Njeriu kyç i cili ka lobuar për heqjen nga lista e terrorizmit të organizatës MEK është Tom Ridge, këshilltari i kryeministrit per çështjet e sigurisë, por edhe nje nga lobuesit kryesorë për qeverinë shqiptare në Uashington. Në një intervistë për NBC ai e justifikonte këtë veprim me fjalën e dhënë në momentet e dorëzimit të armëve në vitin 2003. “Në vitin 2003 kur ju a dorëzuan armët amerikanëve, atyre ju premtua mbrojtje. I kërkova presidentit Obama që të bindë autoritetet irakiane dhe kryeministrin Al Maliki për të zgjatur qëndrimin e tyre ne kampin Ashraf deri në gjetjen e një zgjidhjeje për strehimin e tyre”, – shprehet Tom Ridge në intervistën e dhënë në rrjetin amerikan NBC. Ai duket se arriti suksesin e parë me heqjen nga lista e terrorizmit të organizatës dhe duket se ka zgjidhur problemin e akomodimit të një numri muxhahedinësh nga kampi Ashraf në Shqipëri. Por Rdge ka plane afatgjata për atë që ai vetë e quan si opozita iraniane dhe që shpreson se një ditë do të rrëzojnë regjimin autoritar në Teheran. Kjo deklaratë ka ngjallur reagime mjaft të ashpra në Teheran pasi të gjithë muxhahedinët që mbahen në kampin Ashraf konsiderohen jo vetëm nga qeveria iraniane, ende si terroriste. Pritja e këtij grupi luftëtarësh mund të sjellë probleme në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Iranit. Shqipëria rrezikoi probleme me Kinën vite më parë kur pranoi një numër mjaft të vogël ujgurësh në vendin tonë, ndërkohë që sot, numri i iranianëve do të jetë shumë më i madh dhe marrëdhëniet tona me Teheranin zyrtar janë normale.
Muxhahedinët
Elizabeth Rubin, një bashkëpunëtore e Nju Jork Times, e cila ka vizituar në vitin 2003 Kampin Ashraf, ka sjellë një panoramë shumë mistike të grupit, të cilin ajo e sheh si kult për dy “drejtuesit” që adhurohen prej pjesëtarëve të grupit. Rubin nga ana tjetër pretendon ashtu sikundër një pjesë e mediave botërore se grupi, veç akteve terroriste kundër regjimit iranian në të cilat mund të ketë vrarë rreth 12 mijë persona, madje plagosur Liderin Suprem, ka vepruar si grup mercenarësh në favor të Sadam Hyssein, i cili i kishte armatosur dhe i paguante sa herë kishte nevojë për ta. Gazetarja citon udhëheqësen Maryam Rajavi t’u thoshte ushtarëve dhe ushtareve kur ata u angazhuan për të shtypur kurdët që kishin ngritur krye kundër diktatorit Hysein: “Kurdët shtypini me tanke, ruajini plumbat për Gardën iraniane”. The Guardian pohon se një numër i madh i pjesëtarëve, sidomos vajza e gra, mund të mbahen jashtë dëshirës së tyre në organizatë. Kjo e fundit funksionon në rregulla të çuditshme. Anëtarët e saj divorcohen nëse janë të martuar, apo premtojnë që nuk do të martohen kurrë. Nga ana tjetër, dy drejtuesit janë burrë e grua, madje për Masut Rajavi thuhet se ia ka “rrëmbyer” gruan një bashkëluftëtari. Ai kishte shpikur fillimisht divorcin e detyruar të çiftit dhe pasi e kishte bërë Maryanm një bashkëudhëheqëse ishte martuar me të duke pretenduar se nuk mund të punonin bashkë. Një pjesë e ushtarëve rekrutohen që fëmijë dhe ata mësojnë që të vegjël që vajzat dhe djemtë nuk duhet të kenë kontakte. Të arratisur tregojnë se ndëshkoheshin në rast të kundërt. Mjaft prej tyre kanë dhënë dëshmi për rrëfime publike të ëndrrave seksuale, gjë që është parë si mundësi për të zhdukur çdo formë sekrete të individit. Megjithë çuditë dhe faktin se mund të kemi të bëjmë me një klan sekret dhe ndoshta të dhunshëm edhe për vetë anëtarët e tij, ata nuk shihen të rrezikshëm. Pjesa më e madhe janë gra apo burra në moshë, apo mjaft të rinj, të cilët sidoqoftë kanë marrë pjesë në luftime dhe një pjesë janë stërvitur si ushtarakë me armë të ndryshme.
