Autori i artikullit të mëposhtëm është Ascanio Celestini. Është një shkrimtar, regjisor dhe dramaturg italian i njohur. Tekstin e ka titulluar “Liria e të varfërve” dhe është një metaforë e fuqishme gati profetike për popujt dhe shoqëritë që duan ta shpëtojnë veten në kohë. Miqtë e Ditë-s që ma nisën këtë tekst mendonin se është fiks për situatën në Shqipëri. Unë nuk jam dakord me ta. Shqipëria ka ende forcë, kohë dhe mundësi të shpëtojë nga kjo e keqe që përshkruhet me fuqinë e thjeshtësisë në këtë tekst. Është një himn mbi lirinë e rreme. Është liria që ulëritet sot nga sheshet e mitingjeve berishiste. Është liria e rreme që po tentohet t’u futet me dhunë nga sheshet – në ekrane e media qindramijë shqiptarëve të varfër por dinjitozë që dikur rronin në terr, dhe tani vdesin në dritë. Mos e humbisni. Lexojeni. Të bën të mendosh thellë për lirinë e vërtetë. Ajo nuk do vijë kurrë Nesër nëse Sot shesim dinjitetin, shpirtin, veten!
***********
Të varfrit ishin kaq shumë të varfër, saqë morën Urinë e tyre, e futën në shishe dhe vajtën për ta shitur. E blenë të pasurit: të pasurit, të cilët në jetë kishin ngrënë gjithçka, gjithçka, që nga kaviet deri tek palca e kockave që qentë pështyjnë, por shijen e urisë së të varfërve nuk e kishin provuar kurrë. Kështu, të pasurit e blenë, e paguan mirë, dhe të varfrit u lumturuan.
Për pak kohë u zvarritën përpara, por më vonë të varfrit u rikthyen të ishin të varfër si më parë. Atëherë paketuan Etjen e tyre dhe vajtën për ta shitur. E blenë të pasurit: të pasurit të cilët në jetë kishin pirë gjithçka, duke nisur nga Brunello deri në Tavernello, por nuk kishin shijuar ende Etjen e të varfërve. Pra, të pasurit e blenë, dhe e paguan mirë. Të varfrit u lumturuan, dhe për pak kohë u zvarritën përpara. Mirëpo pak kohë më vonë, të varfrit u rikthyen të ishin më të varfër se më parë.
Atëherë morën Zemërimin e tyre, e futën në shishe dhe vajtën për ta shitur. E blenë të pasurit: të pasurit të cilët në jetë ishin ndjerë të nxehur, të inatosur, që kishin pasur kokëçarje, por që Zemërimin e vërtetë nuk e kishin provuar kurrë. Kështu, e blenë nga të varfrit që e kishin me shumicë, edhe e paguan mirë. Të varfrit u lumturuan dhe u zvarritën akoma dhe ca përpara. Por pastaj të varfrit u rikthyen të ishin të varfër.
Atëherë të varfrit shitën gjithçka: ndërgjegjen klasore, dhunën, revoltën, mosbindjen, kulturën, muzikën, fjalët, literaturën, kujtesën, gjithçka e shitën! Dhe të pasurit akumulonin. Në kantinat e tyre ata kishin tani mijëra, miliona shishe. Përkrah verërave të cilësisë më të mirë, kishin shishe në të cilat ishte e gjithë kultura e të varfërve, ishte zemërimi i të varfërve, fuqia e revolucionarëve, zemërimi i punëtorëve të krahut, dhimbja e tyre nga padrejtësitë, etj, etj. Eh, ato shishe…Në ato shishe, në kantinat e të pasurve, kishte tani çdo gjë; aty ndodhej e gjithë kultura e të varfërve, çdo gjë e tyre: kishte shishe plot me krenarinë e të varfërve; aty ndodhej e mbyllur tashme edhe vendosmëria e tyre, gjithçka e taposur: nga mahnitja dhe mrekullimi, deri tek indinjata e të pastrehëve; Derisa…Pas disa gjeneratash, të varfrit ishin shitur krejt. Ata u shndërruan në kaq shumë të varfër, saqë morën Varfërinë e tyre, e futën në shishe dhe vajtën për ta shitur. E blenë të pasurit, që donin të ishin kaq shumë të pasur, saqë të zotëronin edhe mjerimin e të mjerëve.
