë në vendet me nivel të ulët social-ekonomik. Njerëzimi ka arritur ta zhdukë këtë sëmundje në sajë të përdorimit të një vaksine mjaft efikase.
Cili është burimi i infeksionit të Lisë së dhenve (Variçelës)?
Burim infeksioni është njeriu i sëmurë me variçelë 1-2 ditë përpara se të shfaqet shpërthimi në lëkurë dhe derisa të zhduken koret. Është një sëmundje që përhapet në rrugë aerogene (ajrit) nëpërmjet spërklave të pështymës ose edhe indirekt nëpërmjet teshave apo sendeve që ka në përdorim i sëmuri. Sëmundja ka kryesisht karakter sezonal dimër-pranverë.
Cilat janë moshat që preken më shumë?
Zakonisht kjo njihet si sëmundje e fëmijërisë, pra prek më tepër fëmijët e vegjël. Gjithashtu është vënë re në një përqindje të konsiderueshme se shfaqet edhe tek të rinjtë, e në moshat e rritura dhe sidomos në të moshuarit që kanë një rezistencë më të ulët të organizmit të tyre, apo vuajnë më shpesh nga sëmundje të ndryshme kronike.
Si zhvillohet sëmundja?
Virusi hyn në organizëm me anë të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, shumëzohet dhe përhapet në të gjithë sipërfaqen e lëkurës, në shtresën e sipërme të saj që quhet epiderma. Kështu formohen vezikulat (fshika të mbushura me lëng). Kur vezikulat çahen, formohen koret (krustat) që do të bien pas një ose dy javësh. Fshikat nuk dalin vetëm në lëkurë, por edhe në mukozën e gojës, në qiellzë, në laring, në faring, në mukozat gjenitale etj. Këto shoqërohen me një prurit (kruajtje) mjaft të shprehur.
Cilat janë shenjat klinike të sëmundjes?
Periudha e inkubacionit (koha nga infektimi deri në shfaqjen e shenjave klinike) është mesatarisht dy javë. Fillimisht shenjat janë të përgjithshme, temperature 38 gradë, parehati e përgjithshme. Shenja e pare në lëkurë është një kruajtje (prurit) në të gjithë trupin dhe një skuqje e lehtë qe të kujton fillimin e fruthit. Pas këtij fenomeni, brenda 24 orëve shfaqen fshikat (vezikulat) e para, me lëng të qartë dhe rrethuar nga një unazë e kuqe. Temperatura dhe shenjat e tjera të përgjithshme nuk zgjasin më shumë se 3-4 ditë. Elementët e lëkurës shfaqen kudo, duke përfshirë pëllëmbët dhe shputat, por sidomos trupin, fytyrën dhe lëkurën e mbuluar me flokë. Për 2-3 ditë fshikat çahen, nxisin të kruara dhe formohen krusta (kore) që bien në ditën e dhjetë duke lenë në mënyrë kalimtare një lëkurë të dëmtuar kur nuk ka infeksione nga gërvishtjet. Është karakteristike për këtë sëmundje që brenda një jave ndodhin 2-3 shpërthime të tilla në lëkurë, pra në të njëjtën pjesë të trupit hasen njëkohësisht elemente të lëkurës në faza të ndryshme zhvillimi. Çdo shpërthim i tillë shoqërohet me ngritje të temperaturës 38-39 gradë Celsius, si edhe me limfinoduj (gjendra) kalimtarë. Shërimi bëhet vetiu brenda 10-15 ditëve (në një subjekt me imunitet të ruajtur)
Ecuria e sëmundjes
Pothuajse gjithmonë ecuria e sëmundjes është e mirë. Nganjëherë mund të kemi mbi-infeksion të lëkurës, si rezultat i pruritit të shprehur (kruajtjes). Këto janë raste që duhen trajtuar me antibiotikë, por vetëm nga mjeku. Një ndërlikim tjetër mund të jetë pneumonia, të cilës i duhet kushtuar mjaft vëmendje sepse mund të ketë pasoja. Një rekomandim i rëndësishëm për të sëmurët, është që ata të mos lahen derisa të bien krustat (koret).Gjithashtu e rëndësishme është të qetësohen kruajtjet me barna antihistaminike (kundër kruajteve) sepse të sëmurët rrezikojnë për mbi-infeksione. Tek të rriturit sëmundja kalon më rëndë se tek fëmijët. Mjaft rëndë e kalojnë sëmundjen edhe të sëmurët me dëmtime të imunitetit ose që vuajnë nga sëmundje të ndryshme kronike. Gjatë periudhës që janë të prekur nga kjo sëmundje, pacientët nuk duhet të shkojnë në shkollë ose në punë derisa të bien koret pasi janë burim infeksioni për të tjerët. Më tej rekomandohet një higjienë e mire e duarve dhe prerje e thonjve (sepse mund të kemi infeksione dytësore nga kruajtjet)
Çfarë është variçela kongjenitale?