Berisha pagoi miliona për kompaninë e Tom Ridge
Qeveria “Berisha” ka shpenzuar mbi 1.1 milionë USD për të lobuar ndaj administratës, Kongresit dhe Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E gjithë shuma është derdhur për tre vitet e qeverisjes së djathtë. Konkretisht, bëhet fjalë për vitin 2011, 2010 dhe vitin 2007. Në këto lobime të firmave amerikane nuk përfshihen lobimet që kanë bërë me firmat amerikane në vitin 2009, por kjo nuk lidhet me qeverinë shqiptare, por me partitë politike, të cilat kanë kontraktuar me firmat lobuese amerikane për zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. Kontrata më e bujshme lidhet me firmën ‘Ridge Global’, LLC në vitin 2007. Sipas dokumenteve zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë amerikane, rezulton se në vitin 2007, kjo firmë, që përfaqësohet nga Tom Ridge, ka përfituar nga qeveria shqiptare shumën prej 479.973 dollarësh amerikanë. Kontrata lidhet me faktin e konsulencës dhe e ndihmesës së qeverisë shqiptare në lidhje me procesin e anëtarësimit në NAT O. Kontrata me Ridge është ndarë në dy pjesë, në 160.000 USD dhe në 319.973 USD. Ato kanë përkatësisht datat 11.01.2007 dhe në 29.11.2007. Nga kjo shumë e ofruar rezulton se Tom Ridge ka shpenzuar në total 120.526 USD për kryerjen e lobimit të Shqipërisë. Pjesa tjetër e parave të taksapaguesve shqiptarë ka shkuar në xhepat e firmës amerikane lobuese. Tom Ridge është shfaqur në atë periudhë në krah të kryeministrit Sali Berisha në takimet qeveritare, së bashku me ministrat e qeverisë shqiptare. Këto janë kontrata zyrtare të depozituara nga firmat lobuese. Tom Ridge u zgjodh në postin e sekretarit për Sigurinë Kombëtare në janar të vitit 2003, por më 30 nëntor 2004 ai paraqiti dorëheqjen, duke thënë se pas 22 vitesh punë kishte vendosur t’i jepte më shumë përparësi familjes dhe çështjeve personale. Ai ishte më 2005-n në Shqipëri për t’u prezantuar si këshilltar i kryeministrit Berisha.
Leket e kujt jan keto e dini ?! leket e mija dhe te tuajat e tere popullit te shkrete qe ska lek as nuk han ne tere javen nje vakt normal se ska ku te mari dhe ky plehra rrin e vjedh dhe ben biznes me leket tona , nuk e di si ka mundesi se as djalli vet sdo ishte kaq i keqe sa ky
Sikur te mos na mjaftonin problemet e pafundme qe kemi ne Shqiperi duhet edhe te lobojme ne Kongresin Amerikan me 1.1 milion dollare te kursimeve te shqiptareve. 23 qershori eshte shume afer. Rilindja eshte e vetmja pergjigje
Po’ c flisni budallalleqe kjo organizate Ka qene pjese e CIA, Ka kellqe Rama , Berisha a ndonje tjeter ti beje karshillek amerikaneve
Sic del nga shkrimi, cdo pisllik qe ka bere e po ben Krimineli Berisha, pastrohet nga Tom Ridge me paret e populliy Shqipetar. Qeveria, Kongresi dhe Senati Amerikan, pastron pislliqet e Berishes me 120 mij $ kusurin (mahshalla) i perlan Tomi shoku i Berishes, hajde gjeje ku fle lepuri. Ky Tomi na fut me azil politik edhe islamik te grupit Muhaxhedin dhe Shqiperia nga rremuje po shkon ne RRUM PALLE, kesaj i thone pune o ti mik. Fli o popull se mire e ke.