Kur të varfrit mbetën pa asgjë ngaqë nuk zotëronin më as varfërinë e tyre, ata u armatosën. Dhe jo me thika e me pirunë, por me pistoleta e me armë, sepse revolucioni nuk është një drekë solemne: revolucioni është një akt dhune, force! Atëherë të varfrit të armatosur marshuan drejt ndërtesave të sunduesit. Arritën dhe aty ishte sunduesi, që i vështronte nga ballkoni, nga dritaret. Sunduesi qëndronte serioz, i shikonte. Të varfrit ishin të armatosur, por qëndruan të heshtur, të palëvizur. Nuk bënë asgjë. Sepse pa zemërim dhe uri, pa etje dhe krenari, pa indinjatë dhe pa kulturë, pa ndërgjegje klasore, nuk bëhet revolucion.
Kështu, sunduesi zbriti në kantinë, dhe nga shumë shishe që kishte blerë prej të varfërve, mori një, një të vetme. Ishte liria, liria e tyre, e të varfërve. Ishte e paketuar liria që kishin fituar gjyshërit e tyre, por të cilën baballarët e kishin shitur për hiçgjë. E mori dhe jua riktheu të varfërve. Ata e rimorën dhe provuan të bënin një parti, një rreth shoqëror, një himn ose një flamur. Por nuk arritën të bënin asgjë. Sepse liria, e vetme, nuk shërben.
Atëherë, sunduesi kërkoi në xhep dhe gjeti një kuti karamelesh mente. E mori dhe jua dhuroi ato karamele të varfërve. Dhe të varfrit që nga ajo ditë, u rikthyen të ishin të lirë. Të lirë për të përtypur karamele…
Fatkeqesisht, ajo qe pershkruhet ne kete shkrim i perket edhe vendit tone.
E DASHUR NUK ESHTE SE I PERKET ESHTE JETA JONE
Realitet i hidhur, por qe duhet pranuar!
Fatkeqesia jone si komb , eshte pikerisht per ne .
pervec te tjerave ne shqiperi ka shume njerez dhe familie te tera qe hane e pine gjakun e te vrareve dhe qeshin e zgerdhien dhe shijojne pasurite e te vdekurve , te vrareve . keta qyqaret ish politikane , ish biznesmene , ish bandite , me nder ose pa nder e vune nje lloj pasurie , te cilen e hane dhe dhjamosen te tjeret ., shembuj ka sa te duash .
une po permend veten fitoren e partis demokratike ne gerdec …. te tjeret gjejini vete .
me erdhi per te qeshur kur sazan guri i tha sali berishes lum si ne qe te kemi ty .
car palacosh .
Sa e bukur kjo “Shqiptarë të varfër por dinjitozë që dikur rronin në terr, dhe tani vdesin në dritë”. Flm i dashur Thano
Adrian, me vjen keq po une mendoj si ata qe ta kane nisur kete pjese. Eshtë fiks për situatën në Shqipëri!!! Optimizmi eshte perher i mir, por mua me duket se nuk kemi me shpresa :(. Qofsha e gabuar
BRILANTE!!!!!! ME LA PA FRYME!! HISTORIA E BOTES E PERMBLEDHUR ME PAK FJALI. BRILANTE!!!