Nëse variçela ndodh tek një grua shtatzënë 5 ditë para lindjes apo pas saj, mund të kemi një variçelë të lindur (kongjenitale) të fëmijës, me bronkopneumoni, dëmtime të tubit tretës, të trurit me ecuri drejt vdekjes. Ndërsa kur variçela prek nënën gjatë tremujorit të pare të shtatzanisë mund të kemi tek fëmija dëmtime të gjymtyrëve, të syve apo të lëkurës. Prandaj është e rëndësishme të theksohet një kujdes i veçantë për gratë gjatë kësaj periudhe për t’iu shmangur kontaktit me sëmundjet infektive.
Parandalimi
Vaksinimi nuk ka ndonjë vlerë të rëndësishme. Mund të ndikojë pozitivisht një imunoglobulinë specifike e cila përdoret kryesisht tek personat me ulje të imunitetit dhe ata që vuajnë nga sëmundje malinje. Vetë sëmundja lë imunitet të përhershëm. Pra variçela (lija e dhenve) kalohet vetëm një here në jetë. Përhapet nga njeriu te njeriu kryesisht me kontakt të drejtpërdrejtë e më pak me rrugë aerogjene. Mund të përhapet brenda të njëjtës familje, në çerdhe, në shkolla e në spitale.
Përhapja e infeksionit
Në përgjithësi kjo sëmundje është më e infektueshme rreth 2 ditëve të para të paraqitjes së puçrrave, dhe më pak e infektueshme në ditët kur ndodh tharja e tyre. Pacientët me varicelë nuk duhet të shkojnë në shkollë derisa të gjitha puçrrat të jenë tharë, proces ky që mund të zgjasë edhe më shumë se një javë. Duke qenë se varicela është shumë e infektueshme, shumica e fëmijëve që kanë vëllezër ose motra të infektuar edhe ata do të preken nga sëmundja, ndërsa simptomat paraqiten 2 ditë pas fëmijës tjetër.
Tani qe kane zbritur shpellaret si Saliu me kompani, me keto lloj semundjesh do te vertitet edhe mjekesia, te studiohet qe, pervec Lise se Dhenve , edhe per Zgjeben e Dhenve qe e kane te mbartur Saliu e shpellaret me TONELATA MALOK, kujdes se ka per te gjithe edhe per BE ku kerkojme te futemi.
Ti Salep qenke ftohur fare! Ty te paska kap lija e dhenve ne koren e trurit! Meru me ndonje gje te vlefshme per veten tende, dhe te tjeret nuk ta kane per borxh te lexojne dehjet e tua! Kaq kisha
ta dije BE-ja se ka tipa si ti vertet nuk hyjme kurre,
Komenty yt o salep qenka tamam salep. Tani po fillon te perhapet era jote.
fix tiranse
O salep te ka mbaruar kokaina. Sa per malok shqiperia eshte vend malor si reliev. Keshtu I bie te jesh malok ti. Me malesoret s’ krahasohesh dot.