Sigurisht qe jane muxhahidine,sepse dhe Gadafi furnizohej me arme nga qeveri shqiptare,shtoi dhe Assadin e Sirise,te cilet pushtetin e tyre e mbrojne me gjak dhe parate e takasapaguesve.
Shkurt pazari me kete veprim Salakamarre OK nga qarqe influente ameriakne, t’i vjedhe zgjedhjet e 23 qershorit. Besoj se i vetmi kufizim do jete qe zgjedhjet te vidhen me marifet, jo halldupce si ne vitn 1996.
kjo nuk tregon asgje te re sepse Berisha ne cdo moment te qeverisjeve te tij e ka treguar frymen anadollake te tij. sa her qe vjen ai ne pushtet rriten prirjet islamike te shqiptareve , prirje te cilat na demtojn pa mase po te kemi parasysh kontekstin tone gjeopolitik dhe aleatet tan. mjafton te permendim deklarimet e tij ndaj Erdoganvendin e te cilit e quan mikun e madhe te kombit, gje qe nuk eshte aspak e vertet,: e cka eshte me e renda deshira per rishikim te historis duke mos i quajtur Osmanet pushtues ,por administrues. nje turp dhe nje dem i madh i behet me kete sjellje shqiperise dhe shqiptareve kudo qe jane
Po ku i mori keto miljonat qe pagoi Berisha per kompnin e Tom Ridges..parat e shqiptareve sigurisht, parat tona, djersen tone…ndaj dueht ti themi ndal ketij pushteti me 23 Qershor
Ka me cfare grupesh meret Berisha, me lloj lloj ropsh na ka ngatyerruar ky dite zi
Djeresen e shqiptareve e paguan Berisha per lobimet e tij, kur ne vend ka 1001 halle te tjera..ky eshte kulmi
Populli vuan per bukene gojes, ndersa Berisha paguan lobuesit e huaj me parat e taksapaguesve shqiptare…Duhet menjehere Rilindje, per te dale nga kjo menxyre
Lobo mor Sale lobo pse te mos lobosh ti se mos po harxhon gje, parat e shqiptareve te varfer jane.
Kjo shqiperi cdo vit qe kalon aq me shume zhytet ne papunesi, zhytet ne varferi dhe ne mjerim.Sepse parat e shqipareve shkojne per lobuesit e Berishes. e jo per familjet e shumta ne nevoje.
Parat e taksave te shqiptareve duhet perdorur per mireqenien e shqiptareve duhen perdorur per familjet ne nevoje, qe perkrahja ekonomike te mos jete lemoshe, por perkrahje per te siguruar jetesen. Rilindje
Nje numer shume i madh familjesh shqiptare sot jetojne nen minimumin jetik te jetes, ata nuk jetojne, por thjeshte mbijetojen, punojne per te mbajtur frymen gjale….
Per keta do bej gje Amerika?
Mos e krueni ju komunistet me Ramen ne kry me Amerikanet.
Celula antiamerikane nen drejtimin e Rames bene kete propogande.Qeverija Amerikane falnderoji Shqiperine per kete veprim.Cudija e shtypit te Rames eshte se njehere shkruan se Beriasha eshte antiamerikan e tashti nxit kunder Berishes komentet se Berisha eshte pro amerikan.
Tom Rixh nuk eshte Namik Dokle as Skender Gjinush as Xhon Wisneri i Rames ,apo budalli si Rexhep Qose
b.th e mencur amerika i largon prej b.thes vet e ja fut te tjerve