Shrkimi, kuptohet qe permes metaforave synon te shpalose nje te vertete. Dhe metafora ka brenda edhe groteskt. Njeriu, sidomos ai i urituri, se per moralin e ca gjera te tjera, qe nuk lidhen me stomakun nuk e ve dot doren ne zjarr, pra i urituri sado e cfaredo te shese, urine e tij nuk e shet dot te tere, madje aq sa shet, aq i mbetet edhe ne stomak. Kete nuk kuptojne dot keta dritshkurterit tane qe qeverisin. Sjellja e tyre po behet gjithnje e me shume nje thirrje karshilleku ndaj te uriturve, qe te ngrihen, por gjithmone duke menduar se kjo s’mund te ndodhe. Ndoshta qeveritaret tane do kene lexuar shkrimin e Celestini-t e i kane besuar atij si te ishte nje profeci aksiomatike, kesisoj mendojne se te gerruyerit urie, te mesuar me urine e tyre si te ishte trevakteshi qe u mbush barkun, nuk mund te levizin nga vendi. Dhe ky eshte nje gabim fatal jo vetem per ata, po per te tere ne prt te tere vendin.
Saliu te varferve u ka dhene jo nje kuti, por nje qyp me mut . Mire eshte qe ta provoj dhe vete. Kjo eshte liria e Sali Babezise.
Mos ka jetuar gje ne Shqiperi dhe eshte frymezuar ?
Sonte une Shkelxeni i Saliut e Mediu do te mblidhemi tek Sheratoni..mund te vije edhe Argita…
Kemi kohe pa pire keshtu ne publik se qefi eshte kur jo vetem,vret,ha e pi por edhe kur ben gallate me shqiptaret…
Per me teper nese shikoni ne FaceBook….
Saliu pa tjeter do tu tregoje mbesave se si qeni i familjes e tund bishtin……!
I nderuar z.A.Thano ;Je me te vertete perla e gazetarise shqipetare duke bere ç’doke qe ka nje ndjenje te ndihet i turperuar perpara heshtjes mortore qe ka pllakosur kete kodosh milet fuke pritur nen sundimin gjysem shekullor vdekjen natyrale si proçes te pa kontestueshem.Ky mesazh qe le ky dramaturg italian i sherben jo vetem shqipetareve e italianeve por gjithe popujve qe sot denonstrojne me akustike ne veshe e me birbila ne goje te udhehequr nga kryetare sindikatash qe perpara demonstrimeve bejne floket ne permanent.Falenderoj ata qe ta kane derguar kete mesazh e Ju personalisht per nivelin e larte gazetaresk e intelektual.Me kete faqe je bere domosdoshmeri e jetes sone qe shpresojme se qyteterimi ,dinjiteti njerezorr,kultura e nje populli do te shpetoje nga mesjeta e kesaj klase kanibalesh qe tashme ulerijne per te kafshuar gjahun e radhes.Ju faleminderit
E dashur Dita! Më ka pëlqyer pa masë shkrimi i Adrian Thanos në lidhje me dy vemjet që bëjnë intelektualin nëpër ekrane e hedhin baltë mbi mediat që pasqyrojnë atë që ndjejmë të gjithë e jo butaforitë e stisura nga këta servilë që na vjen neveri që i shohim nëpër ekrane. Dita je bërë mjaltë për shpirtin e kohërat e trazuara. Urime, Mimoza Kreka
Imagjinoni një fëndë. Këtë fëndë visheni me një kostum. Vërini fëndës dhe një palë size. Në fund fare, kësaj fënde akordojini dhe një rrogë të mirë me motivacionin e vetëm se është fëndë shumë e fëndosur. Rezultati quhet: “Intelektuali shqiptar proqeveritar”. Vemje, bythëpambuk, specie inferiore. Si rekord të vetëm në jetën e tyre profesionale do kenë aromën dhe sjelljen e fëndës.
O vendlindja e sëmurë,
As për arkivol s’ke drurë,
Amanet të lë poeti,
Mos prano drurë nga deti!
E nderuar “Dita”, drita e shqiptarëve. I nderuar Adrian. Shkruaj per ata legenët e drejtësisë te marin lopaten e pedofilit dhe ti veme me zor te kerkojne ne plehraJuljanin. Ta kerkojne ata qener, jo ai kafsha qe ata lane te lire. Të lehtësohet dhimbja e familjes dhe shqiptarëve.
