“Një ekp i madh më kërkon, por nuk mund ta zbuloj”. Në intervistën e dhënë përpara disa ditëve për “Sport Ekspres”, mbrojtësi i Parmës dhe i Kombëtares së Shqipërisë, Andi Lila, la për të kuptuar se gjatë verës do të ketë shumë kandidatë për të dhe mes tyre janë disa skuadra të Serisë A, të cilat në një farë mënyre kanë nisur të bëjnë sondazhe.
Ende asgjë konkrete, sigurisht, por që negociatat do të nisin shumë shpjet. Nga ana e tij, Lila është fokusuar vetëm tek fusha dhe tek impenjimi i tij, që ka qenë maksimal. Madje, ata që kishin vënë bast mbi shqiptarin në lojën “magic” të “Gazzetta dello Sport”, kanë marrë përfitime në kaq pak kohë.
Ajo që duhet thënë është se Lila nuk do të kthehet në Greqi, edhe pse kartoni është ende në pronësi të Pas Janinës, që megjithatë pret një ofertë edhe “minimale” për ta lënë të lirë, në sajë të problemeve financiare që ka si klub. Por, atëherë, ku do të shkojë? E vërteta është se as vetë Andi nuk e di për momentin dhe ai pret ende që të ndodhë diçka.
Sigurisht, në muajin maj do të nisin edhe kontaktet zyrtare, teksa Parma sot është kthyer në një “supermarket”, ku shumë futbollistë janë duke luajtur pa para, por sepse duan të transferohen në skuadra të mira. Ndaj edhe shpjegohet ndeshja super ndaj Interit, në “San Siro”, përtej edhe motivimit në një stadium të madh dhe kundër një ekipi me histori.
Fatkeqesi talentet Shqiptare luajne pa pagese ose me inferiore nga talentet e vendeve te tjera. Duhet te gjejne agjente me te mire.
Mos u derzo Andi lufto te japesh maksimum dhe jo tani por edhe kur te marresh nje kontrate te majme se dhe talentet me te medha arrijne maksimum ne baze te stervitjes dhe dhenjes ne maksim. Kuptohet kur behet fjale per ndonje si puna Ronaldos ai ka me qindra sherbertore sa dhe prapanicen e vet nuk e fshin po ja fshijne te tjeret dhe mund te fokusohet leftesisht tek gjeja kryesore.