Ti je zgjebja e ketij vendi. Rracist pa tru.
edhe per sqarime semundjesh u futet ne politike loool
nuk ka gjini nuk ka krahine nuk do as politike kjo lloj semundje po do vetem pak perkujdesje o milet prandaj beni komentetet sipas semundjes tyryryryryyyyyy
me falni po mua me ka rene lia dhe jam ne diten e 8 , pucrat me mbuluan trupin por tani kan ikur e ja kthyer ne kore sapo preka nje nga ato ne fytyren time korja ra dhe mu be si grope e vogel . a ka mundesi te me mbesi shenje per ter jeten ??jam ne merak per kete sepse esht ne fytyren time dhe do te dukesha shumtuar ju lutem dikush qe e ka kaluar te me tregoje sepse prinderit e mi nuk mbajn mend sepse e kan kaliar ne moshe shume te vogel
po do te te mbet, edhe mua me kane mbetur ne shume vende te fytyres
Po goces sime i ka mbetur shenje ne balle 1 si grope e vogel.Me sa di ajo e ka hequr koren atehere.Sot e kesaj dite i dallohet pak.
O saleph un si malok qe jam te kam qire motren mamin tezen hallen kusherirat gocat e tezes kodin gjenetik rrethin familjar listen e dasmes
Un jam 13 vjec dhe me ka zene lija dhe kam kumlikacione si psh kur kap barkun nk ndjej eshte kronike apo ska ndonje gje jam ne merak me ktheni prgj…
bobo une jam 15 vjece tashme me duket se jam prekur nga lia ,,,, kam provimet e lirimit me duhet me patjeter te bej dicka qe te sherohem shpejt ,,, me duhet ndihme
Pershendetje te gjithe lexuesve!
Jam shume e irrituar me menyren si komunikojne online njerezit.Ky lloj komunikimi do pak etike dhe jo shume . Minimale mos te ofendosh veten pasi ketu dhe dalin te palarat e atyre qe nuk njohin gjeografine e vendit te tyre,e cila po te ishte mesuar me dashuri do mbahej mend qe SHQIPERIA ka 3/4 male.Atehere mundet dhe ti te jesh ne kete pjese
“MALOKERIE”.dhe OOOOOOHHHHHH sa keq per TY ne kete rast.
Gjithsesi duhet te dish dhe kete qe ne qe jemi te lindur dhe te rritur andej e kemi per shuuuuume krenari dhe sa do qe Ju te lehni nuk na beni dot te ndihemi inferiore ndaj askujt .
Dhe nese doni argumente kemi plot por nuk kemi kohe te merremi me shume me Ju se per ne ” Koha eshte flori “.
Ju uroj mireshendet gjithe shqiptareve anembane ku ndodhen dhe Ju lutem o patriote mos sulmoni njeri-tjetirn se kete e bejne mjaftueshem Greket dhe Serbet pjesa e klikave qe kane ,mbetur nga e kaluara.
Ju uroj gjithashtu qe ky vit i ri qe vjen ti gjej te realizuar si personalisht,profesionalisht por dhe monetarisht.
GEZUAR SHQIPERI!
Persshendetje jam 16 vheqar dhe tashme që 4 me ka rën kur infektoheesh nga kjo lij esht rrepsisht e ndaluar larja dhe nese keni kruarje ateher duhet bler ilaqi Alergia Stop dhe Puder e lagur. Alergia stop duhet perdorur 3 her në dit dhe në secilen herë duhen konsumuar 50 pika ne total 150 pika ne dit . Ndersa pudra e lagur duhet lyer trupin me të 2 her në dit
Mua me,kan dal disa puqrra dhe tani me,Jan ber SI kore, a dot hiqen keto.
Nje informacion I vleshem
Ju lutem, a mund te me thoni ndonje barne per kete semundje? Ju faleminderit.
Ju lutem si mund te kurohet kjo semundje?
Sëmundje nuk kurohet , as ka ndo një vaksin për të… duhet pak kohë dhe hiken vet.
Mos i ngacmoni pucrat që to mos ngeli ndo një shenjë …
Un jam ne diten e 5 dhe pervec pucrrave qe po me zejn kore me kan dal dhe shum te tjera t vogla te qelbzuara a me ndihmon dikush per informacion ?
mos tall karin
Pershendetje .Kam vellain me lije eshte 12 vjec por i kane dale dhe disa gunga pas veshit nuk dallohen me sy por vetem nese i prek. Ju lutem me thuani nese eshte e rezikshme apo jo .Pres pergjigje