Besoj se nuk ka të mençur në Shqipëri që të besojë një të marrë. Berisha është identifikuar tashmë si simbol i shkatërrimit. Shkatërrimi i ekonomisë, kulturës, arsimit, shëndetësisë mbajnë vulën e tij. Shteti ligjor dhe strukturat e tij kanë pushuar së funksionuari. Ato janë bërë vegla në duart e Partisë-shtet. 23 qershori është dita e reflektimit të ndërgjegjes së populilt dhe reagimit të tij. Vendi ka nevojë për rilindje. Ngjarjet e ditëve të fundit dhe sigurimi i jetës na e përforcojnë më tepër bindjen për këtë.
Zyfa, Librazhd.
O GUNGAQI I PD -SE O RRUGAQ MALOK
Hani mut njerez, qeras qeveria.
Para pak ditësh u raportua se presidenti i Nigerisë i kishte shpenzuar fondet për varfërinë për një koncert me Beyonce.
Pse t’i jepte për të varfrit kur mund të kënaqte turmat?
Po kështu, kur nisën të bien diktatorët e botës arabe, pati shumë raportime se si ata shpenzonin miliona për koncerte.
Kështu bën edhe kryeministri ynë, që njëherë në dy- tre muaj e ke në skenë me një turmë këngëtarësh nga pas.
Kështu ndodhi edhe dje.
Por gjejeni sesa janë paguar këngëtarët që do argëtonin të pranishmit?
400 mijë lekë për të kënduar një këngë.
Jozefina Topalli, që kërcente më shumë se çdo adoleshent, mund të kishte kursyer për t’ua çuar paratë atyre shkodranëve që po mbyten në ujë.
Kurse ky njeriu në foto, me antiplumbin veshur që ia bën ‘mu’, i kërrusur dhe që i ha ana, mund të kishte menduar pak për shokët e tij pensionistë, që mezi shtyjnë ditët.
Nje shkrim i perkryer.Ne shqiptareve “na bjen taman”.Me çudit optimizmi i z Thano ne parathenien e shkrimit.Une qofsha i gabuar por garancite qe jep z Thano jane jashte imagjinates time.Me gjithe zemer uroj te ndodhe ashtu si Thano parashikon.Do te ishte nje mrekulli.,,,,,,,,,ende nuk e besoj qe si popull mund te realizojme te mira te tilla qe per mua mbeten veç endrra
Ore mjeshtra te fjales se lire, tregoni minimumin e respektit per shqiperuesin se duket sikur e ka bere perendia. Jo vetem kaq, por perkthimi ne fjale ka dale qe me 15 mars ketu. Apo c’rendesi ka kjo pune sa kohe vipat merren vesh mes tyre?! http://opolitike.org/proletkult/liria-e-te-varferve/
Kryengritja e Spiunëve… (arkiva*)
29. 05. 2010 nga Vëzhguesi
Version i përshtatshëm për printim
Spiunet
Me ç’duket ajo që ka ndodhur në Shqipëri më 1991 ka qenë thjesht një kryengritje (apo grusht shteti) i spiunëve të ish-sigurimit të shtetit shqiptar. Nëse lista e mëposhtme e pseudonimeve (e postuar nga një komentues në Blogun-Kritikët) është e vërtetë, atëherë gjërat janë evidente dhe nuk kanë nevojë për koment. Por gjithsesi, thjesht për gallat tashmë, sepse asgjë s’ka për të ndodhur në Shqipëri edhe sikur ajo listë të jetë absolutisht e vërtetë (shqiptarët përsëri në pushtet do i lenë ata), ndoshta duhet bërë pak analizë, thjesht për të ngritur ndonjë version të mundshëm të asaj që mund të ketë ndodhur në atë prag rrëzim diktature në Tiranë.
Mbase në atë periudhë të vështirë të regjimit komunist, e vetmja shpresë e tij për të amortizuar pakënaqësinë popullore në ritje, si dhe lëvizjet studentore të dhjetorit, ishte futja në lojë masivisht e spiunëve të sigurimit (situata ishte e rëndë dhe shpresat u varën me ç’duket kryekëput tek ta). Ndoshta këta të fundit u dërguan mes turmave të studentëve (e në podiume) per të zbuluar autorët e rrëmujës, e pastaj si zakonisht, ti raportonin ata në zyrat e errëta operative, ashtu siç kishin bërë për vite e vite me radhë me kundërshtarët e regjimit.
