Tragjedi në një rrugë në San Francisko, SHBA. Një limuzinë ka marrë flakë në ecje e sipër, duke shkaktuar vdekjen e pesë femrave ndërsa pesë të tjera kanë mundur të shpëtojnë. Ngjarja ka ndodhur në urën e San Mateos, në zonën e gjirit të San Franciskos. Policia rrugore kaliforniane ka thënë për mediat se shkaqet e zjarrit të papritur që ka përfshirë mjetin mbeten ende të panjohura.
Dhjetë vajzat ishin të moshës 30-vjeçare dhe po udhëtonin drejt Foster City, kur flakët kanë nisur në pjesën e pasme të makinës, për t’u përhapur me shpejtësi brenda pak sekondash.