Mbrëmjen e së shtunës në kryeqytet policia zhvilloi një aksion të gjerë për kontrollin e lokaleve dhe pub-ve të natës të cilët shkaktojnë zhurmë akustike në zonat më të populluara të Tiranës.
Efektivë të policisë së komisariatit nr. 2 të mbështetur nga njësia “Shqiponja” dhe policia rrugore kanë bërë shoqërimin e dhjetëra personave, kryesisht menaxherë, punonjës të këtyre bareve dhe balerina.
Aksioni është shtrirë në pikat kryesore të Tiranës, dhe me konkretisht në zonën e ish Bllokut, në sheshin “Wilson” dhe në zonën e Tiranës së Re.