Por gjithsesi, në atë dhjetor 1990 gjërat nuk ishin njëlloj si më parë. Situata ekonomiko-politike në vend ishte e vështirë, ndërsa komunizmi ishte rrëzuar tashmë në të gjithë Europën Lindore. Padyshim këto probleme i dinin spiunët, por jo vetëm kaq. Duke qenë shumë të afërt me regjimin, me siguri dinin shumë më tepër për mbarëvajtjen e gjërave dhe dobësinë e shtetit. Ndoshta spiunët e dinin saktësisht se ku i pikonte catia regjimit, dhe sa i pa-mundshëm ishte riparimi i saj. Spiunët janë si minjtë, që kur s’kanë c’të hanë nëper kanale, dalin në rrugë… Dhe mbase në atë kohë të vështirë, kriza ekonomike kishte cënuar edhe fitimet e tyre. Paratë e marra nën dorë nga regjimi, ndoshta u ishin shkurtuar seriozisht. Dhe kështu ata (mbase) nuk kishin më interes t’i përkushtoheshin diktaturës.- Spiunët nuk kanë parime e moral. Busulla e tyre e vetme jane paratë e marra nën dorë. Dhe mbase kjo është arësyeja përse përfitimi nga paratë nën dorë (korrupsioni) u shndërua në fenomen në këto 20 vite post-diktaturë (e instaluan edhe këtë praktikë).
Në këto rrethana, duke patur informacion të mjaftueshëm për dobësinë e shtetit (padyshim ata dinin shumë për të, sepse regjimi mbahej nga informimet e tyre) dhe pamundësinë e rikuperimit (shërimit – doktori i bllokut e dinte tashmë) të diktaturës, spiunët vendosën të kalonin në krahun tjetër të barrikadës. Dhe ata dinin ç’bënin në këtë aspekt (ishin “ustallarë”), sepse i njihnin mirë pikat e dobta te regjimit dhe plagët e tij të pashërueshme. Dhe pikërisht në ato plagë të pashërueshme ata e sulmuan diktaturën, duke e goditur fort e pamëshirshëm (ndërsa kishin shërbyer si sorumi i tyre ndër vite).
Pra, veç halleve të tjera të mëdha, regjimi mbeti edhe pa spiunë, pa yzmeqarët e tij të fshehtë të erresirës, pa drogën e përhershme të marrëzisë (simptomës) së tij ç’njerëzore. U braktis pikërisht nga spiunët (minjte), nga shpresa e fundit e tij. Sepse spiunët dolën “partizan në mal”, u bënë kryengritës, dhe kërkuan pushtetin. Minjtë e fshehtë të regjimit donin pushtet… dhe e fituan.
(vijimi i origjinalitetit alla-shqiptarë dihet tashmë…)
Blendi Fevziu (KORANI)
Jemin Gjana (I VOGLI)
Halit Shamata (ÇANTA)
Bardhyl Londo (SHISHJA E QUMSHTIT)
Astrit Patozi (ALFONS BALLSHI)
Shaban Memia (QUKAPIKU)
Vili Minarolli (PROFESORI)
Ridvan Bode (KORÇARI)
Jozefina Topalli (DIZINJATORI)
Sali Berisha (PENICILINA)
Fahri Balliu (RRJEPSI)
Leonard Demi (MURRIZI)
Uran Butka (DOKU)
Remzi Lani (HOLTA)
Mero Baze (ÇORAPJA)
Spartak Poçi (INXHINIERI)
Armando Shkullaku (BOZHURI)
Servet Pëllumbi (YLLI)
Preç Zogaj (ÇIFTELIA)
Genc Ruli (STILOLAPSI)
Sokol Olldashi (TRENDAFILI)
(* Shkrim i arkivës. Publikuar fillimisht më 09/07/2008)