Pas lirimit të një të dënuari nga Kosova me 20 vjet burgim, prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla ka pezulluar nga detyra prokurorin e kësaj çështjeje Gjergj Rudi.
Pezullimi nga detyra vjen pas 8 shkarkimeve në burgun e Shën Kollit, me urdhër të ministrit të Drejtësisë. Mes të shkarkuarve për këtë skandal ishte edhe drejtori i burgut, ndërkohë që u arrestua për dyshimet e shpërdorimit të detyrës juristi i këtij institucioni.
Në fakt ishte pikërisht juristi Dejvis Alihoxha që duket se po ndyrshon rrjedhën e hetimeve për lirimin e të dënuarit Shaban Zukaj. Juristi ka deklaruar se në dosjen e të dënuarit nuk kishte vendim të ekstradimit të tij, dëshmi që e ka vënë në pozitë prokurorin e çështjes, tashmë i pezulluar nga detyra.
Në vijim të hetimeve, prokurori Florian Bonjaku do të këqyrë librin e protokollit të burgut për të verifikuar nëse është dorëzuar apo jo ky vendim, për të cilin prokurori i pezulluar pretendon se e ka dorëzuar.
Z. Llalla! Do te qe nder per ty te jepje doreheqjen sepse ke bere mekate te pafundme ne detyren qe mban. Ik e lere Shqiperine tj kthehet normaliteti. Ju jeni bashkepunetire ne shkaterrimin e institucionit me Berishen.